Reshjet largojnë pushuesit nga plazhi

29 Gusht 2023, 13:37Sociale TEMA

Reshjet largojnë pushuesit nga plazhi

Dita e sotme ka sjellë përkeqësim të kushteve të motit në vend. Rikthimi i reshjeve ka larguar qytetarët nga plazhi.


Sot në bregdetin e Vlorës gjen pak pushues të cilët pavarësisht përkeqësimit të kushteve, po sfidojnë motin dhe po vijojnë pushimet e tyre në bregdetin e Jonit.

Reshjet ishin më me intensitet në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe dëmtim të shezlongëve në plazh.

Ato u rregulluan nga vetë bizneset, ndërsa janë raportuar edhe probleme me energjinë elektrike.

Banorët e lagjes Pavarësia mbetën për disa orë pa energji për shkak të prishjes së transformatorit.

2 Komente

  1. N
    NOIM PIRAMIDA

    Shyqyr qe iken se filluan dhe te dhjesin ne det palaçot.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turizmi qe nuk duam

      Ha ha ha, Megjithese nuk është per të qeshur fare. Kjo qe thua ti është per të vënë duart ne kokë. Mungesë totale e edukates familjare. Se kulturen edhe mund të mos ta kesh të gjere per shumë aresye. Por edukatën qe duhet të ta jape prindi duhet ta kesh. Kam takuar barinj me shumë edukatë, të respektuar, dhe me aq kulture sa të jep gazeta dhe televizioni. Dhe kam takuar profesore, me shumë njohuri profesionale, por edukatën zero. Megjithatë, qe të kthehemi tek problemi, nuk duam turistë.qe dhjesin detin, por turistë qe vijne per të pushuar, dhe të respektojnë ambientin ku pushojnë.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje