Rama: Në prill mblidhet kësti i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë, do mbështesë pensionistët

5 Janar 2023, 14:04Sociale TEMA

Rama: Në prill mblidhet kësti i taksës së

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të mblidhet në muajin prill.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur pensionistët. 

“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkroi Rama, i cili ndodhet në mbledhje me ministrat.

1 Komente

  1. P
    Pensionisti

    Rrofsh qe mendon per pensionistat bravo Uraten pac

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje