Rama publikon fotot: Rruga e re Kardhiq-Delvinë do shkurtojë kohën e udhëtimit drejt Sarandës

6 Qershor 2022, 09:01Sociale TEMA

Rama publikon fotot: Rruga e re Kardhiq-Delvinë do shkurtojë

Kryeministri Edi Rama  ka njoftuar se punimet për tunelin e Skërficës janë drejt përfundimit.

Sipas tij, rruga e re Kardhiq-Delvinë do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, ndërsa do të shkurtohet koha e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Lider, keto rruget me tunele kane leverdi te madhe. E ke pare sa shpejt i mbarojne tunelet keto firmat e me pjesen tjeter te rruges vazhdojne me vite ? Leku madh lideri yne legen !

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli

      Leket per tu prish jane, or tej. Pas ca vitesh nuk pyt kush sa kushtoi. Ajo qe mbetet eshte rruga. Do jete e perjetshme..

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artis

        Nuk ke faj që ke këtë mendim për rrugët e reja se niveli juaj i ulët i gjykimit nuk vjen nga lekët por nga injoranca ekstreme e para dhe e dyta Rama është me të vrtetë një lider që ju nuk e meritoni…

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje