Tërmeti i Durrësit na dha 50 vjet kohë, por…

13 Shkurt 2023, 09:35Sociale TEMA

Tërmeti i Durrësit na dha 50 vjet kohë, por…

Nga Luljeta Bozo

Këto pllaka të tokës lëvizin në një masë viskoze dhe atje lëvizin duke shkaktuar çlirim të energjisë. Nga çlirimi i energjisë lindin rryma, të cilat lëvizin këto pllaka.

Pllakat ose lëvizin, ose hipin sipër njëra-tjetërs, ose largohen. Në të gjitha rastet që ka një fenomen të tillë shkaktohet tërmet ose vullkan.

Në rastin e tërmetit në Turqi nuk duhet të jemi në panik, pasi Turqia shtrihet në një tjetër pllakë tektonike dhe lëvizja e saj nuk e prek Shqipërinë.

Shqipëria shtrihet në pllakën e tokës së mesdheut, e cila preket nga tërmetet, por jo të një fuqie të tillë shkatërruese si në rastin e Turqisë.

Zona më e nxehtë në botë është ajo e Pacifikut ku ndodhin rreth 75% e tërmeteve, e cila nis nga Filipinet, Japonia dhe zona e ishujve, ndërsa zona tjetër është zona e mesdheut që nis nga Gjibraltari e vijon deri në Kaukaz.

Ne jemi në zonën e Mesdheut që ndodhin rreth 25% e tërmeteve që ndodhin në botë.

Këto tërmete ndodhin në mënyrë periodike, si tërmetet që kanë fundosur Durrësin e vjetër. Nga Kalaja e vjetër 2200 vjeçare nuk mbeti asnjë nga tërmeti i djeshëm në Turqi.

Shqipëria është një vend tërmetesh. Tërmetet si ai që kaloi sipas studimeve ndodhin një herë në 50 vite.

Në këtë periudhë ne kemi mundësi të marrim masat për t’u mbrojtur, së pari duke ndërtuar në truall të sigurt dhe duke mos shkelur rregulla teknike, te respektimi i distancave dhe të mospasurit afër godina me njëra-tjetrën.

Ndërgjegjësimi nis përmes edukimit në mënyrën se si duhet të veprojnë në mënyrën e parë që bie tërmeti.

Duhet të qëndrojmë në vend brenda dhe të lemë derën pak të hapur, pasi në rast lëkundjesh dera nuk arrin të hapet. Ndërtimet kanë jetëgjatësinë e tyre nuk janë të përjetshme, duhet të kenë një jetëgjatësi të garantuar.

Ka objekte që janë me jetgjatësi 500 vjeçare, këtu futen dhe objektet e kultit. Tërmeti mund të shkaktoj dhe dëmtim, por nëse mbetet i pariparuar ky dëmtim zmadhohet.

Njerëzit nuk duhet të jenë në panik, pasi po i kapi paniku nuk mund të veprojnë më për asgjë. Këto tërmete ne nuk i parashikojmë dot, por nëse ne vazhdojmë të jetojmë në këto zona duhet të marrim masat.

18 Komente

  1. M
    Maks

    Po ti je nje zonj e vertet dhe shkencetare e madhe Urime dhe jete te gjate te uroj

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Oj zonje, se ke edhe 1 moshe te caktuar. Inxhiniere mbase je bere vete, deputete u zgjodhe nga vota e njerezise , per te cilen mer edhe leket, prandaj duhet te kesh pak me shume respekt per njerezit. Mos vazhdo te flasesh si psikologe ose si profete. 1. Ndertime ne toka jo te qendrushme mund te besh sa te duash. Ja ku ke japonezet ndertojne ne toke dhe ne det. Prandaj mos fol si e jema e zeqos. Por i grua ne moshe mund te thuash qe kane kosto te larte Jo nuk ndertohet. Se gjasme je dhe inxhiniere ne zanat. 2. Ti moj zonje je deputete , pse nuk shkruan 2 gisht karte qe te besh 1 projekt ligj, qe te hartohet 1 dokument mbi 1 studim se cilat ndertesa mund te qendrojne, cilat duhet nderhyre dhe cilat duhen shembur????? Po del e ben llogje kavaje se nuk duhet te trembemi gjate termetit, a thua njerezia po te bjeri termet do degjojne pordhet e tua????

      Përgjigjjuni
      1. S
        Samo

        Me cudit qetesija me te cilen kjo zonje trajton nje tmerr qe sjellin termetet. Do ishte me e nderuar, qe per pozicionin dhe profesionin, te kerkonte nje ligj apo projekt ligj, per rregullat ( me detyrim ), qe duhet te zbatohen nga ndertuesit. Kaq e thjeshte eshte, se keto teorirat i dime edhe ne…

        Përgjigjjuni
    2. M
      Maks

      Po ti je nje zonj e vertet dhe shkencetare e madhe Urime dhe jete te gjate te uroj

