Në 12 vite numri i banorëve të aftë për punë në Shqipëri ka rënë me 350 mijë vetë. Sipas të dhënave paraprake të Censit 2023 nga 1.9 milion banorë të aftë për punë në vitin 2011, në vitin 2023 në këtë kategori u regjistruan 1,55 persona, pra më një rënie 18.3%.
Por kjo situatë e vështorë pritet të përkeqësohet edhe më tek për shkak se forcën e punës aktualisht e dominon grup-mosha në prag pensioni mbi 55 vjeç. E ndarë në grupeve moshore, rënien më të madhe të popullsisë në moshë pune e kishin grupmoshat 15 deri në 19 vjeç, të cilat pësuan rënie me 46.8% dhe grupmosha 20-24 vjeç që pësoi rënie me 41%.
Grupet moshore me rënie të fortë në popullsinë në moshë pune ishin 25-29 vjeç me rreth 25%, 40-44 vjeç me 25.6% dhe 45-49 vjeç me 25.4%.
Në të kundërt popullsia në moshe pune në prag pensioni 60-64 vjeç ka pësuar rritje me 48.8% dhe grup-mosha 45-59 vjeç rritje me 9.6%
Pra popullsia në moshe pune ne vendin tonë jo vetëm që është reduktuar në mënyre të ndjeshme gjatë një dekade, por është përkeqësuar në strukturë.
Bizneset në të gjithë sektorët vitet e fundit kanë konsideruar mungesën e punonjësve problem serioz, për zgjidhjen e të cilit nuk kanë përvojë dhe as mjete. Ekonomia shqiptare, kurrë më parë, nuk është përballur me këtë fenomen. Kjo është dekada e parë që ekonomia dhe bizneset duhet të operojë me të panjohurën më të madhe, mungesën e punonjësve.
Në fund të vitit 2023 ishin të punësuar zyrtarisht 1,243,085 persona në moshën 15-64 vjeç, të cilët përbëjnë 80% të popullsisë në moshë pune.
Jo per faj te tyre, shume shqiptare nuk jane ingranuar FARE ne sistem, dhe jane larguar nga vendi. Kjo, fale PAAFTESISE se shtetit shqiptar per te mbajtur e trajtuar forcen e vet te punes,dhe KURNACERISE se privatit kapitalist, per te paguar drejt. Sot po luten per punetore, por c'kane mbjelle me verberi e shpirtngushtesi, do te korrin me deshperim. Per nje punonjes qe paguhet 1600 euro ne perendim, jane po aq euro qe i derdhen ne siguracione taksa e kontribute pensioni. Nuk besoj, dikush qe ka ndertuar me sakrifica me vite komoditetin ne perendim, ti lere ato, e te filloje Aventurat nga e para ne Shqiperi... perse ta beje?! Edhe sikur paga te arrije si ne perendim, kontributet NUK DO ARRIHEN, dhe sidomos, ASKUSH me mend ne koke nuk vjen te sakrifikoje veten e familjen, per nje shtet(ca bij kurvash mashtrues e HAJDUTE) qe i ka TRADHETUAR me shume se nje here, e SOT vazhdon te TALLET me te drejten ELEMENTARE te votes.