‘Temperaturat deri në 48 gradë‘ - I nxehti afrikan ‘pushton‘ Shqipërinë, si pritet të jetë situata për javën në vijim!

13 Korrik 2024, 17:15Sociale TEMA
‘Temperaturat deri në 48 gradë‘ - I nxehti afrikan

I nxehti afrikan vijon të ketë nën kontroll në vendin tonë, ashtu si edhe thuajse të gjithë vendet e rajonit.

Metereologia Lejda Porja, në një lidhje live me News 24 tha se ka pasur një ndryshim edhe në vlerat minimale, si në zonat malore ashtu edhe në ultësirën perëndimor, ku vlerat kanë qenë përkatësisht në zonat malore 17-18 gradë celcius dhe në ultësirën perëndimor 20-28 gradë celcius.

Sa i përket temperaturave për javën pasardhëse, pritet që ato të kalojnë vlerat e 40 gradë celcius, me të hënën dhe të martën që pritet të jenë ditët më të nxehta.

Zona më shumë e prekur pritet të jetë jugu i vendit, si Berati, Gjirokastra, Permeti dhe Elbasani.

“Kjo vlerë pritet të qendrojë deri në 20 korrik, por pas të martës do të ketë një ulje shumë të vogël, jo shumë të ndjeshme", tha ajo.

"Pritet që temperaturat të jenë deri në 43 gradë në hije, ndërkohë që në diell nxehtësia ndjehet 4-5 gradë më lart”, u shpreh ajo.

8 Komente

  1. V
    Vapa

    Ndjesia e temperaturës është një shaka. Vetëm ajo që tregon termometri është temperatura e vërtetë e ambientit. Si e ndjen një person temperaturën nuk e ndjen një tjetër, ndaj nuk mund të merret seriozisht ky 48 gradëshi. Po të ishte temperatura e vërtetë aq, do ishte thyer rekordi me 5 gradë.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Idriz Ushkuri

      Noshta dohet Ta provosh 35 grade me >50% lageshtire krahasim me 42grade

      Përgjigjjuni
      1. @
        @Idriz

        Prapë 35 gradë ngelen, nuk quhet kurrësesi 42

        Përgjigjjuni
      2. E
        Ermal

        Indeksi i temperatures eshte i barabarte me temperaturen direkte plus perqindja e lageshtires. Ka tabela kastile per kete pune. Sa me i lart niveli i lageshtires aq me shume ndihet vapa ose i ftohti.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thatësira

          Po pra, se nuk merren masat ndaj lagështirës. Po lëri këto. Të thotë dikush si të ndihesh dhe e merr për të mirëqënë direkt. Ah, dele dele.

          Përgjigjjuni
        2. p
          petro

          E para , temperatura nuk matet brenda qytetit, matet jashte qytetit dhe ne hije. Brenda qytetit varion sipas zonave ku ka me shume beton e asfalt normal qe ndiesia eshte ajo qe thote zonja pra 4-5 grade me e larte. Ne rregull Vapa?

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vapa

            Temperatura matet ku të duash ti, prapë njëlloj do ngelet për aq kohë sa je në të njëjtin qytet. Në rregull petro?

            Përgjigjjuni
        3. D
          Demek

          Ju qifsha injorancen o gazetare bythe

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje