Kryeministri Edi Rama ka uruar një të diel të mbarë përmes një videoje nga Parku Kombëtar i Malit të Dajtit.
Ai thekson se ky atraksion turistik ofron mundësi për aktivitete të shumëllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme.
“MIRËMËNGJES
dhe me Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit, një mozaik i natyrës që i rri mbi krye Tiranës duke ofruar mundësi për aktivitete të llojllojshme dhe peizazhe të jashtëzakonshme, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
PPSL
Mos i mburr me natyren Shqiptare, por bej ndonje video per luftimin e korrupsionit! Kam 30 vite ne SHBA dhe nuk kam pare asnje President te SHBAse te njere video te tilla. Vetem ne Shqiperi Kryeministri mendon se shteti behet me video nga plazhet dhe pyjet sepse populli me keto ngopet dhe nuk ka nevoje per pensione me te mira apo per te ngritur nje shtet te se drejtes! Politikanet Shqiptare jane me te ndyret qe egzistojne ne kete bote!