Pasagjerët e "WizzAir" mbahen peng në Londër, avioni niset për në Tiranë me 90 minuta vonesë! Media britanike: Ekuipazhi i akuzoi gabimisht për vjedhjen e telefonit

1 Maj 2025, 10:43Sociale TEMA
Pasagjerët e "WizzAir" mbahen peng në Londër, avioni

Një ngjarje në përmasat e skandalit raportohet nga mediat britanike. Pasagjerët e një avioni të kompanisë "WizzAir" që udhëtonin nga Londra drejt Tiranës pasditen e djeshme, janë mbajtur për 90 minuta peng në Aeroportin e Lutonit.

"Fluturimi W95004 i Wizz Air ishte planifikuar të fluturonte nga Londra/Luton për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana, në orën 15:10 dje, por pasagjerët u mbajtën në pistë për gati 90 minuta", raporton media vendase Birmingham Mail.

Incidenti i çuditshëm ndodhi kur stafi akuzoi pasagjerët se i kishin vjedhur telefonin e një roje sigurie. Policia hipi në aeroplan dhe pasagjerët u mbajtën në pistë për gati 90 minuta, por në fund rezultoi se sendi që ata kërkonin nuk ishte në bord.

Vonesa u shkaktua nga pamjet e kamerave të sigurisë që dyshohet se tregonin një pasagjer duke marrë telefonin në aeroport. Megjithatë, pas një vonese prej 88 minutash, ekuipazhi i kabinës njoftoi se nuk kishte sende në aeroplan.

Një pasagjer 28-vjeçar i cili dëshiroi të mbetej anonim për median britanike, tregoi se stafi kishte telefonuar në celularin e zhdukur dhe kishte pretenduar se dikush e kishte hapur atë. Aty, sipas tyre ishin dëgjuar njoftimet e nisjes së fluturimit dhe menjëherë stafi kishte dyshuar se një pasagjer që ndodhej në bord e kishte vjedhur atë.  

Pothuajse një orë pasi kishte filluar drama, një anëtar i frustruar i ekuipazhit i informoi pasagjerët se stafi po shqyrtonte pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personin e dyshuar.

“Ne ende duam t’i japim mundësinë këtij personi të mundshëm që bëri gabimin ta sjellë atë përpara se ta gjejmë në video. Edhe një herë, ju lutem ejani vullnetarisht tek unë ose te kolegët e mi në prapavijë", është shprehur ai.

Situata u tensionua më tej kur telefoni mbeti i pagjetur dhe oficerët e policisë hipën në avion, ndërsa udhëtarët e pakënaqur mbetën të bllokuar në Luton. Më shumë se një orë pas orarit të parashikuar të nisjes, asistentet e fluturimit të lodhura u dhanë lajmin pasagjerëve të zemëruar – në bord nuk kishte asgjë.

"Nuk ka asnjë send në këtë aeroplan, tani jemi të kënaqur me pozicionin tonë të sigurisë për të shkuar. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë situatë. Edhe për ne është një situatë mjaft e re, po bëjmë çmos dhe do të jemi shumë shpejt në rrugën tonë për në Tiranë", janë shprehur ato.

Fluturimi W95004 i Wizz Air i planifikuar të nisej nga Londra/Luton për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në orën 15:10 dje pasdite, është nisur rreth orës 16:40 dhe ka mbërritur dy orë më pas në vendin tonë.

4 Komente

  1. B
    BirmiStan

    Ne Birmingham je ne Pakistan apo ne Indi.Policia Angleze eshte ne sherbim te Kolonise Pakistanit qe quhet UK … Largohuni nga Qynefi I pijanecave me Ushqim as per Qen. Ku Hamza Khan te hiqet mbret dhe dhembeverdhet pijaneca vdesin 48 vjeç… Eshte vendi me racist per hajdutet shqiptar pas Gruqise

    Përgjigjjuni
    1. t
      trifoni

      shqiptaret e kane vene veten vete ne kete situate. Ne Angli, Itali, Greqi kane lene nam, dhe akoma vazhdojne te mos civilizohen. Kur nuk do e reespekton veten, cfae pret te te bej i huaji ? Neper aeroporte e pika tranziti trajtohen si derra

      Përgjigjjuni
      1. d
        demokrataxhiu

        Pergjithesimet jane thjeshte pjelle e INJORANCES. Kot po e them, sepse e di qe as ka per t'u kuptuar.

        Përgjigjjuni
      2. a
        arapi gërrk

        po po nje fluturim simbolik nga ndonje aeroport turka apo i dores se dyte italian j Airalbania dhe mbyllet muhabeti, njezit e hengren tullumin ! Fluturimet normale mbase pas 3-4 vjetesh, te shohim, kismet. Shpresoj shume te jem gabim

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje