
7 qershori shënon Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore dhe këtë vit rezulton të jetë rritur numri i ankesave të konsumatorëve.
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thotë se qytetarët denoncojnë kushtet e tregtimit dhe të ruajtjes së produkteve.
A ndihen të sigurt shqiptarët për ushqimet që konsumojnë?
“Nuk jam dhe aq e sigurt sepse në disa dyqane i gjej ushqimet e skaduara,” – u shpreh një qytetare.
“Ato që shiten, ashtu siç janë i marrim,” – u shpreh një tjetër qytetar.
Ajo që është e sigurt është se numri i denoncimeve për tregtimin në mënyrë të parregullt të ushqimeve, është 3 fishuar që nga fillimi i vitit.
“Konsumatorët denoncojnë për rastet kur produktet mund të kenë tejkaluar afatin e skadencës dhe nuk janë deklaruar, mund të denoncojnë për produkte të cilat duken që në pamje që nuk janë konform për t’u shitur,” – u shpreh Jeta Deda, drejtoreshë e AKU-së.
Që nga shkurti deri më tani janë asgjësuar 800 ton ushqime, e qindra të tjera janë konfiskuar .
Gjatë verës, situata bëhet më problematike për shkak të temperaturave dhe faktin se tregtarët jo gjithnjë i ruajnë siç duhet ushqimet. Për këtë arsye është ngritur një task forcë e posaçme për kontrollet.
Cili do të jetë rezultati saj, do të shihet në muajt në vijim.
Aspak te sigurt jan ushqime te skaduara shumica dhe mishi i pules qe shesin me gjilpera , djathi gjiza me niseshte, jam me fat qe i bej vet te gjitha dhe buken dhe djathin etj , vajin kam ullinjt e mi, tek mishi i kam vet me pula dhe me mish tjeter , prandaj esht perhap kanseri nga ushqimet e skaduara , te blesh sufllaqe e gjera nga keto rri vaji 2 muaj ne tenxhere ku skuqen patatet , nuk ka kontrolle nga shteti por mbushin xhepat me lek inspektoret e ushqimeve.