
Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar lëshimin në hapësirë të dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2.
Spahiu u shpreh se ajo që e bën të dyshojë është mungesa e informacionit për lëshimin e këtyre dy satelitëve.
Në një intervistë për "Euronews Albania", Spahiu thotë se duhet të ketë më shumë të dhëna mbi arsyen pse janë hedhur apo sa do të qëndrojnë në hapësirë satelitët.
Përmes ironisë, analisti është shprehur se nuk ishte e nevojshme të lëshoheshin satelitë për të identifikuar katet pa leje.
“Informacioni se pse i duhen satelitët është disi i mangët dhe i vetmi informacion që doli është nga hakerat iranian.
Ajo çfarë dimë është një informacion shumë i shkurtër që lidhet me identifikimin e trojeve të ndërtimit, tokave bujqësore dhe identifikimin e fluksit të trafikut rrugor apo dy-tri çështje të sigurisë. Nëse janë vërtetë në funksion të këtyre çështjeve unë mendoj se këto 6 milionë euro nuk janë shumë.
Ajo çfarë më bën të dyshojë është mungesa e transparencës, nuk mund të dalësh në 'Facebook' dhe të thuash u ngritën këto në ajër. Çfarë u ngrit në ajër, pse u ngrit dhe sa kohë do të qëndrojë në ajër?! Nuk mendoj se duhet të ngriheshin raketat në qiell për të identifikuar katet pa leje”, tha Spahiu.
Me na fal, nuk te pyetem!
Po ti mer legen kur ishe kryetar partie na dilshe ne breg te detit me dylbi se do ''mbroshe'' kufirin ujor te Shqiperise nga greket.
Ironi Kineze, ne fushe mbiu Bari hahahahh, Ti Niku Rrotkarizohesh shpesh, si Loppa e mbush koven me qumesht dhe i bie me shkelm, Ke levizje te Personalitetit, eshte semundje e keqe o nik i kreshnikeve.
KA SHUME TE DREJTE KARI LALES SEPSE DUHET TE ISHTE PYETUR KY SE I DI TE TERA GJERAT......................................THJESHT PERSIGURI KOMBETARE PER LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT E TRAFIQEVE TE NDALUARA........... ...........PO DERI NE NDJEKJE TE KRIMINELEVE............SIDOQIFTE TE KERKOJME NDJESE SE U NGRITEN VETEM 2 NDERSA BOTA KA ME DHJETRA................
Sorre, satelitet i ka vene per ty, qe te mos besh ndonje te pa bere, me xhelin qe perdor.
Pavarsishte kush i permende raketat dhe per mua bravo i qofte se nuk eshte servil, po ta leme para ca ditesh i them nje njeriut time ne VLORE : jam nga Vlora dhe skam nje shtepi ne lungo mare per plazh, me thote ka plote po jane pa legalizim se te gjithe pa perjashtim kan bere nga nje kat shtese pa leje, tani si thoni e ka fajin raketa apo sateliti???????.