
Kryeministri Edi Rama ka publikuar tabelën e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Korrikun, ku thotë se Shqipëria kryeson me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve.
Rama shkruan se ky sukses që po ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, sjell vlera të reja të shtuara për ekonominë e vendit.
Postimi i plotë:
Ja edhe tabela e këshillit ndërkombëtar të aeroporteve për korrikun, ku përsëri Shqipëria kryeson me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit.
Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithfarë çudirash
Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!!!..
Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?

Po ne tavoline a jane rritur te mirat me 200%. Kostot e turizmit i vuan populli pra rradhat e gjata , shezlonet e shtrenjte, cmimet e tregut.Te mirat i marrin vetem nje pakice. Ajo qe nuk kuptohet eshte qe rritet numri i turisteve me 200% por GDP rritet me 3%. Nese te dhenat jane te sakta do te thote shume zhurme per hicgje.
Po shqiptareve ,a po u rritet mireqenia ? Boll me brockullat e tua o injorant me atlete te bardha ,se vetem nje grusht njerezish po pasurohen nderkohe qe te tjeret punojne per te kaluar muajin.
SAKTE.
Kryeminister delirant qe krenohet me numrin e pasagjereve, jemi ne qe kemi ikur nga babëzia juaj, por qe vijme nga 3-4 here ne vit se kemi lene pleqte vetem. Ikem se nuk dilnim dot muajin pa marre borxh. Ikem se jetonim ne minimumin jetik me rroga qesharake 200mije lekeshe
IMAZHIN E SHQIPERIS E ULIN DHE NDOTIN PLEHERAT NEPER QYTETE E SIDOMOS FSHATERA QE HIDHEN ANEVE RRUGEVE,AFER NDERTESAVE TE BANIMIT E DYQANEVE E KUDO ME TEPER NGA MUNGESA E KOSHAVE DHE KAZANEVE TE MBETURINAVE. CUDIA ESHTE SE EDHE ATJE KU KA KOSHA MUNGOJNE QESKAT E THASET PLASTIK. KY DIFEKT ESHTE NGA IDIOTESIA E QEVERRIS VENDORE SE KOSTON PAK DHE ESHTE I DOMOSDOSHEM JO VETEM PER SHENDETIN E NJERZVE POR MR TEPER TREGON NIVELIN E ULET TE KULTURES DHE EDUKATES SI QEVERRI EDHE SI POPULL.