Rehabilitohet “Rruga e Agallarëve” në Farkë, Veliaj: Ky është mandati i periferisë

29 Gusht 2023, 14:39Sociale TEMA

Rehabilitohet “Rruga e Agallarëve” në Farkë, Veliaj:

“Rruga e Agallarëve” në Farkë është një tjetër rrugë e cila po rikonstruktohet, me sinjalistikën e nevojshme dhe rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Kjo rrugë, pas kërkësave të shumta nga banorët, i shërben jo vetëm kësaj lagjeje, por edhe 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe, duke i lidhur ato me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor. Sipas Veliajt ky investim do të rrisë më tej vlerën e pronës.

“Rruga e Agallarëve lidh dy zona të banuara të Farkës. Është një kreshtë në një kodrinë, ku shohim Tiranën, shohim kullat, shohim Tiranën urbane, pra është një lloj ballkoni, një kurriz mbi Tiranë. Por, ju garantoj se, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha investimet që kemi bërë në Farkë, ku kemi pasur 3-4-fishim të vlerës së pronës, me të mbaruar ky projekt, jam kurioz të matni sa ishte prona përpara se të bëhej Rruga e Agallarëve dhe sa është prona sot”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi gjithashtu se duke investuar në periferi edhe trafiku i kryeqytetit zhvendoset nga qendra. Kryebashkiaku tha se ky mandat është fokusuar në periferi.

“Ajo që kam premtuar publikisht është, se ky do të jetë një mandat i periferive, i rrugëve kapilare, i rrugëve të lagjeve, i zonave kufitare, ku lidhet Fresku me Njësinë 4, ku lidhet Kombinati me lagjen “Rilindja”, (lagjen Nr.14), ku lidhet Shkoza me Njësinë 1. Po të shikoni, jemi duke punuar në zonat periferike. Ambicia ime është që ta lëmë këtë qytet me të njëjtin dinjitet investimesh dhe të njëjtën pastërti dhe të njëjtën cilësi infrastrukture si në qendër, ashtu edhe në periferi. Ndaj, besoj se këto investime që kemi bërë në zonën e Farkës, që kemi bërë në Vaqarr, që kemi bërë në Ndroq, që sapo bëmë në Zall Herr, me liqenin e bukur të Çerkezës, që me shumë gjasë do konkurrojë si ‘agallarët e vjetër’ edhe ‘agallarët e rinj’, sapo të ketë mbaruar dhe jetë konturuar dhe të fillojnë investimet e para. Unë besoj se kjo garë është e shëndetshme, është një garë për investime, një garë për ta çuar Tiranën përpara.”

Erion Veliaj nënvizoi se vetëm në Farkë, bashkia po punon në 3-4 kantiere të tjera, ndërkohë që kantieret më të mëdha janë ato arsimoret, ku këtë vit do të hapen për herë të parë 10 shkolla të reja.

6 Komente

  1. B
    Beti

    Mandati i periferise se ne qender s’ka vend te hedhesh nje gur. E ka betonizuar vleiaj tiranen gati me keq se cberi rama mandatet e veta.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zani

      Leri rruget ne Farke e ne fshatrat e tjere te Tiranes se nuk kane paguar ndonjehere taksa katundaret por shko e nderto infrastrukturen tek Astiri dhe Yzberishi se i ke lene ata mjerane si ne Kandahar, pavaresisht se kane mmbi 15 vjete qe paguajne taksat. Ae ke pare ndonjehere cfar pacaqie jetojne ata njerez o kryetar i Bashkise. Atje te mbyt pislleku, te grijne mushkonjat e mizat, te hane gjarperinjte e fshehur ne ferra, rruget i kane zene shpellaret duke i shpallur hapsirat ku do ishin rruget " toke e xanum", mungojne kazanet e plehrave ose jane 1 km large pallateve, nuk ka sherbime, nuk ka shkolla e kopshte per femijte, nuk ka qendra shendetesore e farmaci. Atje s'ka asgje. E gjithe pjesa nga Astiri ne Yzberisht eshte turpi jot, eshte nje geto e shemtuar ne Tiranen " moderne"

      Përgjigjjuni
      1. h
        hajri

        Mashtrues ordiner erioni i kajanit prej iranit. Ptu kur te ka ra ne dore ty te qeverisesh tironen.

        Përgjigjjuni
        1. n
          nje banor i Tiranes

          Tiranen duhet t'a qeveriste Noka , Paloka , Vokshi , Aldo Bumci ; keta po , qe do qeverisnin me mire . Po ike o hajri bej shuren , Erion Veliaj , ne te ardhmen do te qeverise Shqiperine . Tirana kishte filluar te kthehej ne Kandahar nga Basha , ndersa Erioni i dha drite e zhvillim .

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sisi

          E ndrite me qendren dhe ke dale ne periferi.Pa hajde njehere andej nga" Lidhja e Prizerenit" pasi jemi me keq se periferi.Demagog i ndyre.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sulo Sulollari

            O zoti kandidat per kryeminister, ndertona nja dy hale andej nga Liqeni se lane njerzit breket neper ferra. E ke len vetem me nje banjo qe eshte ndertuar qe ne kohen e qepes kur Tirana nuk kishte as 100 000 banor , ndersa sot ka mbi 1.000.000. A te ka shkuar ndonjehere ne mendje per keto pune, apo ti di vetem te ndertosh kafene andej se ato te sjellin para per ti vjedhur ti me pas, ndersa banjot prodhojne vetm m......., por edhe me ate ju s'keni te ngopur. Cfar jane ato geto "moderne " qe po nderton ketej nga ish Uzina Enver e deri tek tek pallati me shigjeta, cila ishte arsyeja qe do te grumbulloheshin kaq shume njerez ne ato pallate shume afer me njeri tjetrin apo me ate gjigandin e shemtuar tek ish Uzina Enver, sa eshte raporti siperfaqe ndertimi siperfaqe e gjelber ne ate katrahure qe eshte ngritur atje apo e keni zvendesuar me gjelberimin e varur qe i than cdo vit vapa e gushtit dhe mbillen prap nga e para, kush duhet ti mirmbaj e pastroj gjith ato siperfaqe me beton, e gjithe ato tunele qe ka atje. Sigurisht ndertuesit e kane gjetur zgjidhjen, kane ngritur brigada per mirembajtje dhe te shkretet ata banor u paguajne pronarve ndertues nga 100 000 leke ne muaj. Pra jane me qira ne shtepite e tyre qe kane blere atje. Kjo eshte skllaveri moderne e ngritur ne sistem nga ti si kryetar bashkie. Ndertuesit ne kete menyre kane ngulur kembet mire per gjithmone ne ate siperfaqen qe blen per te ndertuar. Per gjithe ndryshimet qe i jane bere planimetrise fillestare te asaj katraure ti do te kalbesh ne burg. Ke ndertuaratje 4 parkingje dy katesh pra tete parkingje qe hapen te gjithe ne ate rrugen qe egzistonte me pare, dhe si pasoj ish banoret e asaj zone nuk mund te shkojne me me makina ne shtepite e tyre nga trafiku. Ti po i vjedh banoret e asaj zone pa te ardhur fare turp, sepse atje rreth pallateve qe ishin ndertuar para 10 15- vjeteve, ishin disa siperfaqe te gjelberta, te cilat i kan paguar banoret kur kane blere shtepite , sepse pa tjeter qe ish ndertuesi kishte paguar per ti blere edhe ato siperfaqe dhe ai shpenzim u llogarite ne koston e siperfaqes se apartamenteve, dhe nuk ishin pak. Por ti si marifetxhi i paskrupullt qe je, ua ke dhene te gjitha lokaleve dhe ata i kane rrethuar te gjitha me xhama e me gardhe duke mos lene asnje centimeter dhe i betonuan mbasi i bene te tyret. Sote atje nuk gjendet asnje nga ish lulishtet e vogla ekzisturese, dhe ti merr taksat per cdo tavoline te lokaleve, kur ato para jane te banorve. Kjo eshte vjedhje, dhe per keto e te tjera si keto ti do te pergjigjesh dhe te bejme thirrje - ktheju qytetarve siperfaqet e gjelberta qe i ke dhene me qira me pa te drejte, ato jane prone e banorvr dhe jo e bashkise.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje