Kryeministri Edi Rama, ka ngritur shqetësimin në Forumin e Bledit lidhur me ndikimin e mediave sociale, duke theksuar se këto platforma janë aseti më i madh që rusët dhe iranianët kanë.
Ai u shpreh se rusët dhe iranianët po depërtojnë në vendet demokratike nëpërmjet mediave sociale, duke shkatërruar çdo ditë fëmijët dhe ndjenjën e komunitetit.
Teksa u ndal tek rrjeti social TikTok, të cilin e konsideroi “ferri mbi tok”, Rama shtoi më tej se “nëse nuk kuptojmë se liria e shtrirjes nuk është e njëvleftshme me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë të ardhmen”.
“Nuk mendoj se prindërit tanë ishin budallenj që u kërkonin fëmijëve të ishin të kujdesshëm, të mendonin dy herë para se të flisnin. Nuk mendoj se shtypi ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh”, përfundoi ai.
Rama: Është diçka që nuk e kuptoj sa u takon vendeve demokratike, që është ndërhyrja ruse. Dëgjova edhe presidentin e Forumit të Bledit që tha besoj tek njerëzimin, por kur e sheh si po depërtojnë rusët duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, ndjenjën e komunitetit, po flas për mediat sociale, nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndodh më.
Media sociale, në mënyrën që po e trajtojmë, janë aseti më i madh që rusët dhe iranianët kanë. Shiheni TikTik-un në Kinë, një realitet i mrekullueshëm aty. Për varjanti i TikTok i Kinës është ferri në tokë, por e quajmë liri. Për aq kohë sa nuk do kuptojmë se liria e shtrirjes nuk është e njëvleftshme me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë të ardhmen.
Nuk mendoj se prindërit tanë ishin budallenj që u kërkonin fëmijëve të ishin të kujdesshëm, të mendonin dy herë para se të flisnin. Nuk mendoj se shtypi ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh. Këtu mendoj se po na rreshket çështja që rusët dhe atyre që nuk u pëlqen mënyra jonë e jetesës, ju është hapur dera në hapësirën tonë të lirisë së fjalës.
Bllokoini dhe censuroini na lini vetem TV qe financohen nga ju qe te behemi delet tuaja.
Hahahaha Ca servili eshte ky hajduti Rama ! Ky ka degjuar qe Amerikanet duan ta mbyllin Tik Tok , se e kane Kinezet dhe ky tani qe tu beje qejfin Amerikaneve , nxjerr pislleqe te papara nga haleja e tij . Titk Tok eshte shume i lezecem, por ankohet ky bastard qe i ka mberthyer te gjitha mediat ne SHqiperi duke u transformuar ne nje qelbesire ditktator
Ahh? Ca thot.ky.loqja ...? Rusi e irani..? Jo po vietnami.. Shif se mos.pjerdh dikush se me.siguri e.ka fajin rusi.. Ku ka arrit.kjo bote... Izraeli vret me.mijera ne dite, e.rusi e.paska fajin... Lufta ne Sudan, rusi e ka fajin. Amerika e.europa.po shko per lesh,rusi e.ka fajin
Pse pak njerez ke ti ne media qe punojne per imazhin e qeverisjes tende?
Ky po flet percart, harron qe qeverite perendimore po shkaterrojne familjet dhe shoqerine me vete percaktimin e gjinise njerezore dhe duke propoganduar ndryshimin e gjinise qe ne moshat parashkollore, ndersa mediat jane instrumente qe perdoren nga te gjithe pa filter atje ku i intereson dhe filtrohen ato qe qeverite nuk duan, censura nuk eshte me sllogan por realitet…
Çfarë flet mor zoteri? Pothuaj vetem ne platformat sociale mund ta gjesh të vërtetën. Pastaj, ku e njohni ju median e lire, ju jeni rritur në diktaturen e qoftelargut. Nese nderhyrja ruse dhe iraniane është e demshme, aq më mirë, ktheheni në armë kundër tyre, duke paraqitur të vërtetën tuaj...
Tema si Tik Tok!
Servilat jane jo vetem frikaca te peshtirosur e te pa bese por edhe te demshem per te gjitha palet. Edi nga nje here tregohet trim dhe nga nje here servil. eshte veshtir te japesh nje opinion te sakte per edin ne se Ai eshte trim apo servil.