Anulimi i fluturimit nga Milano, reagon “Air Albania”

12 Tetor 2024, 11:11Sociale TEMA
Anulimi i fluturimit nga Milano, reagon “Air Albania”

Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas anulimit të fluturimit Milano-Tiranë, i planifikuar pasditen e djeshme në orën 16.50, ku dhjetëra pasagjerë shqiptarë u lanë në aeroport.

“Air Albania” sqaron se anulimi u fluturimit erdhi për shkak të një problemi teknik, por thekson se pasagjerët u janë trajtuar në përputhshmeri me të drejtat e tyre.

“Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anullojmë fluturimin”, thuhet në njoftim.

Kompania ajore thekson se pasagjerët janë mbajtur të informuar nga stafi i Air Albania dhe do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano në Tiranë.

Reagimi i Air Albania

Në përgjigje të publikimit në një media të një situate anullimi e cila ka ndodhur për shkaqe teknike në fushen e aviacionit, gjejmë rastin të sqarojmë publikun se pasagjerët tanë të fluturimit ZB2004 nga Milano në Tiranë në datën 11 Tetor, janë trajtuar në përputhshmeri me të drejtat e pasagjerëve, Rregullorja (EC) 261/2004.

Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anullojmë fluturimin. Pasagjerët janë mbajtur të informuar nga stafi i Air Albania dhe gjithashtu do të fluturojnë ditën e sotme nga Milano në Tiranë.

Air Albania garanton në nivel maksimal sigurinë në avionët dhe udhëtimet tona.

Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet 24/7.

Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë!

12 Komente

  1. E
    Eagles

    Pse genjeni ju gjithmone I anulloni fluturimet une kurre nuk do mar bilete me air albania

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bob

      Nese anullon fluturimin cdo linje ajrore ka detyrim ti re-book pasagjeret me linja te tjera per ne destinacion e nese kjo nuk eshte e mundur duhet ti paguaje hotelin dhe ti jape demshperblim. AirAlbania eshte nje zgjidhje e cuditshme, si gjysem klandestine, dhe as eshte turkish as as albania

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lame Duka

        E more ne qafe kompanine e pare shqiptare te aviacionit, ti, o zog i qiellit me emrin Eagles.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drilon

          Mua ma anulloi udhetimin turkish airlines sepse ishte mbushur plot avioni ndonese e kisha prere bileten. Me dha 250 euro dhe qendrim ne hotel me pese yje plus udhetimin te nesermen ne mengjes. Kerkoni demshperblim njerez. E kane per detyre ta japin.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhuliano

            Ky avion është kthyer në panik për udhëtarët. Të gjithë ata që kanë udhëtuar me të, ndajnë opinjonin se është nën nivelin e shërbimit dhe komoditetit që të jep ky avion apo kjo kompani. Gjithmon me probleme, vonesa e shërbim jo profesional. Edhe për sigurinë teknike është i frikshëm.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eagles

              I di lame duka keto ? Kjo eshte nje kompani ordinere Gjithmone nisem me vonese se kane difect a jane te sigurt avionet e air albania

              Përgjigjjuni
            2. E
              Ermal

              Allahalla airskiperia, po ca u kerkoni atyre jane askushi!

              Përgjigjjuni
              1. b
                bektashiu

                Oren koqe Ai shenjtori thote qe Ne jemi shoqeri hajdutesh dhe Ju shkoni prap. Mire tju behet se nuk zini mend nga ana tjrter keni qejf qe tjua fusin.Keni lindur me deshiren per te vuajtur se perndryshe nuk i thoni Baba.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AirAlb. ka vetem Emrin i Ram dylber Kastraqit

                  Eshte linj Ordine menaxhuar nga Ordinere e Xhambaze . Nji pilot ishte Grek-tjetri Turk. Hera e pare qe shkoja ne Turqi/Bodrum nga Shqiperia . Nisja u vonua 4-Ore ne Rinas ,ku asnji Zhuls i Aeroportit nuk afronte asnji info ,si te ishim stacionuar ,ne nji Shpelle Kuksi barinjesh te Kastruar , jovetem qe nuk flitej shqip por vetem Sllavisht dhe Turqishte nga pilotet ( Cifti Pder ) por ne asnje Reviste shikoje shqip apo Reklama te Turizmit Shqiptare . - Dhe KM jon i Cmendurflet per Formula Uno e Satelite !!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dhenja e Aero- Rinas malokut ishte nji Skandal

                    Kastratos Katastrofis e ka shndruar Rinasin, ne nji Kooperative / Stan maloqias .U Bllokua Sporteli Vienes sepse Kooperatovistia nuk dinte te bente detyren ,si ne katund kur te mbushte Thaset me Kallamoq .Sa la name , ne vend qe qe Fisi i Kastruar ta zevendesonte menjiher ,nepermjet X- zevendesuesi-per raste te tilla,qe mos te kesh Skandale dhe te shmanget Kaosi ,. Keshtu eshte ne gjithe Shqiperine ,sepse ne Postet Drejtuese jane injorante , te paafte , bishtat e zgjatur qenesh te Suites Politike ,prandaj na qiten bojen ne cdo drejtim , para Botes .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kalec Dega

                      Pse merziteni, nje dite do kete fluturime nga Kukesi e Vlora dhe me pas me Ferrari sipas modelit Rama.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rezi

                        Edhe në New York ngelën pasagjerët 5 orë në avion e pastaj i thanë nuk do niseni, nuk ishte Air Albania. U kthyen në shtëpi e u nisën të nesërmen. Pse ore vetëm shqiptarët shani? Jeni të papunë, vetëm telefoni ju ka ngelur dhe e përdorni vetëm për të sharë vëndin tuaj, kurrë mos u bëfshi o dembelë llafazanë.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje