Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në mëngjes një video nga natyra shqiptare, e realizuar përmes kamerave kurth në Zonat e Mbrojtura.
Në një postim në rrjetet sociale, i shoqëruar me përshëndetjen “Mirëmëngjes ”, Rama ka publikuar një kolazh të botës së egër, duke vënë në pah pasurinë natyrore të vendit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë kolazh unik të botës së egër, nëpërmjet kamerave kurth të Zonave të Mbrojtura, të cilat çdo ditë e më shumë na njohin me habitatet e sigurta për speciet e shumëllojshme, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.
Videoja përmban pamje të rralla të kafshëve të egra që jetojnë të lira në habitatet e tyre natyrore, duke reflektuar përpjekjet për mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri.
Ky postim vjen në një kohë kur mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kthyer në tema gjithnjë e më të rëndësishme në diskursin publik dhe qeveritar.
Kur te hapet aeroporti i Vlores te shihni si do ikin te gjithe shpendet qe jane ne zonat perreth
Aty te mbysin plehrat dhe zhuli! Popull piss akoma i hedh plehrat nga dritarja...shteti eshte akoma edhe me kot edhe me piss...kane 30 vjet nuk ka uje dhe nuk disiplinon dot gometet qe ngasin makinat.
Komentues me fjale zi e me zi,te cilet nuk thone nje fjale te mire per natyren dhe boten e eger te ketij vendi,por ama nga ana tjeter jane te gatshem te marin ciften e te vrasin cdo gje qe u del para !!
Ujkun na e nxorre. Po Olsin tet vella nga e ke fshehur. Qe na dilte si kapadai ne cdo portal apo gazete.
Mos ma vini re se jam rrotë kari me patentë
Po ky qenka nje ujk i ngordhur, i pa ushqyer. Ishalla shkon ndonje nga ato te PD qe te kete çte haje i shkreti ujk.