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        Si nuk parshikohet moj Luli? Po sapo e the, cdo 50 vjet . Teorikisht te shplodh une mbi tektoniken e pllakave me dite te tera ama praktikisht nuk bej dot nje mut. Ata qe kane ne dore bejne me pak se nje mut ne kete drejtim. Ja na erdhi fati ne dere ne Durres te shperndajme çelesa por me thuaj sa ligje ka nxjerre qeveria jone pas 4 vjetesh mbi kriteret e ndertimeve? Mund te genjejme veten perdite me fasadat e lyera,mund te bejme leke me thase e tua mbushim mendjen delve se per ta po punojme por termetin se genjejme dot dhe ne fund do ta paguajme llogarine nje me nje.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leli

          Mire e ko moj prof. Por kujt ja thu, kafsheve pa shpirt

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lindita

            Zonja luli keshtu te theritnin me rrespektin me.te madh kur vije ne kantjeret e ndertimit kerkoje qe te mos levizte milimetri ne zbatimin e projektit te pergezoj qe edhe sot je kaq e zonja ashtu si para 42 viteve flm per keshillat qe na jep rreth termeteve.te uroj jet sa me te gjat dhe suksese per nismen qe ke marr

            Përgjigjjuni
            1. P
              Phoenix

              Atehere Lindita, i thoshnin Shoqja Luli e jo zonja Luli, sepse po ta perdorje ate shprehjen Zonje ne ate kohe te erret diktature, do te nxirrnin fletrrufe ne mes te Durresit per mbeturina mikroborgjeze ne kaptine. Po ju injorantet e gjenerates se re, mire qe jeni pyka e tulla pa bagazh fare, por ndiheni dhe krenare ne ate injorancen, indoktrinimin dhe mungesen e theksuar te informimit tuaj. Gjynah nga Zoti!

              Përgjigjjuni
          2. P
            Phoenix

            Nga inxhiniere ndertimi, na eshte bere dhe sizmiologe tani kjo mumja?

            Përgjigjjuni
            1. g
              george

              mumja satom, plere!

              Përgjigjjuni
            2. D
              Diplomati

              Nuk duhet ndertuar ne toke te papershtatshme thote kjo . Vetem budallaqet si puna e kesaj mund te thone tilla gjera. Po Dubai eshte ndertuar i gjithi mbi shkretetire o cope.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mirditori

                po aty sbin termete o rrocke diplomati

                Përgjigjjuni
              2. P
                Pal Melyshi

                Shtriga plake Bozo u be Deputete 80 vjece pa e parashikume katragjyshe Deputete gallate me shqiptaret....

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Benet Beci tërë pordhë mbi motor BMW HP4

                  O Rilindarë hidhini për të ngrënë kësaj skileje dhe ndrojani uturakun prej druri. Çojini uturaket qe nxjerr Rama jashtë përdorimit.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sefer Daja

                    Prof.Dr. Luljeta Bozo eshte inxhinjere, shkencetare, pedagoge per qindra mije studente te inxhinjerise kryesisht per lenden "Baza dhe Themele". Ju lutem me shume respekt dhe dashuri. Fjalet e juaja si eksperte te ketij fenomeni vetem na beni te vemë buzen ne gaz.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Phoenix

                      Rrespekti fitohet, nuk imponohet. Kesaj po ti kishte mbetur nje fije rrespekti, te pakten per veten, profesionin dhe moshen qe ka, nuk behej lolo e politikes ne pleqeri, duke brockullitur nonsense per Shqiptaret.

                      Përgjigjjuni
                    2. k
                      kunadhja

                      Nje problem i madh jane dhe ndertimet te cilat behen me fonde publike (me tendera ) si shkolla,kopshte, cerdhe, etj. Manuali i cmimeve te ndertimit vazhdon dhe eshte i vitit 2015. Kjo do te thote qe preventivat dhe kostot behen duke u bazuar ne keto cmime ,te cilat nuk kane lidhje me cmimet reale sot ne vitin 2023. Urgjentisht duhet te dali Manuali i ri i cmimeve te ndertimit i cili duhet te jete i studjuar bazuar ne cmimet reale te tregut. Zysh Luli duhet te ngreje zerin e saj si profesioniste .

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Njerez hapini syte mire

                        Shqiperia duhet ne menyre progressive te qeroje nje NGA nje pallatet e vjetra te kohes se komunizmit dhe Ti zevendesoje ato me pallatet te rinj ku te kete moratorium te rrepte per nderhyrjet me Leje dhe aq me keq pa leje,dhe cdokush qe guxon Ti preke qofte edhe me nje gozhde te shkoje ne burg,perndryshe te gjithe jemi duke fjetur mbi mina,Po te konsiderosh masakrat ne katet e para te copezuara ne menyre bastarde ne kioska,dyqane,butiqe,kafenera dhe mutra si keto ,dhe ndryshime strukturale ne katet e ndermjetme per Ti bere makeup pallateve te enverit,dhe per ta mbyllur me tarracat ku gelojne lloj lloj bidonash e kazanesh dhe se fundi edhe panele diellore, e ardhmja e ndertimeve egzistuese eshte thjesht e zeze dhe tragjedia nuk do te doje fare 50 vite si thote kjo por Ajo do te vije shume me shpejt,por si gjithmone per palacot qe na qeverisin gjithshka do te kaloje me nje show, madje edhe vdekjet do te perdoren politikisht ashtu si ka ndodhur gjithmone.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje