
Pensionistët ne Peshkopi tregojnë se s’kanë marrë pensionin që duhet të merrnin në muajin maj. Më tej tregojnë se shumën duhet ta shpërndante punonjësi me emrin Gazmir Hysi. Sipas tyre, ai që i shpërndante është zhdukur dhe prej disa ditësh nuk është dukur të shpërndajë këto pensione. Disa të tjerë thonë se ai ka blerë shtëpi në Tiranë me lekët e pensionistëve. Ndërkohë, të tjerë pohojnë se ka ikur në Dubai.
Pas këtyre ankesave, gazetarët e emisionit Fiks Fare u interesuan te Posta e Peshkopisë, ku takuan punonjës dhe drejtorin Ilir Vranici. Drejtori thotë se Gazmiri ka pas disa probleme financiare, por nuk bëhet fjalë për përvetësim, vetëm vonesa dhe se pensionet do t’i shpërndajnë. “Për të dëgjuar po dëgjojmë, e ke parasysh! Jo ka ik, s’ka ik e ke parasysh. Njeriu ka pas ca probleme, ka qenë me raport. Është me raport aktualisht, megjithëse me raport, dje ka shpërndarë lekë në disa fshatra, Kastriot. Sot ka shpërndarë këtu (në qytet) disa të vendit që i kanë mbet të tjerë. Dhe ka fik telefonët. Ka edhe probleme financiare, të folim shqip. Brenda 3-4 ditëve do e marrësh pensionin, s’ka ku të shkojë! Dakord?! Me një fjalë, të jap fjalën se brenda të mërkurës do e marrësh pensionin” i thotë drejtori.
Ndërkohë, gazetarët e pyesin nëse ka blerë apo jo shtëpi në Tiranë. “Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto (lekët e pensioneve) dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë” i thotë ai, ndërsa në fund “tani më shqip s’di ç’të them”!
Pas këtyre përgjigjeve, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” shkuan për ta pyetur personalisht drejtorin Ilir Vranici. “Punonjësi Gazmir Hasi ka tërhequr 11.4 milionë lekë të reja pensione dhe 5.7 milionë lekë ndihmë sociale për muajin maj 2022. Ka filluar t’i shpërndajë. Kemi pasur probleme me vonesa” tha drejtori. Më tej pohon se ka urdhëruar që ky punonjës mos të tërheqë më para nga arka e Postës, por të merret dikush tjetër. “Kam ngritur grup pune për të verifikuar rastin. Në datën 6 maj del raporti i kontrollit. Nuk e kam denoncuar në polici se s’ka dalë raporti i kontrollit” thotë drejtori. Gazetarët e pyesin nëse është aktualisht në punë Gazmir Hasi, ndërsa drejtori përgjigjet se “sot ka qenë, por tani (në orar të punës) ka fikur telefonin”. Gazetarët e pyesin nëse me këto lekë, punonjësi ka blerë apo jo apartament në Tiranë. “Jo, mesa di unë” përgjigjet drejtori, por në një bisedë me kamera të fshehtë ai tha se Gazmiri ka pasur probleme ekonomike dhe se ka blerë një apartament. Ndërkohë, në fund, gazetarët e pyesin se do t’i kthejë për t’i dalë kredia?! “Nuk kam informacion për kredi” përfundon drejtori Ilir Vranici, por më parë pohoi se “disa nga këto para (të pensioneve) i ka përdorur dhe do t’i kthejë kur t’i dalë kredia”.
Bisedë me drejtorin e Postës së Peshkopisë, Ilir Vranici
Gazetari – Gazmir Hasa, po e kërkojmë për (pensionet)
Drejtori – Për të dëgjuar po dëgjojmë, e ke parasysh! Jo ka ik, s’ka ik e ke parasysh. Njeriu ka pas ca probleme, ka qenë me raport, a më kupton. Është me raport aktualisht, megjithëse me raport, dje ka shpërndarë lekë në disa fshatra, Kastriot.
Drejtori – Sot ka shpërndarë këtu (në qytet) disa të vendit që i kanë mbet të tjerë. Sot a më kupton. Dhe ka fik telefonët, e ke parasysh… Ka edhe probleme financiare, të folim shqip a më kupton. Brenda 3-4 ditëve do e marrësh pensionin, s’ka ku të shkojë! Dakord?! Me një fjalë, të jap fjalën se brenda të mërkurës do e marrësh pensionin.
Gazetari – Se më thanë se ka blerë një shtëpi në Tiranë, hallall i qoftë.
