Rama thotë se marrëveshja për emigrantët me Italinë erdhi natyrshëm, përjashtohen vetëm gratë shtatzëna dhe fëmijët

10 Nëntor 2023, 10:07Sociale TEMA
Rama thotë se marrëveshja për emigrantët me Italinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste për median italiane Rete 4, ka shpjeguar se marrëveshja e emigrantëve me kryeministren Giorgia Meloni erdhi shumë natyrshëm dhe theksoi se fjalët që janë përhapur se do të vijnë vetëm burra në Shqipëri, nuk është i vërtetë.

Kreu i Qeverisë, e përshkroi akordin si “shumë të kujdesshëm” dhe “me vëmendje ndaj njerëzve, të cilët do të jenë edhe subjekt i këtij operacioni në të ardhmen”.

Sipas Ramës, marrëveshja i përfshin të gjithë, por përjashton nga operimet vetëm gratë shtatzëna dhe fëmijët. Përkundër nga sa thuhej më parë se vetëm burra do të vinin në Shëngjin.

“Edhe në Shqipëri është krijuar ky keqkuptim, që do të ishte dhe i drejtë, nëse do të ishte i vërtetë”, vijoi ai. “Mendoja se debati do të ishte më i qetë në mënyrë të përgjithshme, qoftë në Itali, edhe në Shqipëri. Por ky nuk është akord kapitullimi, apo pushtimi, nuk është një akord që bëhet pa matur kapacitetet dhe mundësitë”.

Për Ramën, është më se normale që të ketë skeptikë, si në gjithçka, pasi në fund ky është thelbi i demokracive në Evropë.

Mbi të gjitha, sipas Ramës, duhet kuptuar edhe se Shqipëria këtë gjë nuk po e bën për asnjë përfitim, aq më pak monetar, ku jo një euro, “por asnjë liretë nuk e ka kërkuar Shqipëria nga Italia”.

Gjithçka, si ka shpjeguar ai, bëhet fjalë vetëm për faktin se Italisë sot i duhej ndihmë dhe se Shqipëria e ka për detyrë të ndihmojë fqinjët, të cilët bënë aq shumë më herët për vendin dhe emigrantët shqiptarë.

Qeveria shqiptare, të martën e 7 nëntorit, ka zbardhur Protokollin e firmosur ndërmjet qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Kështu bëhet me dije se marrëveshja për strehimin e emigrantëve – të kapur në det nga Italia  – në dy qendrat e ndërtuara në Shqipëri, do të zgjasë plot pesë vite.

Shpenzimet për këtë vendim politik deri më tani do të përballohen nga Italia, e cila do t’i paguajë Shqipërisë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori.

Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci.

Italia, ndërkaq merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare.

Neni 3 i kësaj marrëveshjeje përcakton se shteti fqinj merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.

Neni 4, që është pika kryesore e këtij protokolli thekson se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve.

Kufiri maksimal i pritjes së së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Gjithashtu Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Po ashtu, në dokumentin e firmosur përcaktohet se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit dhe mbrojtjes.

Në përfundim të procedurave, sipas nenit 9, është pala italiane që kryen me shpenzimet e saj largimin e migrantëve nga Shqipëria.

Shqipëria do shoqërojë emigrantët me policinë e saj dhe do vërë në dispozicion sipas rastit forcat e armatosura.

11 Komente

  1. B
    Bato

    Natyrshem thote...se smund te thote se eshte arbitraritet i nje pushteti te pakufi!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adi

      Na çat trapin me kto justifikimet e ktij boles,sduam dhe pik. MELONI te iki te qihet ku te doj.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erin

        Nuk erdhi natyrshem o plehre. Ajo maskaresha italiane erdhi enkas per tre dite ketu ne vere, qe te bente lajka ty per te pranuar shkaterrimin demografik te Shqiperise dhe ti ule menjehre breket. Pse nuk pranove te njejten gje kur te kerkoi bythziu i Anglise ta beje vendin kosh plehrash? Apo je marrosur pas kesaj fashistes ordinere dhe dole si gjel i krekosur per te zgjidhur hallet e Italise nderkohe qe vendin tend e ke pertoke dhe po te ikin shqiptaret neper cadrat e Europes. E ke katandisur vendin te mbaje edhe mjeket me zor, horr i ndyre.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andin

          Si rri ne foto, si mut i dhjere. E sjell verdalle edhe nje kelyshe e Musolinit e parespektuar nga asnje lider europian.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora.Vlora

            Mbase thyen qafen se ste durojme ,ngele duke u lepire nga Merkel sholz vucic macron ,dhe ne fund Meloni Kryeminister pa dinjitet

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              O plehre e ndyre, o kerrme e dhjere, o sherbetor cadermbajtes, o shemtaraq lugat, o i tredhur, po nuk pushove pa dashur ta cosh ne krevat kete fashisten lavire, o te dalcin kokerdhoket e syve nga zgavrat.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Londinezi

                Ore ky eshte ne terezi? Italia do vendos kush vjen ne Shqiperi pasi do kete juridiksion te plote. Nese Meloni genjeu kur tha qe grate e femijet do ti mbajme ne ndersa burrat ne Shqiperi te dale e ta sqaroj. Nese jane gra shtatezena vetem qe nuk do vijne ne Shqiperi si do ti ndash me burrat e tyre? Apo kane rene shtatzene me frymen e shenjte? Car mut njerezish jeni ju? Si do ndani familje e ti fusni ne burgje ne Shqiperi pa asnje juridiksion te shtetit shqiptar per llogari te fashisteve Italiane? O partia socialiste po pse do mbani ju kete turp mbi supe per te vetmen arsyhe qe ketij i ka marre koka ere.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  USA

                  Kjo lavirja e pafytyre italiane, qe i nguli Shqiperise se mjere thiken pas shpine, per te pastruar sadopak halen e vet, para disa muajsh, mori fame virale neper mediat sociale, duke sulmuar Macronin e Frances per ceshtjen e emigranteve nga Afrika dhe duke akuzuar si e indinjuar Francen se po shfrytezonte si fuqi koloniale vendet e varfra afrikane ne emigracion. Akuzat ndaj Frances jane fjalimi me i klikuar i kesaj ordineres dhe i ka bere jo nje here, po pa pushim neper televizione, kur pa qe po merrte fame prej tyre, edhe pasi Macroni e injoroi fare dhe nuk ka denjuar t'i ktheje asnjehere pergjigje. Tani, kjo hipokritja italiane po ben ndaj Shqiperise te njejten gje per te cilen akuzoi gjithe indinjim Francen. Po e perdor Shqiperine si koloni ku hedh mbeturinat e veta. Te pakten Franca i ka pasur vertet koloni vendet afrikane, po neve cfare kusuri i kemi Italise te perdoremi si koloni vasale e te marrim bajgat e saj? Moj cipeplasur tinezare. Ti dukesh qe je e ndyre qe nga surrati, po fajin kryesor e ka ky gerdalla jone pa tru.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Altin

                    I vjen natyrshem inferioriteti ketij prandaj

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      american16al

                      Me siguri qe ofesimet ndaj znj. Meloni vijne nga greket shqipfoles sepse kurrre shqipetaret nuk jane mosmirenjohes ndaj Italise, marreveshja ishte detyrim moral dhe politik i Shqiperise ndaj Italise , dashakeqesit dhe xhelozet pellasin e lehin me kot..

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        american16al

                        Me siguri qe ofesimet ndaj znj. Meloni vijne nga greket shqipfoles sepse kurrre shqipetaret nuk jane mosmirenjohes ndaj Italise, marreveshja ishte detyrim moral dhe politik i Shqiperise ndaj Italise , dashakeqesit dhe xhelozet pellasin e lehin me kot..

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje