Shqipëri vs Europë, si ndryshoi popullsia në 12 vite?

15 Korrik 2024, 21:50Sociale TEMA
Shqipëri vs Europë, si ndryshoi popullsia në 12 vite?

Rezultatet e Censit të vitit 2023 vërtetuan rënien e ndjeshme të popoullsisë të paralajmëruar nga tregues të ndryshëm si numri i lindjeve, shtesa natyrore e popullsisë, apo edhe shifrat e emigracionit. Në harkun kohor të 12 viteve, Shqipëria ra me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Konkretisht, popullsia banuese në Shqipëri, sipas llogaritjeve të rezultateve të Censit, rezulton të jetë 2,402,113 persona. Ndërkohë, në Censin e Popullsisë dhe Banesave të vitit 2011, popullsia banuese ishte 2,821,977 persona. E shprehur në përqindje, rënia e popullsisë në vendin tonë vlerësohet në rreth 15%.

“Scan Intel”, me ndihmën e shifrave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, ka përllogaritur se si ka ndryshuar numri i popullsisë në vendet e Europës referuar të njejtës periudhë. Referuar shifrave të Censit të vitit 2011-të dhe treguesve të popullsisë në vitin 2023, në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Europian, popullsia paraqitet me rritje.

Më konkretisht, nëse analizojmë shifrat, vemë re se Malta dhe Luksemburgu kanë rritjen më të lartë të popullsisë në harkun kohor të 12 viteve, me rreth 30% dhe 29% përkatësisht. Po ashtu, edhe Islanda, Irlanda dhe Suedia, renditen me vendeve ku numri i popullsisë është rritur. Rritje më modeste regjistrojnë vendet si Sllovakia, Spanja dhe Sllovenia.

Ndërkohë, nga ana tjetër, paraqitja grafike e të dhënave na tregon se Shqipëria renditet mes vendeve me rënien më të madhe të popullsisë. Bullgaria, Kroacia, Letonia, Lituania, Rumania, Greqia, Hungaria, Polonia, Italia dhe Portugalia pasojnë vendin tonë në këtë renditje, sa i përket ndryshimit të popullsisë që nga viti 2011-të. Rënia në këto vende regjistrohet nga 0.4% në Portugali, deri në 12.4% në Bullgari. (Xhorxhina Deda)

2 Komente

  1. K
    Kritiku

    Xhorxhina Deda, maloke qe paska bere nje analize pa tru. Cila eshte Europa qe ajo i referohet? Ne kemi BE me 27 shtete dhe kontinentin Europian. Po ti referohet BE ajo duhet te dije qe rritja e numrit te popullsise eshte si rrjedhoje e emigrimit masiv nga Afrika dhe Azia Perendimore. Ne Shqiperi nuk kemi kete emigrimin. Nuk mund te krahasohen keto gjera, sepse rezultati del gabim. Idiote ajo qe paska bere kete analize, por me idiot eshte ai qe e solli per tu publikuar!

    Përgjigjjuni
    1. a
      abdyl frasheri

      Shqiptaret e shkret ,,emigrojne drejt evropes ,,,esht mbush gjermania ,,,me turq e me shqiptar ,,,,ne kohen e p. osmane emigronin drejt turqise e egjyptit ,,sidomos myslymanet shqip turqisht foles ,,se ata kishin te drejta ,,,tani ne turqi ka mbi 10 miljon shqipotar myslyman ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje