
Vitori Janollari, është një banore e moshuar e Strëmbecit, një fshati në Përmet me vetëm 13 familje. Nënë Vitoria thotë për “Histori Shqiptare” se pas vdekjes së bashkëshortit jeton e vetme në një shtëpi të madhe, fëmijët i ka larg por ajo nuk pranon ta lërë shtëpinë. Në këtë shtëpi të vjetër ajo rrethohet nga një kopsht i bukur me lule, mobilie të vjetra dhe shumë kujtime.
E qeshur, me derën e madhe gjithnjë të hapur për këdo që dëshiron të hyjë dhe biseda gazmore, nënë Vitoria rrezaton mirësinë e grave të këtij fshati.
Në një bisedë me gazetaren Alma Çupi, së cilës i tregon se shtëpitë e rrënuara pranë, dikur të banuara sot janë bosh, i mbushen sytë me lot ndërsa kujton humbjen e bashkëshortit.
Alma Çupi: Po nuk ke frikë vetëm?
Vitori: S’kam frikë fare. Shikoj çdo ditë që më ka hequr Perëndia frikën, atë them. Vdiq burri, ndenji 15 ditë çupa, ndenji dhe motra as 15 ditë, pastaj atë natën e parë e kisha shumë të vështirë, nuk mbyllja dot derën e shtëpisë. Do mësohem, thashë unë, siç janë mësuar të tëra. Pastaj një herë, dy herë sa u ambientova tani këtu rri vetë.
Alma Çupi: Nuk e lëshon shtëpinë.
Vitori: Do më shpien ata me zor në Përmet, po dale dhe ca. Do më shpien.
Alma Çupi: Nuk do të lënë të rrish këtu.
Vitori: Jo e di, po ta shtyj dhe ca them unë. Me të shtytur vajti kjo punë.
Kjo Zonje, duket që në fetyra fisnike.. Dhe jo si disa turq shqip foles.
Strembec , nga fjalet shqip : s'trembemi . Stermbeci ne maje te malit , por a i ka vajtur ketij fshati ndonje rruga e makine akoma ?
nena ime ka ngel vetem si kjo //shume e vishtir eshte