Rama-bluzave të bardha në Klos: Në Gjermani jetesa është shumë e shtrenjtë dhe ndryshe nga Shqipëria, pavarësisht rrogës së lartë nuk mbeten para për të mbyllur muajin

3 Maj 2023, 13:15Sociale TEMA

Rama-bluzave të bardha në Klos: Në Gjermani jetesa

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Matit dhe Klosit, ku është shprehur fillimisht se më në fund është realizuar dëshira e kahershme për rritjen e pagave për mjekët në veçanti.

Rama shton se rritja e pagave për mjekët me 20 mijë lekë për mjekët në tërësi dhe me 15 mijë lëke për infermierët, na barazon me Rajonin.

Ai falënderoi në veçanti mjeket që kanë vite që punojnë në kushte mizerabël, por tanimë kushtet janë përmirësuar dhe sipas kryeministrit është më e kënaqshme ta ushtrosh profesionin.


Rama theksoi se qëllimi i tij është që mjekët këtu të jenë barabate me ata në Gjermani, jo përsa i përket pagës, por për atë që u mbetet në fundin e muajit.

“Në rrogën që merrni tani do keni rritjen e parë, Prill me Prill ju do merrni shtesën tjetër dhe faktikisht paga bazike do t’ju rritet 20 mijë lekë të reja që natyrisht varion sipas vjetërsisë, orëve.

Dhe për infermierët 15 mijë lekë dhe me këto rritje ne jemi në nivelin e lartë të rajonit, nuk kemi më sakëlldinë e madhe dhe të ulim kokën e të themi obobo jemi në fund. Nëse do kemi mundësi të reja patjetër që do rrisim pagat sepse rritja e të ardhurave për frymë thuajse është dyfishuar, por pa e çuar në 10 mijë euro për frymë ne nuk e kemi detyrën të përmbushur, por si fazë zhvillimi kështu duhet të përmbyllet.

Pa e çuar në 60 mijë lekë pagën minimale prapë nuk e kemi bërë detyrën, por për këtë duhet të rrisim ekonominë, ju e patë raportin e fundit të Bankës Botërore sepse kemi ende të pashfryëzuar turzimin. Sot kemi të gjitha kapacitetet e prenotuara dhe patjetër aspekti tjetër është energjia, duke arritur të bëhemi sovranë më pas ato para do mbeten këtu dhe do investohen dhe do të rishpërndahen dhe nëse drejtuesja e qarkut tuaj do arrijë të na e çlirojë naftën dhe gazin nga kuçedra atëherë ne jemi komplet në një nivel tjetër. 

Shpresoj shumë që ne do mund të krijojmë akoma më shumë hapësira që mjekët specialistë të jenë prezentë në të gjithë territorin, duam t’i japim çdo mjeku mundësi të barabarta me Gjermaninë. Jo asaj që merr në fillim po asaj që ngel në fund të muajit. Atje është rroga patjetër, por pastaj është hape xhep. Atje nuk e ke shtëpinë afër, atje nuk të presin prindërit, shtëpinë edhe po e more e merr me nja 5 të tjerë se nuk e përballon dot etj etj.

Që mos të flasim pastaj se atje me dasht me pi një kafe tamam kafe, merr lek sa të dush nuk e gjen siç e gjen këtu. Muhabetin në kafe pastaj harroje fare, kështuqë…Jo po janë pjesë të jetës këto, nuk është njeriu robot, ul kokën puno dhe pastaj shko i rraskapit në shtëpi dhe vetëm flej gjumë se do çohesh të nesërmen dhe ndërkohë s’del dot nga shtëpia se po dole do paguash sa del. Jeta atje është tmerrësisht e shtrenjtë, nuk është më as Gjermania as Italia e viteve ’90, po ikin italianët nga Italia“, u shpreh Rama.

16 Komente

  1. R
    Robespieri

    Edhe te gjithe u shkrim se qeshuri me shakate e kripura te Duces….. Ne Gjermani respektohet dinjiteti njerezor. Ketu ne Shqiperi, mjekun e rreh pacienti, e masakron politika edhe e neperkembe krimineli.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Shume e sakte.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poli

      Mos fol budallalleqe o njeri....mire ben qe kerkon te qendrojne ne Shqiperi...por jo deri ne kte pike...jo per gje por del genjeshtar para nesh qe jetojme ne Gjermani....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjeku ne gjermani??

        sa mire qe na thote z,rama:Shikoni ate qe u mbetet ne funde te muajit... ja p.sh muan nuk me mbetet as nje "Koqe leku" ne xhepe....jo se nuk marre por i beje "rrushe dhe kumbulla"....??

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Po e dine ata se kane te afermit aty dhe propaganda jote nuk vlen!Dhe megjithate eshte me mire se ne vendin e sketerres shqiperi ku ti beson se ke bere shtet !

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Ka të drejte KM. Fatmirësisht që nuk e dinë gjermanet dhe Evropianët se do vijnë të gjithë ktu.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Petrit

              Doni me per Belulin?

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ????????????????????????

                hhahahahah

                Përgjigjjuni
              2. ¿?

                Or po qe ky Edvini nuk eshte mire nga trute e kokes dhe ia fut si kau peles kjo dihet. Puna eshte a ka njeri qe i beson me

                Përgjigjjuni
                1. ¿?

                  Or po qe ky Edvini nuk eshte mire nga trute e kokes dhe ia fut si kau peles kjo dihet. Puna eshte a ka njeri qe i beson me

                  Përgjigjjuni
                  1. ¿?

                    Or po qe ky Edvini nuk eshte mire nga trute e kokes dhe ia fut si kau peles kjo dihet. Puna eshte a ka njeri qe i beson me

                    Përgjigjjuni
                    1. ¿?

                      Or po qe ky Edvini nuk eshte mire nga trute e kokes dhe ia fut si kau peles kjo dihet. Puna eshte a ka njeri qe i beson me

                      Përgjigjjuni
                      1. ¿?

                        Or po qe ky Edvini nuk eshte mire nga trute e kokes dhe ia fut si kau peles kjo dihet. Puna eshte a ka njeri qe i beson me

                        Përgjigjjuni
                        1. ¿?

                          Or po qe ky Edvini nuk eshte mire nga trute e kokes dhe ia fut si kau peles kjo dihet. Puna eshte a ka njeri qe i beson me

                          Përgjigjjuni
                          1. ¿?

                            Or po qe ky Edvini nuk eshte mire nga trute e kokes dhe ia fut si kau peles kjo dihet. Puna eshte a ka njeri qe i beson me

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bummm.bumbum

                              O debil bilbil. Mos ja qaj hallin atyre që shkojn në gjermani , po shiko kta që vazhdojn e ikin sapo sigurojn nji kontrat pune, Atje ka shtet dhe të ka shije puna se kur del çlodhesh kudo ku shkon e nuk ke të bësh me administrat servile si në Shqipri. Psikopat dole ti ti qash hallin gjermanve .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje