
Shqipëria po punon për hartimin e një harte të re sizmike, e cila do të hedh dritë mbi zonat me rrezik të lartë nga tërmetet.
Drejtori i institutit të gjeoshkencave Ylber Muceku , gjatë një interviste për Euroneës Albania thotë se kjo është para hartë e këtij niveli.
Ylber Muçeku drejtor i IGJEUM tha për Euroineës se Instituti i Gjeoshkencave po bashkëpunon me GEM, një konsorcium elitar në botë, për të prodhuar një hartë tjetër, e cila do të jetë gati në nëntor 2023.
Hartat sizmike janë bazat që përcaktojnë eurokodet, mbi bazën e të cilave ndërtohet, për të përballuar tërmetet.
“Vlerësimi i azadit është një nga detyrat kryesore sepse ka të bëjë me jetën e njerëzve. Jep një parametër që është kryesor në lidhje me kodet që do ndërtohet. Eurokodet janë miratuar në 1997 por sot ato janë të vjetëruara”, tha Muçeku.
Aktualisht vendi ynë po punon mbi bazën e një harte të vitit 2021.
“Në fund të vitit 2021 është botuar një hartë e cila sot ekziston ne ëebsite e institutit të gjeoshkencave, ne na tregon të gjitha zonat sipas azadeve. Janë përfshirë rreth 26 mijë të dhëna me tërmete me magnitutë më të madhe se 3 rihter.
Në zonën jugperëndimore azadi i sizmologjisë na del më i lartë, por e gjithe zona jugperëndimore është me një rrezik të lartë sismologjik. Priten tërmete në këtë zonë”, vijoi ai.
Ekpsertët kërkojnë që hartat e sizmike të përditësohen çdo 5 vjet. Vetëm kështu sipas tyre do të kishim siguri më të lartë mbi kodet që përdoren në ndërtim. Sa i takon ndërtimeve, aktuale, prite që të nis edhe kontrrolli tyre, pasi specialistët kanë ngritur dyshimet për sigurinë e godinave të viteve 90-2000.
Pas termetit te 15 Prillit ne vitit 1979 me epiqender ne Hercegnovi ne Mal te Zi (shyqyr qe ate dite ishe Pashke dhe viktimat ishin me te pakte se Partia i kish nxjerre ne aksion njerezit te mblidhnin kollomoq), u ngrit nje grup me urdher te Qeverise me inxhinieret me te spikatur nga Akademia e Shkencave, Institutet e Projektimit, UTiranes etj, dhe u punua pothuaj 3 vjet dhe u shfrytezan te gjithe kodet e botes antisizmike, qe nga Japonia, Usa, India, BS, Italia etj. dhe u paraqit kodi i ri seizmik dhe u miratua ne Qeveri. Me kete kod punohet edhe sot persa i takon zonimit. Une kam qene anetar i ketij grupi, me rreth 20 vete. Te gjithe inxhinieret shpalosen arritjet ne punen e tyre, eksperiencat, literaturen qe shfrytezonin (sot nuk shfrytezojne asgje). Nga eksperienca ime rreth 50 vjecare ne studim, projektim, zbatim e supervizion, prej te cilave rreth 20 vjet i kam ne USA godina mbi 300 m te larta me gjithe rendesine e kodeve, problemi KRYESOR qendron ne kontrollin se si zbatohen punimet (shembull me i mire eshte Turqia dhe Italia, ku abuzimi ne ndertim eshte i jashtezakonshem). Ne Usa, kontrollohet cdo detaj i projektit, cdo element i tij, sado e larte apo e ulet te jete godina, kontrollohet CDO GJE, perfshi edhe llacin dhe cohet ne laborator. Ne kete menyre, konvergjohet Kodi me realitetin qe zbatohet. Kjo sepse cdo ndertim i takon Bankes, sepse potencialisht ajo godine neser mund te kete bleres e keshtu me radhe. Problemi nga ndertues kthehet ne social. Muret mbushes, anesore, lidhja e tyre me skeletin me ankera te ;posacem, etj, dhe vecanerisht themelet, ku nuk ka asnje leshim, lidhja e tokes me godinen eshte vendimtare. A behet kjo tek ne? Une them qe jo. Ndertimi nuk eshte shaka, sepse per disa sekonda cdo gje behet pluhur.Ne kohen e monizmit frika ruante vreshtin dhe megjithese ndertimet jane me tulla e te ulta apo relativisht te ulta, nuk ka asnje problem, ose ka shume pak. Nje problem tjeter ashte mungesa e akselerogramave, qe ne morem per base per termetin e Hercegnovit, akselerogramen e tij, sepse ne nuk kishim dhe e aplikuam per vendin tone per analizat seizmike te godinave shumekateshe. Harta e re te behet, nuk ka asgje te keqe, por nese do te shprehem me perqindje (per etike profesionale nuk me lejohet), ne siguri, 80% eshte zbatimi rigoroz i elementeve te projektit dhe kontrolli i zbatimit rigoroz, pa kompromis. Sepse, qe nga 1985, filluan te hyjne ne projektim eurokodet, dhe mbas 1990, shume inxhiniere filluan qe kaluan ne aktivitet privat, me te miret, punonin me eurokodet dhe me harten e re miratuar te pastermetit te 15 prillit, dhe per ndertime te vecanta shtonin harten me 1 shkalle. Megjithate Durresi eshte nje shembull jo i mungeses se hartes, por i keqzbatimit dhe keqkontrollit, gati kriminal te punimeve. Nje kujdes i vecante i duhet kushtuar projektimit sipas riskut, analizes se detajuar, ku shpeshtesia e ngjarjes se termetit, mund te jete me shkaterruese se sa vetem njehere goditja maksimale sipas hartes (ata qe jane inxhiniera e kuptojne), pra duhet analize e detajuar per godinat e larta. Nuk eshte e vertete qe hartat behen nje here ne 5 vjet, por disa elemente mund te futen nga vrojtimet gjate nje 10 vjecari apo me tej, si rifinitura ne kod, duke e bere me aktual me qe ka me shume informacion. Nje element tjeter eshte studimi ne raste te vecanta i mikrozonimit per godina te rendesishme. Kjo eshte nje teme qe kerkon pjesemarrjen e gjithe inxhiniereve me te mire, per te nxjerre nje produkt qe do te jete me afer nevojes. Jam dakord me Z.Bozo (ish profesoren time, bashke me zonjen Floqi), qe nuk duhet te bejme panik, por edhe te mos ekzagjerojme. Ne fund te fundit, kodet antisizmike jane nje kompromis mes fuqise ekonomike te shtetit, mundesive te tij, dhe asaj qe mund te demtohet e te quhet e pranueshme. Dhe e fundit, Qytetet po ngrihen ne lartesi, diga te larta po ndertohen, orgaizatat e huaja qe projektojne e ndertojne do marrin harten dhe do dorezojne studimin. Ne Qeveri duhet te kete nje grup qe i miraton keto studime me rendesi te vecante kombetare. Me respekt.
Je ne rregull zotri. Kodet vertet jane te nevojshme ne ndertime, po zbatimi tyre me i rendesishem.