Pas dekadash përndjekjeje gjatë komunizmit, feja nëShqipëri është rikthyer dukshëm në jetën publike. SipasCensit të vitit 2023, sot rreth 50.7% e popullsisëdeklarohet myslimane (përfshirë bektashinjtë), 8.4% katolike, 7.2% ortodokse dhe 0.4% protestante.
Të gjitha këto komunitete janë pjesë e pandashme e realitetit tonë shoqëror. Por me rritjen e rolit të tyre, shtrohet një pyetje e ndjeshme:
A duhet shteti shqiptar të financojë kishat dhe xhamitë?
Ky shkrim synon të japë një përgjigje ndaj kësaj çështjeje.
Burimi kryesor i financimit: jashtë vendit
Gjatë tri dekadave të fundit, pjesa dërrmuese e financimitpër institucionet fetare në Shqipëri ka ardhur nga jashtë. Kjo mbështetje, në shumë raste, ka qenë jetike përndërtimin e xhamive, kishave dhe strukturave ndihmëse.
Në vazhdim unë do të argumentoj se varësia afatgjatë ngafinancimet e huaja dëmton interesat afatgjata të shoqërisëshqiptare. Vlen të theksohet që dëmi nuk vjen ngadonacioni në vetvete por nga sistemi i varësisë i ngriturnatyrshëm këto 30 vite. Në fund, unë do të paraqes njëpropozim konkret për të adresuar këtë sfidë.
Pse është problematike kjo varësi e gjatë
1. Rreziku që feja kthehet në instrument politikës së huaj
Ndarja e fesë nga shteti është një parim themelor në njështet laik. Por ky parim nuk respektohet gjithmonë nga shtetet e huaja që financojnëshërbesa fetare në Shqipëri.
Rreziku që ndikimi fetar të kthehet në ndikim politik ështëreal. Dhe problemi më i madh qëndron tek fakti se qytetarët shqiptarë nuk kanë mjetereale për t’u mbrojtur nga ky ndikim.
Nëse një qytetar shqiptar nuk e pëlqen ndikimin politik tënjë partie vendase, ai mund të reagojë duke mos e votuar. Por çfarë autoriteti ka ai mbinjë politikan të huaj, i cili ushtron ndikim në shoqërinë shqiptare përmes institucionevefetare që financon?
2. Pengon demokratizimin e institucioneve fetare
Mendoni për një besimtar që vëren një parregullësi oseabuzim në një kishë apo xhami, të cilin nuk e ndjek dot nërrugë ligjore. Nëse institucioni nuk merr fonde ngakomuniteti, por vetëm nga donatorë të huaj, sa ndikimmund të ketë reagimi i besimtarit?
Nga ana tjetër, donatorët kanë ‘de-facto’ autoritet përmesfinancave, por ndodhen larg Shqipërisë dhe nuk kanëlidhje me komunitetin lokal.
Kjo situatë mund të sjell që disa institucione fetare të jenë, në praktikë, jodemokratike dhe të shkëputura ngakomuniteti të cilit i shërbejnë.
3. Rreziku nga ideologjitë radikale
Kur përmendim “radikalizëm”, zakonisht mendojmë përterrorizmin. Por radikalizmi shfaqet edhe në forma më tëqeta: si predikimi i martesës me shumë gra, osepretendimi se psikoterapia bie ndesh me fenë, etj.
Ide të tilla nuk u zhvilluan në kulturën shqiptare por, u huazuan. Deri tani, raste të tilla kanë qenë të rralla. Por,ekzistenca e tyre është sinjal që ndikimi i huaj nuk ështëgjithmonë i padëmshëm.
A është zgjidhja ndalimi i donacioneve të huaja?
Disa mund ta lexojnë këtë shkrim dhe të propozojnë masa drastike si ndalimi i financimeve të huaja. Por një veprim itillë do të ishte një gafë politike dhe diplomatike që vetëmnjë qeveri me mentalitet komunist do të ndërmerrte. Kjo do të ishte një kthim pas – rreth 40 vite në kohë – dhe nukduhet të ndodhë.
A duhet shteti t’u jape para atëherë?
Megjithëse feja ka dhënë një kontribut të rëndësishëm nëshoqëri dhe pavarësisht rreziqeve të përmendura mësipër, unë mendoj se shteti nuk duhet të financojëkishat apo xhamitë. Një vendim i tillë mund ta zgjidhë njëproblem, por hap një tjetër: rrezikon t’i bëjë institucionetfetare të varura dhe servile ndaj pushtetit politik.
Cila është zgjidhja?
Në vend që shteti të financojë vetë institucionet fetare, ai duhet të fuqizojë qytetarët shqiptarë që dhurojnë nëkëto institucione.
Kjo mund të realizohet përmes një skeme lehtësimifiskal, e cila i mundëson qytetarit të zbresë nga tatimi mbitë ardhurat një përqindje të donacioneve që jep përinstitucionin fetar që ai zgjedh. Sigurisht, detajet e kësajpakete duhen hartuar me kujdes nga ekspertët, për tëshmangur keqpërdorimet dhe evazionin fiskal. Por Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë rrotën. Mjafton të ndjekë shembujt e vendeve perëndimore – si SHBA – tëcilat i ofrojnë këto lehtësira fiskale prej vitesh.
Një mik imi skeptik më pyeti: “Pse duhet shteti ta marrëpërsipër një nismë të tillë?”
Ia ktheva: sepse një shtet i mirëqenies dhe i së drejtësndërtohet mbi një shoqëri me vlera të larta morale dheshpirtërore. Dhe institucionet fetare ndikojnë drejtpërdrejttek këto vlera.
Gjatë komunizmit, qeveria e mohoi këtë ndikim dhe u përpoq ta zëvendësonte me vlerat komuniste. Por ajo përpjekje dështoi rëndë. Në fund, e vetmja “vlerë” qëndërtoi ishte servilizmi ndaj pushtetit. Ndërkohë që vleratfetare – kur zbatohen si duhet – janë testuar ndër shekujdhe funksionojnë.
Në fund të ditës...
Unë besoj se shqiptarët vetë e dinë më mirë se çfarëfunksionon për shqiptarët.
Skema fiskale e propozuar synon ta kthejë kontrollintek shqiptarët.
Hajde llapush hajde.....te marrte dreqi veshte Ik o lanet ne ndonje xhami a teqe i futi nje "lopthi" me baba Rrahimondin..... hahahaha
Gjate Mbreterise shqiptare me ligj u nderpren pagesat per institucionet fetare nga shtete te huaja dhe shteti financonte aktivitetet fetare ne Shqiperi. Por shteti shqiptar i sotem duhet tjua e ktheje 100% pronat e vjedhura institucioneve fetare. Ne jemi shtet laik e laiçizem nenkupton qe shteti nuk e pengon veprimtarine fetare por nuk e lejon fete te meren me pune qe nuk jane kopetence e tyre. Shqiptaret duhet te dine se sa para jane financuar nga te huajt per fete ne Shqiperi dhe sa para ka harxhuar e harxhon shteti shqiptar per fete. Kam pershtypjen se per fete ne shqiperi harxhohen shume ma shume para sa kane nevojat besimtaret per praktijuar ritet e tyre.
Po shteti ashte I te gjithve, finacimi duhet te behet por jo per ato qe nuk jane tolerant me besimin e tjetrit ose te mendimit kunder, feja pamarsishte se ti une beson o nuk beson ashte nje ndihmeues I pa zevendesueshem ashtu si u krijua ashtu do vazhdojne, respekt per ata qe besojne
Mirë ky Llapushi që duket një injorant i vëretë në drejshkrimin e shqipes por, gazeta Tema si mund të botojë një zhgaravinë të tillë, antishqip!? Nuk keni ndërgjegje që, i fyeni lexuesët me zhgarravina të tilla, pa asnjë lidhje me shqipen e vërtetë!?
Ai mer doktoraturen me kte shkrim.
NE ORTHODHOKSET NUK. E KEMI PROBLEM QE NA NDIHMON GREQIA ORTHODHOKSE ,,JAN VELLEZERIT TANE ,,ARVANIT VLLAHE ,,,KRISTOS ANESTI PER GJITH ORTHODHOKSET
Keto qe thua zotrote , jane idjotesira me brire ! Liria e besimit fetar eshte nje e drejte e garantuar me ligj .Se sa besimtare do te perfraqesoje nje komunitet fetar , e percakton vete populli me numurin e besimtareve , te cilet moralisht edhe jane te detyruar te kontribuojne financiarisht per funksionimin normal te komunitetit te tyre fetar . Ne se financimi nga besimtaret fillon te paksohet , kjo do te thote se vete besimtaret nuk e mbeshtetin ate. Pse u dashka qe shteti , permes taksave qe mbledh prej qytetareve te tij , te paguaje keto institucione fetare te pa varura prej tij dhe te nxite artificialisht mbijetesen e atyre qe vete besimtaret nuk duan ? Nese eshte e vertete qe mbi 50% e populsise eshte e besimit mysliman , si shpejgohet numuri simbolik i besimtareve qe frekuentojne rregullisht faltorete tyre ?! Nga ana tjeter , ne se qenkan nje numer kaq i madh besimtaresh , nuk lind aspak nevoja qe komuniteti i tyre te financohet nga shteti , sepse nje gje e tille jo vetem do te rriste pa kuptim barren financiare te shtetit laik , por shteti do te behej nje instrument i fuqishem per te qene pjese e rendesishme e vete ketyre komuniteteve dhe te cenohet dukshem pavaresia e tyre ! Vec ketyre , lind pyetja se cfar detyrimi ka ajo pjese ateiste te popullsise , te paguaje plus si harac edhe nje shtrese kreresh te komuniteteve fetare , kur nuk eshte aspak i intertesuar te financoje parazitizmin dhe ato te holla te shpenzohen per shkollat , shendetesine , arsimin , kulturen , shkencen etj . kurse komunitetet fetare te "fergohen" me dhjamin e tyre ? !
" Ndihma " qe na jep Greqia per ortodoksizmin eshte nje "kale troje" kimikisht i paster . Ndihmat nga jashte per cfardo lloj komuniteti fetar , duhen nderprere urgjentisht si nje dukuri me rrezikshmeri te theksuar te sigurise kombetare .
Duhen ndaluar financimet nga jashte. Sidomos nga vendet Arabe . Ndryshe do jemi thjesh nje vend Arab ne mes te Europes.
Jepini financime atij hoxhes mavri kalaja me kollaro e lamborghini qe te shkoje me te ne mal te kullosi dhite. O budallenj , po Shqiperia eshte ne zemer te Europes Kristiane , dhe nuk eshte Arabi. 500 vitet e pushtimit turk nuk muñd te zhbejne shekujt e Kristianizmit o shshunjat e fese. Ju jeni hajna , te pa bese , injorante dhe maskarenj. Teologjia eshte e shkruar ne Bibel o lamashe . Zoti eshte nje dhe feja e shqiptarit eshte Shqiptaria. Abandoni keto injorante qe duan te kthejne brezin e ri me brekushe dhe shamizeza.Mallkuar qofshi , hoxhallare e prifterinj , qe nuk keni asnji lidhje me fete dhe sherbimin ndaj njerezve te varfer. Ju keni nje emer( Hajna.).
Pika 2 eshte nje gomarllek me brire. Nje institucion fetar nuk eshte demokraci. Ky njeri do me pak fjale nje model Kinez, ku feja "lejohet" por eshte shteti qe vendos vijat e kuqe dhe piketat. Nese ka abuzime ligji i Republikes vepron kudo edhe ne institucionet fetare. Por nese ata i shpenzojne fondet e brendshme ne menyre "jo demokratike" por qe nuk jane ne kundershtim me ligjin, c'pune ka ky kalemxhiu se si shpenzohen fondet. Eshte si te futesh hundet ne nje familje dhe ti thuash zonjes se shtepise mos harxho kaq shume per veshje dhe burrit mos luaj lloto. Per sa kohe insttuticionet fetare nuk kryejne vepra penale shteti ska pune te fusi hundet. Nese do shteti mund te ndaloje me ligj financimet nga jashte por kaq. Me shume se kaq eshte shkelje e lirise se besimit.