8 maji do të jetë dita kur në pistën e aeroportit të Vlorë do të ulet avioni i parë. Kjo është konfirmuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila ka inspektuar sot punimet që po shkojnë drejt fundit në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
“Kulla duket e përfunduar, por ka akoma skela. Edhe terminali duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe. Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, tha Balluku.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nga kantieri tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit të Vlorës, i cili do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë i dyti në vend pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.
“Gëlon ky kantier, këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e një aeroporti ndërkombëtar. Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat. Nuk do të kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra. Kemi një komponent tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil.
Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune. Kjo është industria e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve europiane. Do të jetë një nga pikat e zhvillimit ekonomik dhe të truizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia”, tha Balluku.
Po Kukesi si vajti? A paguhet koncensionari nga shteti per fitimin e munguar?
Duke lexuar, ate po mendoja te komentoja... po Kukesi? Cunat e Londres... qe as u rruhet fare per qytetin e tyre! Jane bere durrsjan, londinez... dijne vetem te thone Rama ik, ashtu kot per inat!! Nuk eshte investuar ne Elbasan, as ne Korce, as ne Gjirokaster, Permet, Peshkopi... sa eshte investuar ne Kukes! Ndertojme inaugurojme... harrojme e pastaj... fleme gjume. Uroj mos perfundoje edhe Vlora si Kukesi... ne gjume!
Do fluturoje Ballukja me presh...
Me mashtrime dhe me projekte fallco qe nuk kane per t’u realizuar kurre keta mjeshtra do t’u a kallin perseri shqiptareve. Kush degjon dhe 4 vjet te tjera pordhet e Rames e Beles,Spiropalit e Balles per te mos permendur nje tufe papagallesh qe i pasojne. Kam merak per Lalin!Si do t’i veje halli atij djali.Ja futen me dysh shoket dhe shoqet e Partise.Eshte djale punetor.I bente hije Beles.
Edhe dielli per ty eshte fallso.
Fluturimi i pare ne 8. Maj 2925. Fluturimi i dyte...me kesmet.
Ku i mbanë duart ajo Ballukja? Diçka nuk shkon këtu!
Një avion mund ta ulësh edhe në një pistë me bar, ose për emergjencë edhe në një fushë të mbjellë me jonxhë. Kjo është e realizueshme. Por fluturimi i parë komercial do kohë të gjatë. Për ata që nuk e kanë si informacion. Që një aeroport të quhet operativ, ka një sërë etapash që duhen kaluar. Në fund vendos një ent o posaçëm i aviacionit civil ndërkombëtar. Nuk e jep ok as Rama e as Balluku. Ti edhe një stadium të përfunduar nuk e konfirmon dot për ndeshje ndërkombëtare. E theksoj, ndeshje ku i bihet topit. Imagjino sigurinë që kërkohet për udhëtarët që ulen apo ngrihen në qiell. Kjo që thotë Balluku mund të jetë e vërtetë. Por kam bindjen se kemi të bëjmë më një inaugurim formal.
Pista e avioneve ne Vlore na eshte bere si pasarelat e modes se larte ku ekspozohen aritjet e qeverise Rama vetem se filmi riperseritet pafundesish deri ne bezdisje.
Fluturon,fluturon,fluturon ajroplani! Jjjoooooo Fluturon Edi dhe ne kuriz ka Balluken!
Dikur ne Shkoder thojshin, u Ul Avioni ne Rinas, Bertet Gomari I Dinos.. se ne ate kohe ulja e Avioneve ishte si Pellitjet e Gomarit dy tre here ne muaj. Edhe Vallona do kete fatin e Kukusit . Nuk ka asgje te terheq nje njeri te fluturoje aty dhe Jo ne Rinas. Te mbash nje aeroport hapur kushton Miliona euro. Kush do ti mbuloje ato . Eshte vjedhje e hapur, Shteti do reimbursoje Privatin qe e ndertoi per 30 vite. Kur ti dorezohet shtetit do jete nje katrahure se privati nuk hedh leke po nuk ka fitim kolosal..Cdo aeroport ne Europe po vuan, ne Shqiperi bejne Lek me bileta 18 euro?? Te habitesh
Mirë e ke, të habitesh madje të shqyesh bsytë. Kur miqte e mi fluturonin nga hithrou ne Alikante ose ne Korfuz me 10 £ , më dukej çudi,se une nga Tirana ne Bari paguaja 240 €.
ATA Jane shtete evropiane ,,ti je ne evrope si Harte…ku jeton ti..ke zbritur ne Rinas me nje Hale qe qelbet per gjithe aeroportin,,apo Kur del qe eshte si ne Kandahar,vetem Gomaret dhe Dhite mungojne se Burka ka plot…Te le Wizz air ne diell 1 ore se nuk ka autobuz..Kapitalizmi Shqiptar si surrati i Rames dhe Berishes.