Rruga Korçë-Ersekë, Rama publikon pamjet: Dy bashkitë lidhen për 20 minuta, nxitje për turizmin

13 Tetor 2024, 13:26Sociale TEMA
Rruga Korçë-Ersekë, Rama publikon pamjet: Dy bashkitë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, e cila në muajin shkurt pësoi shembje ende pa u inauguruar. Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale kreu i qeverisë thekson se ky aks i ri do të lidhë dy bashkitë për 20 minuta.

Po ashtu Rama thekson se u vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma.

“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht.

U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

8 Komente

  1. R
    Rabid Ramushka

    Rrugica e lagjes seme a pak me e gjene....dhe per 3 bicikleta te kalojne paralel...lol

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veri

      Edhe ky ka pjerdhur komplet nga trute, te shembet rruga pa u inaguruar dhe simbas Skenderbeut te Spiropalit nuk perben lajm dhe shqetesim, apo ka dhe filma per keto raste. Tu ribenka rruga e demtuar nga firma qe jo vetem e ka detyrim kontraktuor por edhe eshte paguar nga taksat tona e quanka sukses te qeverise. Lajthitje totale dhe ofendim te inteligjences qytetare.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylberi ose ish piramida , selia e dylbereve

        O burri i Lindes , o idiot!

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qafa e Sokolit

          Ato urat, do mësoni si bëhen? Sepse një muaj pas inagurimit, këputet makina kur hyn e del nga ura......... . Të paktën shkoni pyesni firmën maqedonase që bëri urën e Shkumbinit në Rrogazhinë........ . Megjithëse më e vjetra, është e vetmja që nuk ka gropë në hyrje dalje..

          Përgjigjjuni
          1. P
            PENSIONISTE, QEVERIA NA GENJEU .

            BRAVO PS. PENSIONISTEVE NOC RROKUN .

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rilindas me leket e popullit

              Qeveriu pret sa te vdesin (e pershpejtoji me ane te vaksinave). Mosha e re nuk merr pension se nuk ka punuar brenda Shqiperise.

              Përgjigjjuni
            2. r
              rrugetari

              Prape ti ore me ate rruge, po s'ke turp qe tall bythen? Ka nja 3 vjet qe po e tund e shkund gati per ta inaguruar. Ate shembjen kur do ta mbyllni? Se mos shembet prape ajo fare traseje qe kane bere, qe iku si ato kalate prej rere qe benim ne plazh dikur

              Përgjigjjuni
              1. A
                ANKETA ??

                Cilen parti do te votojne 700.000 pensioniste ne zgjedhje?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje