Nga Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa*
Më lejoni të nis këtë përshëndetje me një falenderim të veçantë për studentët e programeve Master, 2025 që diplomohen sot. Përgëzime për punën dhe përkushtimin që keni demonstruar këto vite dhe urimet më të mira për një karrierë të suksesshme në jetën tuaj profesionale.
Diploma që sot merrni në duar, është niveli më i lartë për t’ju mundësuar arritjen deri në krye të hierarkisë në sistemin e karrierës. Por sigurisht që në këtë rrugëtim të gjatë, do të kërkohen sakrifica të mëtejshme, përkushtim dhe angazhim në detyrat që do t'ju besohen. Edhe rikualifikim i përhershëm dhe përditësim me dijet e reja që këto kohë po rriten si një funksion eksponencial. Prandaj lidhja me universitetin, me mentorët dhe kolegët tuaj, duhet të jetë e përhershme. Që tani ju i bashkoheni komunitetit të Alumni të UET dhe ju këshilloj që të jeni anëtar aktiv të këtij komuniteti virtual.
Realitetet e reja që janë krijuar në këto dy dekadat e fundit, kanë krijuar edhe shance dhe mundësi më të mëdha për gjeneratat e reja. Ndryshime të forta kanë ndodhur për shembull, në tregun e punës sot. Përballë zhvillimeve demografike dhe rritjes së mobilitetit të punës, që po bëhen gjithnjë e më të forta dhe pritet të thellohen në vitet që vijnë, kërkesa për punë dhe specialist pritet të vijë në rritje, duke zgjeruar oportunitet për punësim dhe të ardhura më të mira. Edhe përmirësimet teknologjike që po diktohen gjithnjë e më shumë nga revolucioni i sotëm në teknologjitë e përdorimit të përgjithshëm, të ngjashëm me epokën e elektricitetit, do të kërkojnë mendje të reja dhe profesionist të aftë për të vënë në punë sistemet e reja të prodhimit dhe shërbimeve. Mundësitë janë mjaft interesante dhe mund të kapen nga gjithkush që punon fort, investohet seriozisht në zhvillim profesional, që sakrifikon pak nga weekend-et dhe koha e lirë për t’iu dedikuar punës dhe riaftësimit të vetvetes.
Edhe pse konteksti i tregut të punës që sapo pikturova është pozitiv nga perspektiva e punëmarrësve, përshtypja ime se biznesi ynë vendas nuk ka akoma një kuptim të qartë se çfarë po ndodh realisht; deri tani artikulimi i tyre është akoma thjesht në fazën e ankesës për mungesa në burimet njerëzore. Por, nëse 1 në 3 të punësuar kërkon të ndryshojë vendin e punës, siç dëshmoi një statistikë e fundit, kjo tregon se mjedisi i punës nuk është ai që pritet të jetë. Kur flasim për kapital njerëzor, nuk duhet nënkuptuar thjesht “paga”, e cila padyshim që është themelore. Por përtej kësaj, siguria në punë dhe siguria e vendit të punës, perspektiva afatgjatë e një sistemi karriere të qëndrueshme, investimi në rikualifikim dhe përditësim njohurish, trajtimi me respekt dhe dinjitet i gjithsecilit, pavarësisht nga pozicioni në kompani apo institucion, janë të gjithë komponente të rëndësishme të ekosistemit të punës ku njeriu materializon vetveten.
Mendoj se institucionet publike, veçanërisht Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Arsimit, duhet të punojnë më mirë me Universitetet dhe sektorin privat për të krijuar një kulturë të re pune dhe vlerësim më të drejtë për rolin e kapitalit human në shoqërinë e sotme. Nevoja e një kulture të re biznesi merr mprehtësi veçanërisht në kontekstin e integrimit europian, ku industritë do përballen me standarte shumë të ndryshme të prodhimit, të tregtimit, të punës, etj. Dhe që ky proces të mos prodhojë kosto për ekonominë dhe shoqërinë, duhet të punojmë të gjithë aktorët së bashku për të realizuar ndryshimin që duhet të ndodhë.
Të dashur kolegë,
Po jetojmë në një botë me shumë më tepër mundësi se brezat e kaluar, por dhe shumë më komplekse dhe dinamike. Prandaj edhe duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin në sfidat që na presin, duke vazhduar të jemi si pjesë e komunitetit të madh dhe në rritje të UET-istave. Dhe meqë jemi në prag të fillimit të vitit të ri akademik, ju inkurajoj ta promovoni UET në komunitetet tuaja, tek të afërimit tuaj, që edhe ata ti bashkohen auditoreve tona.
Edhe njëherë, uroj sinqerisht që ju të keni një rrugëtim të suksesshëm në jetën tuaj familjare dhe profesionale. Dëshiroj që ju të shkëlqeni kudo ku të jeni dhe të na bëni krenar me arritjet tuaja!
*Fjala e plotë e presidentit të Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të ciklit Master, mbajtur më 9 tetor 2025.
U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]
U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]