Drejtori – Të thashë ka probleme financiare, a më kupton. Dhe, është e vërtetë që ka blerë shtëpi në Tiranë, po jo me lekët e kësaj, se shtëpia në Tiranë bën 50 milionë. Ai s’ka marrë 50 milionë! Por, më fal, ka përdorur pak nga këto dhe pret të marrë kredinë ditën e hënë a të martë, ta rregullojë… Edhe…
Punonjësi i postës – Ka pas probleme…
Drejtori – Tani më shqip s’di ç’të them!
Bisedë me pensionistë dhe punonjës të Postës në Peshkopi
Pensionistja – E kanë hequr Gazin?
Pensionistja – Nuk e di, i ka pas dhënë Gazi këto pensionet dhe asistencën.
Pensionistja – Ai la nam. Kena pas Fate Shaini, thoshte të vish a me 17, me 22, 20 nuk kishte datë të caktume kërkund o bir.
Fiksi – Ka marrë lekët e pensioneve e nuk ua ka dhënë?
Pensionistja – Ka njeri që se ka marrë hiç. Mua më thanë ka gjet shtëpi në Tiranë.
Pensionistja – Thanë ka gjet shtëpi në Tiranë. Këtu s’ka shtëpi, ka shku në Tiranë ai.
Pensionisti – Unë kam pasur me marrë pensionin që më datë 20 (maj), sot është data dy (qershor). Edhe plaka kështu s’i kemi marrë.
Fiksi – Mos ka pasur me t’i dhënë Gazi edhe ty?
Pensionistja – S’i kanë marrë edhe të tjerët!
Fiksi – Po Gazi nuk është këtu, e kanë hequr?
Fiksi – Që me 20 (maj) ke pasur ti me marrë?
Pensionisti – Nuk di gjë hiç, nuk kam vajtur kërkund. Llafe mileti, jo është këtej, jo është andej, jo ka bërë budallëqe.
Pensionistja – 30 mijë lekë asistencë.
Pensionisti a 2 – Ha mo ani, ani edhe unë s’i kam marrë.
Fiksi – Çfarë date ke pas me i marrë?
Pensionisti – Po kjo thotë s’i kam marrë.
Pensionistja 2 – S’i kam marrë jo!
Fiksi – S’i ke marrë hiç?
Pensionistja 2 – Jo mo jo fare. Kemi ardhur lartë e poshtë se jam edhe me tension. Sa këtu, sa këtu, sa këtu, sa këtu.
Pensionistja – Laju sot se të rruajmë nesër!
Pensionistja 2 – Një herë tha dua letrën, ku me shku! Nejse, ikëm. Ene hajde mos e gjej, hajde mos e gjej.
Pensionistja 2 – Eh sa herë kam ardhur?! Ku e di unë tani, që me datë 10 që merrem. Tani e kam lënë se nuk kam takat me ardh këtu.
Fiksi – I ka marrë për vete?
Pensionistja 2– Zoti e di, s’e di!
Pensionistja 3 – Të asistencave.
Fiksi – Sa muaj ke pa marrë pensionin?
Pensionistja 2 – A t’u ardh data tjetër, me datë 10 vjen pensioni tjetër. Ku të ha, i kam marrë borxh, i kam marrë lekë tani.
Fiksi – Po komplet pensionet i kishte marrë e ikur?
Fiksi – Po sa ditë ka që nuk ka ardhur këtu?
Pensionisti 3 – Po ka një javë a dhjetë ditë, i kanë ashtu …
Pensionisti 4 – Tek asistenca është ngatërruar, ku e di unë.
Pensionisti 4 – Pa të dhanë do shpërblime.
Pensionisti 4 – 30 mijë për familje. Këto që marrin asistencë. Unë kam djalin që merr asistencë, është i ndarë ai këtu. Pse ai merr vetëm asistencë, më vinte edhe bajat me e pyet me thënë të drejtën. Ishin shumë lekë asistencë … Kur më thonë të tjerët është bërë kështu, kështu kanë ardhur ato shpërblimet se kishte marrë ai do lekë (Gazi).
Fiksi – I kishte marrë vetë, ai nuk ja kishte dhënë kërkujt?
Pensionisti 4 – I kishte marrë vetë të gjitha.
Fiksi – Po nuk ka treguar fare?
Pensionisti 4 – Jo, jo nuk na ka thënë. Shif këtu, një mijë e ca vetë marrin pension, nga 1000 lekë, një milionë lekë në muaj.
Fiksi – Që i merr vetë pa i kërkuar kërkujt?
Pensionisti 4 – Ja japin nga një mijë të gjithë dhe një mijë i mban vetë, dy milionë. Se të gjithë i lënë …
Bisedë me punonjësin që e ka zëvendësuar në Postën Kastriot
Punonjësi i postës – Unë jam Shefi Hysa, agjenti postar. Patëm mbledhje, shkova tek banka. Mbarova punë, në dispozicion më keni.
Fiksi – Jo, dua të di kaq, Gazin ku mundet ta gjej?
Punonjësi i postës – Vallai mua s’ma ka hapur telefonin asnjëherë, se unë nuk pajtohesha me disa gjëra këtu, as jam pajtuar ndonjëherë dhe nuk e di!
Eh si u katandis ky vend !? Hajdutet ordiner dhe ata politik kane zaptuar gjithe administraten shteterore dhe bejne ligjin e tallen me nje komunitet te tere ! Pa pike pergjegjesie drejtori me nje gjakftohtesi te "admirushme" justifikon bemat e banditit, punonjesit te tij ! I pari qe duhet futur brenda eshte drejtori dhe mandej edhe pergjegjesi i finances, ne fund pa tjeter banditi, qe ka vjedhur kaq pak 200 milion leke. Po edhe ky milet sa i pameshirshem eshte treguar , po pse nuk e la te uruarin qe edhe ta arredonte plotesisht ate kodosh shtepi, po me vrap vajti dhe e denoncoi !?
Pra do te thote qe, neser une do vi ne Shqiperi me pension Italian. Dhe leket do mi sjedhin ne shtepi njeres si ky????? Ky do marre pensionin tim dhe te ma sjedhe mua ne shpi? Dhe ti them faleminderit ketij? Ti jap kafe dhe raki ke shpija? Ti fali dhe nje dhitshe, o eshte pak? Po ka shtet ne Shqiperi o eshte prap saliu?
Hahahahaa... me lot!!! E pabesueshme!
Vetem ne Shqiperi....cohu Enver.....po normalisht me kte drejtor mire dhe kaq....
Ky eshte shteti i Mero Bazeve....marrin leket e pensionisteve e blejne shpija..rrace e keqe
Shqiptare kudo qe keni ikur,kthehuni ne atdheun tuaj! !Rama ju ben te fala!
O drejtor, KAR ti, SUPER KAR, ai qè te ka bere ty drejtor...
Gallate, vjedhja e pensioneve te te gjalleve eshte asgje krahasuar me vjedhjen e "pensioneve" te te vdekurve, thjesht nga fakti qe te vdekurit nuk kane goje te flasin tek fiksi. Dini gje perse pensionet jepen ne arkat e Postes ndersa pagat e gjithe punjonjesve te shtetit jepen ne llogarite bankare? Vjedhje e organizuar.
perse fle gjume krimi ekonomik, prokuroria. perse drejtori justifikin hajdutin qe hyn ne hakun e pensionereve? zene vendet ne administrate me mentalitetin se jane prone private, 0 frike nga ligji. perse duhet gazetaret te. merrrene me nje rast kaq flagrant,lehtesisht i vertetueshem? vitet ikin dhe asgje sndryshon ne ate vend
Hahaha,ky vend do te Futet ne evrope..ky tipi ne evrope do ishte brenda dhe drejtori i pa pune….Rama Po ben shtet Anadollak ,keto as ne kohen e Zogut nuk ndodhnin se te varte nga kembet…o Zot cfare Shteti…Po Shteti Dixhital,apo digjital i Rames si lejon pensionet te ndahen me thase me leke…Ceceni e gjalle Republika e Rames e saliut.
Vjedhja e tjetersimi i Pensioneve filloj qysh me ardhjen ne krye te shtetit saleh hamutin e vicidolit , Kriminelein dhe injorantin Sharlatan qe na e vun Bijt e Bushtres ne krye si gjasme Politikan ! - Ka pothuaj 1/2 Miljon shqiptareve qe i eshte ndryshuar Pensioni dhe kto i ka fut ne xhep Shkefdhata i vicidolit shpellari berisha . Te gjithe ata qe jan ankuar atehere Gjykatave te Shkerdhates - jane refuzuar nga Rregjimi i Shkerdhatave te kombit bandes qe sot kane ngritur Vilat e tyre jovetem ne Lalz por kudo Shqiperise . Dhe eshte Pikerishte Bordellua e Drejtesise shkaktari kryesore i te gjithe Krimeve qe shpellar Shkerdhata ka bere gjithe kohes dhe qe kakaris ala sot ,si Majmuni Plak maje pemes se Bordellos Drejtesi . Bordellua Drejtesi jane Mina poshte Shtetit Shqiptare jane mekanizmi kryesor i degjenrimit dhe inkriminimit te shqiptare dhe renia e ksaj shoqerie ne kte far derexheje . Zhdukni Bordellon te shpetoje Shqiperia dhe te shkoj ne ate vrym nga ka dale meta e salia
Sandri Sandri ne zemrat tona ….. zbrit nga maja thanes o loqe se po flasim per tjeter gjo
Ceco , ma mer njiher ne duar ,dhe me thuaj pastaj te pelqen apo jo .He me rruac
I bej thirrje qeverise te importoje urgjentisht 1000 pensioniste nga Taxhikistani se keta te Dibres po merren me thashetheme e nuk po punojne. Sa per leket, mos u beni merak se „llokumi“ i postierit dibran do perfundoje tek halja e ndonje modeleje shqiptare atje ne Dubai. Keshtu qe leket e pensionistave do kthehen ne atdhe per tu shpenzuar tek ndonje klinike qe merret me zmadhim gjoksesh e skalitje shalesh.
Te keqen e xhaxhit enver asnjeher nuk ishin keto probleme , kemi 31 vjet me hajdut polotikan hajdut dhe ven ne vende pune veglat e tyre hajdutet e vet.
lol skiperia e ramazonit. ngelet turq gjithe jeten
Qeveria qe duam Psh ne peshkopi pensionin e merr nqs don hysi Po nuk deshi nuk merr pension Pas ksaj arritje kalojme te leshimi i sateliteve
I pari qe duhet te futet ne burg eshte drejtori....
"Q! prifti , pagu katuni " thojn nga kavaja. As nuk e kan heq nga puna. Vk me gjith prokurori .
Wild wild west made in albania
E paimagjinueshme...kur dikush vjedh 290 leke hyn brenda .....o zot...nhe rast I tille mund te ndodhi kudo por justifikimi e mbrojtja qe I bejne eshte skandaloz...e sigurt ky punonje ka lidhje ne ndonje lart.
Aty ku nuk funksion Ligji dhe "Drejtesia" vetem nga Emri qe mban - dallon nga Krimi i Organizuar ordinere - nderkohe qe vet eshte Baza e Krimit te Organizuar te Klanit e Krimineleve Politike, sigurishte qe Ligjin e ben Kriminelei Politike dhe ai i rruges . Ju kujtohet si u denua per nji Tave Peshk zh/Ministria ? Cfar poshterimi Shteti dhe pallat e pushtat ne Pushtet derdellisin per Politika te Medha Rajonale e Boterore lol , nderkohe qe vet Shteti i tij eshte nji drrase e Kalbur mbi halene Politike !
Drejtor leshi! Drejtor korruptiv! Ne vend qe te njoftoje policine per te gjetur hajdutin, e merr ne mbrojtje, i ''qan'' hallin, premton ne emrin e hajdutit se pensionistet do t'i marin pensionet dhe shatra e patra! Sa keq eshte katandisur katundi, o njerez! Cfare jane keta drejtore te shpifur?! Kush i ka vendosur? Kush e perzgjedh personelin? Kush firmos per punesimin e ketyre hajduteve?! Te thuash se eshte pinjoll i ndonje partiçke, s'te beson njeri, kurre! Kujdes, mos i ritorturoni njerezit, ju te partise se ''rrilindjes''! T'i mbash parate e pensionit per vete, t'i vjedhesh ato, apo t'i perdoresh per interesat personele dhe per nevojat e tua, ky akt eshte krim, qe godet deri ne kupolen e qeverise... Beni durim, pensioniste te durueshem dhe kini shprese tek Zoti, jo tek ky drejtori prej leshi, qe sebashku me ate pagatorin hajdut duhet te ishin arrestuar!
Me e pakta drejtori duhet pushuar menjihere nga puna dhe te shkoje ne gjykate . punonjesi te denohet te pakten dhjete vjet burg dhe te behet shembull .Per cfar eshte drejtori ,per te mare pensionet e fukarase se bashku me punonjesin?!?! Pushojeni menjihere kete hajdut drejtor dhe denojeni ,apo mos ndofta eshte nga te PS?!?! Perse prokuroria e dibres ben sehir!?????