Zjarri në Sazan, Çako: I qëllimshëm nga një grup njerëzish që kanë vizituar ishullin

7 Qershor 2022, 12:46Sociale TEMA

Zjarri në Sazan, Çako: I qëllimshëm nga një grup

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka dhënë detaje në lidhje me situatën e vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit. Çako është shprehur se vatrat e zjarreve janë totalisht në kontroll të plotë dhe zjarri pothuajse është izoluar. Kreu i Emergjencave Civile ka shtuar se avioni grek që i ka ardhur në ndihmë palës shqiptare ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në ishullin e Sazanit dhe se po punohet për eliminimin e të gjitha vatrave të zjarrit.

Çako: Vatrat e zjarreve janë totalisht nën kontroll të plotë, pothuajse është izoluar, është bërë perimetri, është ndërhyrë dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm edhe ndërhyrja nga ajri me avionin Canadair, i mundësuar nga autoritetet greke në bashkëpunim me Brukselin. Ishte bërë një punë shumë intensive gjatë 2 ditëve nga të gjitha strukturat dhe forcat operacionale. Vazhdojmë për eliminimin e të gjitha vatrave. Ka patur gatishmëri të menjëhershme nga partnerët tanë.

Gjatë një interviste për Klan News, Çako ka thënë se sipas informacioneve paraprake, zjarri në ishullin e Sazanit është i qëllimshëm nga një grup njerëzish që e kanë viztuar këtë ishull.

Çako: Zjarri është shfaqur para 4 ditësh, marrë në kontroll prej 2 ditësh, por është rishfaqur sërish. Tendencë për ndezjen e zjarrit që është faktori njeri. Policia e Shtetit ka vazhduar hetimet. Nga informacionet paraprake, ky zjarr është i qëllimshëm në dashje apo nga pakujdesia e një grup njerëzish të cilët kanë vizituar ishullin e Sazanit.

Në fund të fjalës së tij Çako i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të jenë të kujdesshëm në periudhën e verës, pasi një pakujdesi mund të kushtojë shumë për të gjithë vendin.

2 Komente

  1. r
    romeo

    Sigurisht qe zjari eshte i qellimshem se ne kete vend ka gomere plot..... A e pate vidjon e atij idjotit qe i gjuante tigrit me gure, ja keta jane....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një ta çashë, e një ta mbashë.

      Ore nuk e marr vesh këtë unë. Ky është emergjencat civile apo po vazhdon punën e policit. Po ik merr Haki (Haki Droga i thoshte Monika) Para tre ditesh the zjarri është në kontroll, zjarri po bënte kërdinë. Merru me punët e tua, lere punën e policisë dhe zëdhënësit . Tipike e njerëzve që bëjnë sikur punojnë dhe duan me u duk

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje