Review fake - SHBA miratoi rregullore të posaçme në 2024. BE i trajton me legjislacionin për konsumatorin dhe tregtinë

10 Korrik 2026, 11:05Sociale TEMA
Review fake - SHBA miratoi rregullore të posaçme në 2024. BE i

Të papriturat e një lufte hibride. Për herë të parë, Shqipëria po përballet me një fenomen masiv dixhital, reviewtë e rreme, të cilat kanë shënjestruar me vlerësime dhe komente negative bizneset në kulmin e sezonit turistik. Të enjten, Policia e Shtetit njoftoi verifikimin dhe hetimin e 10 mijë llogarive sociale për review të rreme negative.

Dhe kjo duket se është vetëm pasoja e parë e protestës së bulevardit. Por kjo luftë, e ka gjetur Shqipërinë të papërgatitur. Vendet e tjera të cilat e kanë kaluar më herët këtë fenomen, kanë marrë masa të forta. Duke nisur nga SHBA.

Në Shtetet e Bashkuara, Komisioni Federal i Tregtisë miratoi në vitin 2024 një rregullore të posaçme kundër revieë-ve të rreme dhe dëshmive mashtruese online. Rregullorja ndaloi krijimin, shitjen ose blerjen e revieë-ve të rreme, përfshirë rastet kur një person paraqitet si klient pa pasur përvojë reale me biznesin. Ajo ndalon gjithashtu përdorimin e revieë-ve të krijuara me inteligjencë artificiale, në rastet kur ato paraqiten si përvoja autentike konsumatorësh, si edhe blerjen e revieë-ve negative për të dëmtuar konkurrentët.

Sipas Komisioni Federal i Tregtisë, shkeljet mund të sjellin gjoba civile të konsiderueshme, që në disa raste mund të shkojnë deri në dhjetëra mijëra dollarë për shkelje. Megjithatë, kjo nuk do të thotë automatikisht se çdo revieë individual sjell një gjobë të tillë. Në praktikë, vlerësimi bëhet rast pas rasti dhe varet nga mënyra e organizimit, qëllimi, dëmi dhe provat që paraqiten.

Një shembull i njohur është rasti i Amazon, e cila në vitin 2022 ngriti padi ndaj administratorëve të mijëra grupeve në Facebook që dyshohej se organizonin revieë të rreme në këmbim të pagesave ose produkteve falas. Rasti tregoi se fenomeni nuk lidhet vetëm me individë të veçuar, por edhe me rrjete të organizuara që mund të ndikojnë në perceptimin e konsumatorëve.

Në Bashkimin Evropian, review-t e rreme trajtohen kryesisht përmes legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit dhe praktikat e padrejta tregtare. Pas ndryshimeve të njohura si Direktiva Omnibus, bizneset dhe platformat nuk mund të pretendojnë se revieë-t vijnë nga konsumatorë realë nëse nuk kanë marrë masa të arsyeshme për ta verifikuar këtë. Po ashtu, konsiderohet praktikë mashtruese promovimi i revieë-ve të rreme ose manipulimi i sistemit të vlerësimeve.

Ndryshe nga SHBA, në BE nuk ka mekanizëm të posaçëm ,zbatimi i ligjit bëhet nga autoritetet kombëtare të mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës. Mund të urdhërojnë heqjen e revieë-ve mashtruese, të vendosin gjoba administrative ndaj bizneseve ose platformave që lejojnë apo promovojnë revieë të rreme dhe, në disa raste, të nisin procedura gjyqësore.

Italia në vitin 2025, për të mbrojtur turizmin dhe hotelerinë nga revieë-të e rreme, propozoi një projekligj, që autorët e revieë të provojnë identitetin dhe faktin që kanë qenë klientë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, autoriteti i konkurrencës ka marrë kompetenca më të forta për të hetuar dhe ndëshkuar praktikat që lidhen me revieë-t e rreme. Ligji i ri për tregjet digjitale dhe konsumatorët ndalon revieë-t e rreme dhe revieë-t e paguara pa transparencë, ndërsa platformat pritet të kenë mekanizma më të qartë për identifikimin dhe heqjen e tyre. Në rastet më të rënda, gjobat mund të arrijnë deri në 10% të xhiros globale të kompanisë.

Ndaj dhe përvojë në SHBA dhe BE, apo një vend shumë i ngjashëm si Italia, tregon se ky fenomen është global, tani radhën e ka Shqipëria, e cila gjithashtu duhet të marrë masa.

Lini një Përgjigje