Greqia sjell avion për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit

7 Qershor 2022, 09:08Sociale TEMA

Greqia sjell avion për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit

Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia ka sjellë një avion tip Canadair CL 415 për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri.

Sipas Peleshit, eskpertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren.

Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, ka shprehur mirënjohje ndaj partnerëve të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla.

Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.

Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit është “pushtuar” nga flakët. Ditën e djeshme, ka pasur raportime për shpërthime të municioneve.

Zona, e cila është përfshirë nga flakët në këtë ishull, ka qenë bazë ushtarake dhe mund të ketë municione të tjera të mbetura aty.

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Shteti i Rames, i kryeministrit tone LEGEN. Bie zjarri ne nje baze ushtarake dhe vijne per ta shuar mbas kater ditesh nga emergjencat civile te Greqise. Po montoni more legena dy pompa zhytese dhe beni nje unaze me tuba ne zonat me te rrezikuara, vendosni nje minigjenerator per energji elektrike, nje fuci me nafte 200 litra ( aq sa harxhon per nje dite kryeministri kur i ben shetitje Zahos dhe Lindes ), vendosni dhe 10 saracineska dhe mbaon historia e zjarrit ne Sazan per 200 vjetet e ardhshme. Kryeminister legen !

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1984

      E kan ndeze zjarrin me qellim a nuk e ke pare ende videon?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje