Këshilli Europian, paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për ushtrinë shqiptare

15 Korrik 2024, 18:20Sociale TEMA
Këshilli Europian, paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për

Këshilli Europian miratoi një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të fuqizuar kapacitetet operacionale dhe efikasitetin e ushtrisë shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, këto para do të shkojnë për të ndihmuar Forcat e Armatosura sa i përket lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes. Kjo nismë synon gjithashtu edhe të forcojë kapacitetet e Shqipërisë sa i përket pjesëmarrjes së Politikat e Përbashkëta të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Bashkimit Europian.

“Shqipëria është një partner i besueshëm dhe një shtet kandidat për në BE. Vendimi i sotëm është një moment i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për mbrojtjen dhe sigurinë.

Gjithashtu pasqyron vlerësimin për rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE, çka shpreh qartë zgjedhjen strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, citohet të ketë thënë Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

Pjesë e kësaj paketë ndihme janë pajisje jo vdekjeprurëse, por edhe trajnime teknike. Forcat Tokësore të Shqipërisë do të marrin mjete të blinduara transporti.

7 Komente

  1. S
    Satër

    Bravooo ! Jepjani ben ahmetajt ti "administroj"!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noone

      shume bukur se tani i prodhojme edhe vet

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Shqipërisë as 10 miliardë euro nuk ja kthejnë më ushtrinë që pati deri kur e shkatëruan, shitën dhe shpërbënë kriminelët që erdhën në pushtet pas 1990-ës.

        Përgjigjjuni
        1. K
          KE tallet me 10 mln

          Drejt! Po kujt i thua.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Komandat Gjiza

          Bereqaves kaq kushton cerek aeroplani f-16

          Përgjigjjuni
          1. G
            Ganiu

            Do ti cojne per suvatime kapanonesh ne repartin N, me kete ceshtje do te merret Vete Nikua

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              Qenkan kepute be Bithe me 13 Miljone.Hajde Tallje Bythe,Hajde.Vetem Tanke me 90 Shqipnia kishte 1300,.Amerika dhe Europa tha Shitini ose Skrap se do ju japim te reja kur tju fusim ne Nato.Saliu ,yxhym i shiti per disa dollare ne Afrike.Vete Sala Miljarder,Shqipnia tani nuk ka Nje Tank.Hajde Tallje Hajde.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje