“Perëndimi dëshiron ta tkurrë Serbinë në Pashallëk të Beogradit”

6 Qershor 2022, 11:09Sociale TEMA

“Perëndimi dëshiron ta tkurrë Serbinë në

Rusia nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk ka asnjë indikacion për ndryshim të politikës së jashtme ruse në këtë drejtim, ka thënë akademiku, historiani dhe diplomati serb, Slavenko Terzic për të përditshmes serbe “Danas”.

Terzic e fton Serbinë të mos rreshtohet në sanksionet ndaj Rusisë, duke u thirrur në mbështetjen ruse kundër pavarësisë së Kosovës dhe qëndrimit të saj prapa Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit.

Madje, ai i thotë se edhe krahasimi i Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, i rastit të Kosovës dhe konfirmimit të pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ishte me “qëllim të keq ndaj Serbisë”.

“Mbështetja e Rusisë ka qenë konsistente dhe e qartë. Për mendimin tim, thirrja e Presidentit Putin rreth precedentit të Kosovës nuk shkon kundër interesave të Serbisë. Ai thjesht deshi të thotë: nëse shkaktoni këso precedentësh të paligjshme, pse jeni kategorikisht kundër rasteve të ngjajshme”, i tha ai gazetës serbe.

“Nuk duhet të harrojmë se Rusia Cariste ishte i vetmi aleat historik i popullit serb në luftën për pavarësi dhe bashkim. Rusia është fuqi e madhe, ka interesat e saj dhe u jep avantazhe njëjtë si fuqitë e tjera të mëdha. Nganjëherë edhe i ka tradhtuar pritshmëritë e Serbisë”, tha ai.

Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, sipas akademikut serb, “do të thoshte tradhti ndaj aleancës shekullore mes Serbisë dhe Rusisë”.

Mes tjerash, sanksionet ai i quajti “mjet arkaik” që nuk zgjidhin problemet e madhe.

Madje akademiku serb thotë se qëllimi i disa vendeve kryesore perëndimore është ta reduktojnë shtetin e Serbinë në “pashallëk të Beogradit”.

“Edhe nëse do të përmbushnim gjithçka që kërkohet nga ne nesër, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë, jam plotësisht i bindur se nuk do të kontribuonte në ndryshimin e qëndrimit të tyre ndaj nesh. Historianët që merren me Ballkanin e dinë mirë se një politikë e tillë është pjesë e një plani më të gjerë. Më duket se nuk është ekzagjerim të thuhet se qëllimi i disa vendeve kryesore perëndimore është ta zvogëlojnë hapësirën shtetërore serbe në Sumadijë – në ish-pashallëkun e Beogradit”, tha Tërziç.

1 Komente

  1. T
    Tung

    Te rusi shpresonte Milloshevici qe humbi kosoven. Me rusin mbahuni se ne bithe e keni. Po vjen koha e teritoreve shqiptare dhe te tjera, nen serbi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje