Vendi ynë ka shënuar një rekord të ri turistësh të huaj në 6 muajt e parë të këtij viti. Që prej muajit janar, Shqipërinë e kanë vizituar në total 4.5 milionë turistë, rreth 1.2 milionë ose 34% më shumë se në gjysmën e parë të vitit 2023. Vetëm muaji qershor solli 1.2 milionë flukse hyrëse në vendin tonë ose 19,1% më tepër se qershori i vitit të kaluar.
Por nga cilat shtete kanë ardhur këta turistë?
Pavarësisht aludimeve të ditëve të fundit mbi një braktisje të mundshme të pushuesve nga Kosova, të dhënat më të fundit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kanë treguar të kundërtën.
Në gjysmën e parë të vitit rezulton se vendi ynë ka pritur 1.7 milionë shqiptarë nga Kosova, shifër që është rritur me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku numri i pushuesve nga Kosova ishte 1.3 milionë.
Pas shqiptarëve të Kosovës të cilët kryesojnë listën, është regjistruar gjithashtu një numër i lartë turistësh nga Italia, rreth 486 mijë në total, 132 mijë turistë nga Anglia dhe 130 mijë nga Turqia. Ndërkohë në muajt e fundit vërehet një interes i shtuar i vizitorëve nga Kina, Franca, Rumania dhe Holanda. Shifrat tregojnë një rritje me 131% të vizitorëve nga Kina, 93% të turistëve francezë, si dhe 92% më shumë turistë rumunë dhe holandezë.
Nga ana tjetër, 50 mijë turistë kanë ardhur nga Serbia, 37 mijë nga Spanja, 103 mijë nga Polonia dhe 81 mijë nga SHBA-ja.
Së fundmi, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është shprehur se tani jemi në periudhën e pikut të flukseve dhe të gjitha strukturat e shtetit që marrin pjesë në mbarëvajtjen e sezonit turistik veror vazhdojnë koordinimin në bashkëpunim me operatorët turistikë për prezantimin sa më dinjitoz të ofertës shqiptare.
Deri në fund të këtij viti pritet që Shqipëria të vizitohet nga 14 milionë turistë, rreth 4 milionë më shumë se në vitin e kaluar.
Kosova eshte rreth 1.8 milion banore. Shqiperine e kane vizituar si "tutist" 1.7 milion kosovar ne 6 muaj. Une nuk e di ça filmi ka pare ky qe nxjerr keto shifra. Mgjth nqs se numeron si "turist" dhe tregtaret qe hyne e dalin 2 here ne dite, atehere 1.7 milion i ngjan realitetit.
Ne fakt jane hyrje me pasporta kosovare 1.7 milione, jo vizitore. Dikush qe eshte futur 6 here nga kosova ketu, kta e llogarisin si "6 vizitore nga kosova"
Ke shume te drejte. Kam frike se gomeret ngaterojne numrin e hyrjes se turistave me ditet e qendrimit te tyre. Nese nje kosovar hyn ne shqiperi te henen dhe del nga shqiperia te shtunen e po te njejtes jave dmth ka qendruar 5 net. Dhe keta kete llogarisin po nuk e quajne 5 dite turistike por 5 turista. hahahahahahaaha
Kosova eshte rreth 1.8 milion banore. Shqiperine e kane vizituar si "tutist" 1.7 milion kosovar ne 6 muaj. Une nuk e di ça filmi ka pare ky qe nxjerr keto shifra. Mgjth nqs se numeron si "turist" dhe tregtaret qe hyne e dalin 2 here ne dite, atehere 1.7 milion i ngjan realitetit.
Kush po gënjen se kosovarët e braktisën Shqipërinë? Kjo nuk do të ndodhë kurrë!
Gënjejnë greko serbët që bëjnë propagandë negative për Shqipërinë sikurse me plazhet ku jan përplot me kosovarë dhe këndej daëin me video të prillit apo majit dhe propagandojnë për 100€.
Te lumte goja o burr si do te jet puna na jena nji poull por mendimi eshte personal por jo kunder Shqiptaris tung.
Kanë ardhur disa herë o topuz se nuk mund të vijn më shumë turistë sesa banorë.
Tabela e Emulacionit Tema!!! Me pelqen kur thote me shkronja te medhaja: "gazete e pamvarur". Leter bythe dhe pak e ka
Jeni shumë qesharakë ! Kaqë shumë mashtroni saqë veç jush askush nuk ju beson !
Eshte mashtim i organizates terroriste te Vetfundosjes kuptohet çfare do presesh nga nje udbash si Kurtoviçi veçse antishqiptarizem . Kjo eshte nje doktrine Serbe per ti ndare ne Shiftari dhe Allbanski per te treguar qe nuk jane nje popull dhe po funksionon per te keqen e tyre -Shqiperia ka nje pozicion qe nuk ka nevoje as per Serbe as per Maqedoni ndersa per koqevare as qe mendohet , por te kesh dy dete ne zotrim si ai Adriatik e Jon dhe te thoshe qe nuk me perkasin mua haaaa kete krahine te prapambetur e ka denuar zoti dhe Milloshit historia po fillone ti japi te drejte .
Kto qe perhapin urrejtje jane serbe qe flasin shqip. Kosova dhe Shqiperia jane nje