
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri email-esh të falsifikuara nën emrin e RTSH apo të subjekteve të autorizuara nga ne, të cilat kanë si qëllim vjedhjen e të dhënave personale.
Këto email-e përmbajnë përpjekje për mashtrim dhe përfitim të paligjshëm, duke synuar aksesin në llogaritë personale nëpër platformat sociale, si Instagram dhe Facebook.
RTSH thekson se nuk ka autorizuar askënd dhe nuk ka asnjë lidhje me këto komunikime, dhe distancohet plotësisht nga çdo përpjekje për manipulim dhe mashtrim nën emrin e vet. Institucioni u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin këta hapa për të mbrojtur veten e tyre:
-Verifikoni burimin e email-eve – RTSH nuk dërgon asnjë mesazh të tillë që kërkon informacione sensitive për llogaritë personale.
-Mos klikoni mbi asnjë link të dyshimtë – Mesazhet e falsifikuara mund të përmbajnë lidhje që synojnë të vjedhin të dhënat tuaja.
-Raportoni çdo email mashtrues – Çdo email i dyshimtë mund të raportohet tek autoritetet e sigurisë kibernetike për të parandaluar përhapjen e tij më tej.
Radio Televizioni Shqiptar mbetet i përkushtuar për të garantuar transparencë dhe siguri për publikun shqiptar. Për çdo informacion të mëtejshëm dhe përditësime zyrtare, ju mund të vizitoni faqen zyrtare dhe kanalet e komunikimit.

po te kesh nje kryekurve ne krye cfare do presesh?