
Java e Kulturës Italiane ka sjellë në Tiranë ministrin italian të Kulturës, Dario Franceschini. Ai u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në shenjë mirënjohje i dorëzoi dhe “Çelësin e qytetit”. “Dua, në emër të gjithë kolegëve dhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës, por edhe qytetarëve të Tiranës, t’ju dhuroj “Çelësin e qytetit”, si një shenjë e një dere të hapur dhe e një mikpritje pa kufi për miqtë nga Italia”, tha Veliaj.
Duke falenderuar kryebashkiakun Veliaj, ministri italian vlerësoi ndryshimet në kryeqytetin shqiptar. Ai theksoi se Tirana është model i zhvillimit dinamik e të hapur, ku mund të marrësh frymë në ajër të pastër. “Përgëzime për gjithçka që keni bërë. Në fakt, Tirana është model i zhvillimit, i një zhvillimi dinamik, të hapur, ku mund të marrësh frymë në ajër të pastër. Unë pata vetëm disa orë në dispozicion, por ky është një qytet që ka dëshirë për t’u rritur, dinamik, i hapur dhe në fakt unë do të doja të investonim pikërisht në këtë gjë. “Çelësi i qytetit” është një simbol jo vetëm për mua, por për të gjithë italianët të cilët duan të vijnë këtu”, tha Franceschini.
Ministri Italian shtoi se Tirana është një qytet evropian dhe duhet të shihet gjithnjë e më shumë si një vend mikpritës për të rinjtë italianë. “Tirana është një qytet i ri, dinamik, shumë i ri, një qytet evropian, ndërkombëtar dhe mendoj se duhet të shihet gjithnjë e më shumë si një vend mikpritës për të rinjtë italianë, të cilët duan të vijnë këtu, ta njohin, të studiojnë këtu, t’i përkushtohen kulturës, teatrit, poezisë, muzikës, letërsisë. Duhet të punojmë me shumë vendosmëri për t’ia arritur kësaj. Pra, jo vetëm t’i përkushtohemi ruajtjes së traditave e miqësisë sonë, por duhet të investojmë tek brezi i ri”, deklaroi ai. Ministri nënvizoi se mes dy vendeve ka shumë hapësira në të cilat duhet investuar sikurse është dhe njohja e kulturës shqiptare në Itali.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi kontributin e Italisë për shqiptarët dhe për vendin tonë. “Ne jemi me fat që jemi fqinjët e Italisë dhe e konsiderojmë veten vërtet fatlumë sepse ka shumë rëndësi kush janë fqinjët e tu. Duke parë çfarë ndodh në Rusi, çfarë ndodh në Ukrainë, fqinjët kanë rëndësi dhe nuk mund t’i marrim për të mirëqenë. Ne jo vetëm që nuk i marrim fqinjët për të mirëqenë, por e vlerësojmë jashtë mase fqinjësinë e madhe dhe të bukur që kemi me Italinë. I marrim fqinjët aq seriozisht dhe i duam aq shumë saqë duam t’ju japim dhe çelësin e shtëpisë tonë si një shenjë e miqësisë së mirë, si një shenjë e vëllazërisë, edhe si një falenderim dhe mirënjohje për gjithë kontributin fantastik që Italia jep për Shqipërinë”, deklaroi Veliaj.
Ministri Dario Franceschini dhe kryebashkiaku Veliaj diskutuan mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe mbi shkëmbimin kulturor mes dy vendeve.
Viva Italia , mikja e sinqerte dhe avokatja jone e pa diskutueshme ! Grazie Franceschini per fjalet e bukura per Tiranen tone te mrekullueshme dhe per punen e madhe te Erionit dhe qeverise shqiptare , qe kane bere per Tiranen dhe gjithe Shqiperine .
nje shqiptar ne Itali... pjerdh se lirohesh... shqipet kan more dhene europes per cop te bukes ,kurse ti lavdero tiranen a cop ka....i
Tiranen nuk e lavderoj vetem une , por cdo i huaj qe e viziton , me perjashtim te zhulsave opozitare , qe e lane Tiranen dhe gjithe Shqiperine plehra e zhul , kur thyen qafen nga drejtimi i Shtetit dhe qe nuk kane per t'u kthyer kurre . Sa per shqiptaret qe emigrojne neper bote , nuk ka asnje te keqe , perkundrazi . Njeriu punon e jeton ku i behet mire .
Mos u be "borizan i partise", por merr nje apartament me qera ne Tirane, gjej nje pune, coi femijet ne shkole a kopesht, bej pazar dhe paguaj kostot e parkimit, transportit. Mundohu t ebesh biznes apo karriere, dhe pataj trego teori suksesi per "pordhat me rigon". Tirana nuk ka sistem mjekesor funksional ( ai qe eshte nuk eshtr funksional) Titana nuk ka sistem cerdhesh e kopeshtesh funksional, (ai qe eshte ka nivel primitiv) Tirana nuk ka sistem arsimor funksional (ai qe eshte ka militante dhe cilesine e ka per nje vend ne sub-sahara) Tirana nuk ka nje sistem transporti publik funksional (ai qe eshte ka nivel primitiv) Tirana nuk ka UJE te PISHEM! Tirana nuk ka uje JO te pishem 24 ore! Tirana je 2022 jeton me cilesi me te ulet se viti 1984!
Sign. Franceschini, mos thoni ksi “ furçesh dipllomatike” se e marrin me gjithë mend këta dhe i duket e vërtetë. Kalova 4 muaj në Tiranë per probleme familjare dhe është qytetit me i ndyrë në Evropë. Per ata që punojne, shkollohen, të kurohen, dhe të jetojne me dinjitet. Tirana është vend për mashtruesat, hajdutët , drogaxhijtë , të korruptuarit dhe gjithë pislliqet e tjera.