103 vjet Kryeqytet, Veliaj: Sot Tirana eshte ne ditet e saj me te mira!

12 Shkurt 2023, 17:32Sociale TEMA

 

103 vjet Kryeqytet, Veliaj: Sot Tirana eshte ne ditet e saj me te mira!

Tirana e transformuar ne 103-vjetorin e shpalljes Kryeqyteti i Shqipërisë ishte tema e radhës e rubrikës javore të komunikimit me qytetarët të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në videomesazhin e tij, Veliaj uroi të gjthë kryeqytetasit për këtë përvjetor, teksa tha se sot Tirana po kalon ditët e saj më të mira.

“Sa herë vjen 11 shkurti dhe ne festojmë përvjetorin e Tiranës Kryeqytet ndihem jashtëzakonisht krenar, jo vetëm se jam pjesë e këtij kryeqyteti, kam lindur, jam rritur këtu, por se prej gati 8 vitesh, së bashku me një skuadër fantastike, i përkushtohemi çdo ditë, me shumë pasion, zhvillimit dhe transformimit të Tiranës sonë, e cila çdo ditë ka sfida, por çdo ditë sjell mundësi të jashtëzakonshme! Kush nuk do të ndihej kështu, në një kryeqytet si ky i yni, që kemi sot, i cili po kalon ditët më të mira, që nga koha e ekzistencës së tij”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku permendi disa prej arritjeve vetëm gjatë vitit të fundit i cili, sipas tij, ishte një vit historik: “Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe përveç 1000 aktiviteteve rinore, shenjoi plot suksese të tjera, si organizimi i përkryer i finales së Konferencë Ligës me Romën dhe Fejnordin në Tiranë dhe tifozët respektivë, Festivalin Sunny Hill, apo edhe koncerte si ai i Ermal Metës, Dua Lipës dhe Rita Orës e qindra aktivitete të tjera. E mbyllëm vitin me vlerësimin më dinjitoz që kemi marrë ndonjëherë nga ana politike e diplomatike, ku mes shumë qyteteve europiane dhe ballkanike, Tirana u zgjodh mikpritësja e Samitit të BE, i pari Samit që organizohej ndonjëherë në një qytet jashtë Bashkimit Europian, edhe ky qytet ishte Tirana jonë,” u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë theksoi se edhe këtë vit, entuziazmi dhe energjia pozitive vazhdojnë për Tiranën. “Jemi kurorëzuar “Qyteti Europian i Sportit”, ku na presin të tjera suksese historike, jo vetëm për sportin elitar, por edhe për sportin komunitar, për përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në të gjitha aktivitetet sportive për një jetë të shëndetshme”.

Veliaj tha se për të ardhur deri këtu është punuar shumë për të çrrënjosur ditët e zymta të Tiranës kaotike të viteve ‘90. “Gjatë këtyre 30 viteve të fundit, sidomos pas rënies së komunizmit, fatkeqësisht, Tirana ka pasur ditët e saj të errëta, kur punët nuk i kanë shkuar edhe aq mirë ose i ka ngecur sahati në vend. Këtu kam parasysh ditët e kioskëzimit, ndërtimeve pa leje, zaptimit, rrëmujës, trafikut dhe zhulit. Një Tiranë që askush nuk ndihet krenar kur e kujtojnë dhe po punojmë çdo ditë që t’i harrojmë ato ditë të errëta të Tiranës së tranzicionit,” tha ai.

Veliaj nënvizoi se vetëm pas viteve 2000 u rikthye identiteti dhe shkëlqimi i Tiranës, falë vizionit të Edi Ramës, por kujtoi 4 vitet e parardhësit të tj që e ndaluan zhvillimin. “E teksa patëm edhe një kohë të përgjumjes në mes, hapat dhe ritmin e tij nuk e kemi ndalur, sapo rikuperuam bashkinë dhe administratën tonë të re në vitin 2015. Kështu që, kemi mundur të vazhdojmë fillin e këputur të vizionit të Edit dhe të fitojmë kohën e humbur në ato 4 vite,” u shpreh ai.

Të gjitha këto, sipas Veliajt, u bënë të mundura falë një trinomi bashkëpunimi mes Bashkisë, Qeverisë dhe qytetarëve: “Ky bashkëpunim është kthyer sot në një formulë suksesi për Tiranën, që kurrë më parë nuk ka qenë më mirë, një sukses që vjen si rezultat i një angazhimi të përbashkët, të përditshëm dhe kaq domethënës mes bashkisë, qytetarëve dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë”.

Për këtë tha kreu i Bashkisë faktet janë kokëforta dhe janë bazuar në punë dhe vepra konkrete që të gjithë mund t’i prekin dhe t’i shohin përditë.

2 Komente

  1. M
    Ministria e KomshiKulturës

    Cedo la parola al piccone: Dhuna Fashiste në Peizazhin Urban te Romes [apo Tiranes??!!] Në një mëngjes tetori të vitit 1934, Musolini qëndroi në majë të një çatie në Rione di Campo Marzio i rrethuar nga ministra, burokratë, gazetarë dhe punëtorë për të shpallur fazën më të re të veprimit urban fashist në Romë: prishjen e 27,000 metra katrorë - 120 ndërtesa dhe shtëpitë – të disa prej lagjeve më të vjetra dhe më të dendura të populluara në Romë për krijimin e një sheshi të ri rreth Mauzoleumit të Augustit. Fjalimi i tij u shoqerua me ndërprerje të rregullta, ku permendej emri i secilës rrugë ose ndërtesë që do të shkatërrohej pasuar nga vetë-shpërthimi i auto-duartrokitjeve entuziaste. Për kënaqësinë e vazhdueshme të "audiencës" së tij, Musolini e përfundoi nxitjen e tij duke rrëmbyer një kazmë nga njeriu që qëndronte pranë tij, duke shpallur “Ed ora, cedo la parola al piccone!” – Dhe tani, le të flasë kazma! – dhe vazhdoi të thyente pllakat e terrakotës të ndërtesës mbi të cilën qëndronte.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga Fresku

      Pjelle e shpifur Sorosiane. Kam tre dite pa uje ne shtepi. Gjysmak nga formimi dhe i lige si babai i tij Sorisi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje