
Nga Hamdi Jupe
Rrugën e re për në Sarandë, atë Kardhiq – Delvinë, e kalova dy javë pas përurimit. Nuk isha atje ditën e “dasmës”, jo vetem prej vapës së madhe, por sepse nuk e duroj dot zallahinë e ceremonive të tilla, veçanërisht në të hyrë të korrikut. I pashë në televizor këngët polifonike të krijuara enkas “për Damianin dhe Ballukun”. Më kujtuan kohët kur ato u kushtoheshin Enverit dhe Mehmetit. Edhe Beqirit (Ballukut) natyrisht. Mediokritete që nuk i meritonte vepra e madhe e sapokryer.
Janë 34 km gjithsej, me gjerësi 10,6 metra. Ec e ndalo, ec e shiko, ec e verifiko, se mos ishte ndonjë sajim kompjuterik i tipit 3 D nga ato të Edi Ramës, por jo, ishte realitet. Kisha arsye ta bëja këtë verifikim. Kishin kaluar plot katërmbëdhjete vjet që flitej për të dhe “vu e në vend”. U lumturova kur ia dola në anën tjetër. Lumi i makinave lëvizte në të dy drejtimet e saj. Ca venin, ca vinin në viset e bregdetit. E shtunë, 16 korrik, koha e ndërrimit të turneve të turistëve.
I di akuzat për “vjedhje”, “shpërdorime”, “abuzime” me fondet publike etj. Le të merret drejtësia me to. Kam “ujkun” përpapra makinës, s’kanë ç’më duhen gjurmët e tij. Gurët bien mbi pemën që ka kokrra. Rruga e re është vepër e qeverisë Rama. Nuk e teproj të them se do të mbetet në histori autorësia e saj. Do thuhet: “Kjo rrugë përfundoi në kohën e atij të gjatit”, pa ia përmendur emrin. Më 21 qershor 2018 ai deklaroi se, më në fund, do të bëhej ajo që ishte ëndërruar dhe premtuar prej më shumë se njëzetë vjetësh, sa herë kishte patur fushata zgjedhjesh. U bë.
Rruga kalon përmes peizazhezh tipike shqiptare nga më të larmishmit dhe madhështorët, nga ato të jugut të vendit, me kodra të buta, përrenj, gryka, pyje, pamje të shkreta, ndonjë mal që çahet prej tuneliit etj. Sopoti apo Mali i Gjerë? E kujt është ajo pamje fantastike që na shfaqet atje përballë? Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar do thoshte Naimi, po të kalonte sot nëpër të. E ke atje natyrën shqiptare të gjithën për ta kundruar. Për qejflinjtë e shpejtësive me makinë nuk ka vend në atë rrugë, se s’të lënë kthesat.
Ata që nuk e dinë historinë e rrugëve drejt jugut, mund të habiten nga fjala “historke” e përdorur më lart. Rruga e parë që ka lidhur qendrën e Shqipërisë me bregdetin e Jonit, për rrjedhojë edhe Sarandën, ka qenë ajo nga Qafa e Llogarasë. U ndërtua në viitin 1917 nga robërit austriakë të kapur prej italianëve, gjatë Luftës së Parë Botërore, për nevoja të luftës, kuptohet. Deri atëherë nuk kishte rrugë tjetër që lidhte Bregun me Tiranën, përveç asaj të mushkave.
Për shkak të kësaj shkëputjeje natyrore, Himara dhe Mirdita, kishin njëlloj autonomie nga regjimi turk, kur vendi ishte pjesë e perandorisë. Ato paguanin një lloj haraçi (takse) dhe … vrani veten në autonominë tuaj, të izoluar nga bota. Taborret turke nuk hynin dot atje për të “shtruar” të pabindurit. Rruga nga Qafa e Llogarasë ishte dhe mbetet interesante, por e rrezikshme. E kam provuar sa e sa herë, në komunizëm e demokraci. U vu dorë për ta zgjeruar e përmirësuar në fillim të viteve dymijë nga ushtria shqiptare, pra pas një shekulli. Tani atje punohet për tunelin, për ta hequr qafe Qafën e Llogarasë.
Rruga e dytë ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore nëpëmjet Qafës së Muzinës. S’na u ndanë këto Qafat, por kur s’ke rrugë tjetër, “qafkën – qafkën” thonë korçarët. E ndërtuar nga italianët, për nevoja të luftës me Greqinë, ajo kalonte nga Delvina deri në vitin 1972, kur u hap rruga e re nga hidrocentralet e Bistricës. E paasfaltuar, ajo të shkulte veshkat nga vendi kur kaloje andej me makinë. E kam parë në vitin 1971, i ri atëherë, kur shkova në Tiranë. Edhe rruga e Muzinës ka mbushur tani tetëdhjetë vjet. Ajo nuk do të përdoret më, përveçse prej ca emigrantëve vendalinj që vijnë nga Greqia për në fshatrat e tyre në atë zonë, si dhe aventurierëve të vështirësive. Pra, lamtumirë Qafa e Muzinës, nuk do më marrrë më malli për ty. Ta kam parë hajrin për pesëdhjete vjet. Kam parë skena të llahtarshme aksidentesh automobilistile atje në dimër me akull e në verë me vapë.
Historia e rrugës së re filloi me një ëndërr të popullsisë së Sarandës: sa mirë do të ishte sikur të kishim një rrugë të shkurtër për Tiranë. Pastaj ëndrrës i dha një dorë qeveria e Berishës kur ishte në pushtet, e cila gërmoi pesë lopata dhè në të dhe … ngeci. Tetë vjet qeveri nuk i mjaftuan ta përfundonte. Atë që nuk e bëri ai, e bëri Rama. “Nderi” dhe “turpi” pra, i takojnë këtij të fundit. Saranda tani kapet nga Tirana jo më për pesë orë, por për tre orë e pak. Unë që deri dje shkoja një herë në vit në vendlindje, tani mund të hidhem më shpesh, për mall dhe për mall, për atë të shpirtit dhe atë të gojës. I ka të dya Saranda.
Hapja e rrugës ka patur vështirësitë e saj, jo vetëm financiare, por edhe të terrenit. Është dashur të gërmohej shumë material nga faqja e kodrave për të hapur trasenë e për ta sjellë në terezi, pa përmendur tunelin. Me sa kuptoj nga punët botore, është një terren ku dheu dhe çaklli mund të rrëshqasin pas shirave e të bllokojnë rrugën edhe pas hapjes së saj. Kritikët që rrinë me “hosten” në dorë do të sulen prapë nëpër televizione, gazeta e portale: “Ja ç’na bëri korrupsioni!” Këta kritikë ndoshta nuk e kanë kaluar ndonjëherë Qafën e Llogarasë, as atë të Muzinës, pa le më Qafën e Buallit. Ata njohin vetëm Qafën e Kasharit. Një pjesë e izoluar e atdfheut tonë të vogël ka dalë në dritë. Edhe emrin ashtu e ka ajo zonë, Rrëzomë, nga fjala “rrëzë”, domethënë qoshe.
Rruga e tanishme për Sarandë, ndryshe nga dy të parat, u ndërtua nga vetë shqiptarët dhe për qëllime paqeje, pa ndonjë luftë botërore nëpër këmbë, po të mos përmendim atë në Ukrahinë. Kjo e fundit vetëm sa rriti kostot financiare, pra ato fondet shtesë që flasin kritikët. Ajo do t’ia rritë turizmin Sarandës dhe brigjeve rreth saj, do t’ia shtojë “hordhitë” e push(t)uesve prej vendit dhe botës që do të synojnë për atje. Rruga u përurua pa patur ndonjë fushatë zgjedhjesh në prag, përveç asaj të nxirjes në plazh. Kjo është rrugë pa asnjë qafë. Edhe Qafa e Skërficës e theu qafën me hapjen e tunelit.
Shkova në Sarandë, duke e ditur mbipopullimin e saj në verë, kaosin e transportit, çmimet e çmendura gjithandej, plazhet e “privatizuara” me pagesa të kripura të çadrave dhe marrëzi të tjera të këtij lloji, në një qytet kozmopolit tanimë. Vetëm plazhi publik brends në qytet ishte xhaba. Pyeta: si janë çmimet e sivjetme të ushqimeve? M’u përgjigjën: në qiell. Kërkova të di: sa është qeraja e një hyrjeje dhomë e kuzhinë në verë? M’u përgjigjën: Pa 50 Euro nata, as mos guxo ta kalosh Qafën e Gjashtës (prapë kjo Qafa) për të hyrë në qytet. U interesaova: si është trafiku i makinave? Ma shuan interesin me fjalën: katastrofë.
Mora rrugën për në fshatin tim në Konispol. Atje i kam të gjitha falas dhe me bollëk. Falas i thënçin, se çmimi i mjaltit sivjet ishte rritur me 25 përqind, në raport me një vit më parë. Pyeta: Pse kështu? M’u pëgjgijën: Karburanti. U thashë: me sa di unë, bletët nuk punojnë me naftë. Ma kthyen: ashtu thua t’i, por çfarë thotë tregu, kërkesë – oferta. E qepa.
Le ta gëzojnë Sarandën në verë ata që duan zhurmën dhe kaosin në vend të qetësisë. Saranda dhe Ksamili janë për ata që nuk dinë ç’të bëjnë paratë, qofshin këta nga vendi apo nga bota. Çmimet i vendos tregu, nuk kanë faj sarandiotët. Por edhe këta kanë rol. Ja, nëpër rrugët e tij në mbrëmje pashë njerëz me tabela në duar në shqip e anglisht: “Shtëpi me qira”. Pra u ka mbetur tabela në dorë me ato qira të larta që mbajnë. Askush nuk ka ndëmend të falë paratë. Kush u zhgënjye nga qiratë për këtë vit, të lë këpucët për vitin tjetër.
Mora udhën e kthimit për Tiranë, tani nga rruga tjetër e re, ajo Sarandë - Qeparo - Kuç- Vlorë. Buzët po m’i lëpinin vargjet e këngës 150 – vjeçare e atyre anëve: “Dil o Lum i Vlorës – o,/ Dil se do të dalëm-o!” Pyeta pronaren e nje kafeneje në një fshat buzë rrugës: “A ka shumë banorë kjo zonë nga kalon rruga?” M’u përgjigj: “Edhe ka, por vetëm mosha ime e lart. Rinia ka ikur”. Ajo ishte te të pesëdhjetat. Rruga ishte e pëfunduar e gjitha, edhe pse nuk janë bërë ceremoni përurimi për të. Kishte goxha trafik në drejtim të Qeparoit, gjë që tregonte se njerëzit e njohin atë. Vetëm unë po kthehesha para kohe në Tiranë. Doja të shmangia vapën prej 40 gradësh që po afrohej.
Sigurisht qe rruga eshte zhvllim por kjo nuk do te thote qe tregetaret vampire ti cojne cmimet ne stratosfre sepse populli eshte i zgjuar dhe i boikutoi.... Shiloni cfar paradoksi nje dite per nje person ne nje rezort ne Sarande shkon 250 euro ndersa ne Antale perfshi dhe udhetimin me carter vajte ardhje ne rezort ultra ullinkrujz me te gjitha te perfshira 24 ore shkon nga 100 deri 150 euro dita. Kjo qe shkruaj eshte nga eksperienca ime personale jo nga agjensite turisfike sepse dhe keto cmimet i mbajne me te larta se nga turiste qe vine nga bota dhe e dini pse sepse dhe keto jane shqipetare. Gjeja me e mire qe kane bere rruget ruale neper malesi jane se bujtinat jane shume te mira dhe me leverdi ekonomike sigurisht per ata qe dashurojne nature.
Artikull exelent.Bravo. te admiroj. Gjigandi Edi Rama e ka vulosur dhe mandatin e 4te. me rruget e Kardhiq Delvines, te cilen e pergojoi funderrina babale Salianji i cili pa pike turpi hodhi balte mbi kete kryeveper infrastrukture, por keshtu eshte foltorja e vicidolit , kujton se do vije ndonjehere ne pushtet duke shpifur , baltosur dhe nxire cdo veper te qeverise Rama qe sot hapi dhe negociatat me BE. Vetem foltorja e Vicidolit te Salianjit, krricit te faros, Paloqes, Strazos, Muli horrit sot nxijne per kete ngjarje qe vulos perfundimisht dhe fitoren spektakolare te gjigandit Edi Rama ne lokalet 2023 dhe te pergjitheshmet 2025.Kujtoj disa vepra qe e kane futur ne histori Gjigandi Edi Rama gjate ketyre viteve kryeminister: 1. perfundimi i 6 urave nga tuneli i Kalimashit deri ne Morine qe perbindeshi i Vicidolit i la me nje kalim , rrugeve, 2. unaza e Shkodres 3, unaza e Bajram Currit, 4. Aeroporti i Kukesit 5. Rruga e Thethit 6. Rruga e Valbones 7. Rruga e Velipojes 8. Rruga Shengjin Velipoje ne ndertim, spektakolare 9. Rruga e Arbrit 10. Rruga Elbasan Tirane 11.Rruga prrenjas Qafe plloqe 12. Rruga e Gramshit 13. Rruga Korce Erseke 14. Bypassi i Fierit 15.Bypassi i Vlores 16.Rruga e bregut te lumit Vlore. 17. Rruga Tepelene Gusmar Qeparo. A doni me ju te foltores, ju mjerane qe i shkoni prapa nje te mbaruari, qe ka non grata mbi shpine, kjo eshte Shqiperia qe po e larteson cdo dite Edi Rama.
Po vazhduan keshtu bashkeqytetaret e mi , nuk do vonoje kur te shikojne turistet me dylbi ...atahere do jete vone , atehere do ti lutin neper porte , stacione urbani e kudo me pankarta dhe ne to te shkruhet cmimi , me pak flaje do marin noc rokun madje dhe me gunga , sot turizmi dhe turisti jane shume delikate , cdo gje shkon me opinion , nese je i paster i sakte dhe normal ne cmim ecen perpara , nese te dl nami per hajdut e batakci dhe je capacul , shikon te sotmen dhe jo te ardhmen , jo te fitosh shpejt dicka sot dhe humbesh shume neser , sepse jeta nuk eshte vetem sot e neser , jeta nuk ri ne vend , ecen perpara , ne jet eshte e rendesishme e ardhmja ...keshtu qe saranditet duhet te tregohen shume te zgjuar , zgjuarsia sot eshte gjithcka ......duhet shume kujdes .....
Ore ujku.... Ujku... por çakall bën kërdinë, mirë e ka Hamdiu i Konispolit po ç'të bëj unë pensionisti që për rrugën tek pallati që ndodhet tek kërthiza e qytetit të Vlorës turistike për 24 vite nuk me qeshi buza nje ditë, kemi qare, ulëritur e tani nga të lodhurit borrohitemi si grate labe kur shkonin për dru e shkarpa. Dhe sa për rruget e qafat qe shkruan Hamdiu, ti gëzojmë të gjithë, edhe niper e stërnip edhe mbesa e ster mbesa, ne i kemi rrahur në këmbë dhe me zisa dhe deri sa të na lene këmbët e kemi më kollaj më kembe e buken ne traste e pastaj burim në burim nga Kardhiqi. në Perroin e Piksit, ne burimin e Qafës së Skerfices, Vergo e në Stjar apo në krahun e Vlorës sepse kohen e kemi me bollek dhe mendjen e vrasim për trasten që të paktën një shishe kos ta trefishojmë me ujë burimi për të patur dhalle me pak kripë të sojme ca kokrra qepë e ndonje vazo ullinj të shtypur pa harruar një gavetë me tertipe e biçakun në brez
Ik mer debil
ke folur si sarandiot ziliqar. Saranda ka cmime per te gjithe xhepat. Ke dhoma 10 euro e 100 euro a me shume. Ke restorante te shtrenjta dhe te lira. Te thuash qe Saranda eshte vetem per ata qe kane para, eshte turp dhe mosmirenjohje
Shoku , per dhoma gjumi e ke fjalen ?? Apo per shazllone ?? Se shazllonet jane 10 euro dita ....po ta mbash dhe naten sdalin 10 .....ti e kuptoj qe e do qytetin tend dhe timin vec ke gjetur rrugen e gabuar , do te desha shume ti besoja te gjitha ato qe shkruan , sinqerisht ta them , vec do te ishin peralla .... Nxiri boterisht ketu dhomat me 10 euro ..... Vec kam nje keshille per ty shoku , mos ma mer per terc , ndoshta nje dit edhe mund te jemi pershendetur , ku ta dish ....kritika nuk eshte kurr zili , turp dhe mosmirenjohje , sot dikush qe te kritikon te do te miren , mua personalisht me mire te me kritikonin se sa te me largoheshin turistet dhe me e keqia me mendim negativ ....nje tung te sinqerte
Shumë mirë që u bë rruga, se rruga është zhvillim, por natyrën e kanë masakruar!
Hami Jupe, e nderpreva leximin e shkrimit tend qe sa lexova "mediokritete per kenget dhe vallet kenduar per antaret e qeverise apo dhe vete Kryeministrin". Por pse? Sepse te kendosh , besoj nuk eshte e ndaluar, por dikur kishte dhe receta se per ke do kendosh, ndersa sot je i lire, disa mijra shqiptare po kendojne e vazhdojne te kendojne per kryekriminelin, shkaterruesin fizik dhe shpirteror te Shqiperise dhe nuk u thote njeri gje, ndersa te kendoshe se gezon shpirti qe pas kaq qindra vjeteve u be nje pune e mire per te permiresuar jeten e tij, mua me duket legjitime dhe plotesisht e pranushme; bile s'ke asnje te drejte te me ofendosh dhe perçmosh, ndryshe pi uje dhe ha buke ne nje vend tjeter qe quhet "armik". Prandaj e lashe dhe nuk e lexova me, sepse kam vete aresyen dhe logjiken e padiskutueshme qe Jugun e Shqiperise Edi Rama e beri si një fizarmonik dhe klarinet kengesh. Shiko ç'po behet sot ne Llogora! Dhe jo vetem Jugun por dhe Veriun, Lindjen dhe Perendimin. E di ti Hamdi Jupe çfare beri Kryekrimineli Sali Berisha ne Jug?! Mos kujto 1997-en, jo s'e kam per ate, por ne zgjedhjet e 2009-es, meqense donte deputetin e Sevasterit e shtroi rrugen asfalt nga Kota deri ne Sevaster, ndersa kur merrje dishezen ne Qafen e Dushkut per ne Kuç, beheshe copa me makine dhe pleqte e semure edhe vdisnin. Pse, s'e nuk e votuan kryekriminelin! E kupton Hamdi Jupe? Prandaj, jo kenge, por monument do ti ngrihet Edi Rames ne mes te Tiranes dhe ministres Balluku ne Vlore. Mos valle nuk e meritojne? Aq sa nuk e meritonte populli i Jugut kete veper madheshtore. Lerini rromuzet, komunizmi, diktatura, fshizmi demokracia, ballistet e plot gjera te tjera; eshte koha qe ti thuhet popullit: kush te ben punen dhe te sherben ta votosh dhe te kendosh per te. Leket aty kane qene ne çdo kohe. Vodhi? Po ç'me duhet mua, une dua rruge, drita, uje , sherbim , pse pak vodhi kryekrimineli dhe ja ku eshte? Kur shkoi heren e fundit Ramiz Alia ne festen e Kurveleshit ne Buronja te Kuçit, një nen e nje partizani te vrare ne luften Nacional -çlirimtare, e priti dhe i tha: "u lodhe të keqen nena, se eshte rruge e keqe me gropa, prandaj rregulloje kete rruge qe ka dhene aq shume. E Ramizi ju pergjigj se e ka ne dore Adili, i tha, ai . Adilin e urdheron ti, te keqen nena, ju pergjigj nena". Mos kujto, kishin domethenie te madhe keto fjale dhe nuk ishin aq te thjeshta sa per rrugen. Prandaj edhe nje here, lerini perrallat gazetareske se keqardhja me e madhe eshte se Shqiperine e ka mbuluar injoranca ne universitet, politike, ekonomi etj dhe gjuha e injornaces ka dale jashte dhembeve qofte edhe nga "akademike" e "profesora"; pa kulture, pa edukate, pa respekt, injorim total te familjes ne emer te lirise=çthurje. Por Shqiperia nuk rregullohet me fjalime e zenka gazetarucesh korrupsionist, as me mua qe ika ketu e 31 vjet, as me ata qe derdellasin rrugeve se s'duan te punojne, por me njerez te pergjegjshem dhe te perkushtuar per vendin ne keto kohe kaq amorfe dhe ta pa imagjinusheme jete. Serioziteti, qe nuk mungon, ka per ta bere vendin tone nje bukuri qe une tani bindem se behet, megjithe turmat qe shkojne prapa kryekriminelit te pa shpirt.
Ky monstra e foltores se vicidolit Babale Salianji e ka ne surrat shpirtin e zi te stampuar nga zoti. Ky vetem shpif shpif se dicka do mbetet. Keshtu baltosi dhe tunelin e Skerfices se ju duk i vogel a thua se po kalonte ne enderr ne Tunelin e Grides.
Rruget per ne Sarande kane qene sipas radhes: - Nga Salaria ne fshatrat e bregut - Sarande-Delvine-Kardhiq-Qafa e Muzines-Gjirokaster - Sarande - Hidrocentral (Syri i Kalter) - Qafa e Muzines - Gjirokaster - Rruga e re e sapo peruruar.
A di t’me tregoj dikush nga ju ketu qe bllamoni se pse me te hyre ne shqiperi nga mali i zi aty dhe perfundojne qytetet e gurit e 100 vjeteve te vjeter sikur qe jane rreth e rreth bregdetit nga mali i zi e rend kroacise e Italise e greqise?
O Hamdi, ke zene te rrjedhesh. Nga ato 14 vitet qe u deshen per rrugen 9 jane te kesaj qeverie. Dhe per dyfishimin e vleres me sa dime lufta ne Ukraine sikur filloi ne 34 shkurt te ketij viti, Camiko e ke bere.
Pash në You Tube në kohë reale,të dy rrugët, Kardhiq-Delvinë dhe Rrugën e Lumit të Vlorës. Të dyja një mrekulli. Sidomos rruga nga Kuçi në afërsi të Qeparoit ishte vërtetë e bukur. Por ajo që më la pa mënd, pasi kurrë nuk kisha kaluar (edhe këtë radhë kalova "nëpërmjet" udhëtimit virtual) ishte se si për treçerek shekulli njeriu në atë zonë nuk kishte vënë dorë fare. More si nuk të zinte syri një kodër të mbjellë me ullinjë, vreshta, pemë frutore. Gjithçka shkretëtirë. Lebërit vetëm mëndjen tek dyfeku duket e kanë. Ndaj e kanë mbushur dhe mbushin Tiranën me grada e spaleta, vëndin ku kanë lerë e ku janë rritur e kanë braktisur. Paskan qënë armiq të betuar të punës në bahçen e tyre. Për dy fije makarona në spaletë kanë qënë, janë dhe do të jenë të gatshëm të mos zënë punë me dorë në tokat e tyre. Shkurt, rruga e lumit të Vlorës nuk justifikon as 5% të shpenzimit të bërë. Nuk paska qënë fare budalla Enveri dhe Ramizi që nuk jua bënë, nuk e meritojnë ata dembelë. Lebërit janë si gjinkallat, për të kënduar dhe jo për të punuar.
bravo per komentin
Bravo Zoti Jupe...Shume mire.Realist,me humour,fin, I gezueshem...Urime!