
Bashkia Sarandë ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol që gjatë natës së djeshme shkaktoi shkatërrimin e një hoteli, por dhe dëmtoi banesat dhe bizneset që ndodheshin aty pranë.
Përmes një deklarate për mediat, bashkia njofton se ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës kanë bërë një vlerësim të dëmeve ekonomike të shkaktuara në hapësirat publike përreth.
Bashkia Sarandë inkurajon organet ligjzbatuese për vënien përpara drejtësisë të personave që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë me impakt tepër negativ për turizmin.
“Pas situatës jo të zakonshme, të krijuar mëngjesin e sotëm në një nga bizneset hoteliere në shëtitoren e qytetit të Sarandës, një grup specialistësh të Ndërmarrjes së Shërbimeve, Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës, kanë evidentuar dëmet e shkaktuara në hapësirat publike përreth.
Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashki, po punojnë në shëtitoren e qytetit dhe hapësirat publike përreth, për të bërë të mundur eliminimin e pasojave dhe dëmeve në këto hapësira, si dhe normalizimin e situatës. Në të njëjtën kohë, u gjendemi pranë qytetarëve të dëmtuar për çdo nevojë, që mund të kenë, për kapërcimin e kësaj situate.
Inkurajojmë strukturat ligjzbatuese për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Jemi të bindur se kjo ngjarje dhe pasojat e saj, të cilat, për fatin e mirë janë vetëm materiale, do të eliminohen shpejt dhe nuk do të kenë asnjë impakt negativ për qytetin”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Akt terrorist. Eshte e tmerrshme. Te perjetshem burgun qenerve po u kapen.
Ky nuk eshte akt terrorist por vetegjygjesi qe e perkthyer ne shqip do te thote:SHTETI NUK EKZISTON prandaj edhe keto ngjarje!Neqoftese shteti i se drejtes do kishte sqaruar problemet,nuk do kishte nevoje per tritol!
shqiperi te kam dhi