
Në qarkun e Tiranës janë 7 shkolla të arsimit profesional, ku nxënësit që mbaruan arsimin 9-vjeçar mund të regjistrohen.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese për këto shkolla, në të cilat prej 8 korrikut janë hapur regjistrimet.
“Regjistrimet në arsimin profesional. Njihuni me 7 shkollat në qarkun e Tiranës dhe zgjidhni mes një nga 17 drejtimeve për një arsim dinamik, përfshirës dhe plot mundësi.
Regjistrohu tani përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë””, shkruan Rama.
Shkollat e arsimit profesional që ndodhen në qarkun e Tiranës janë :
Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë ofron dy drejtime, Ekonomi Biznes dhe Tekstil Konfesione 628 nxënës me 108 biznese partnere.
Shkolla Elektrike Teknike “Gjergj Canco” , një nga shkollat më të kërkuara ofron dy drejtime Elektronikë dhe TIK për 1022 nxënës dhe 94 biznese partnere.
Shkolla për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Hermann Gmeiner një drejtim Inxhineri Informatike Software për 297 nxënës dhe 76 biznese partnere.
Shkolla Hoteleri Turizëm ofron dy drejtime Hoteleri Turizëm dhe Teknologji Ushqimore për 693 nxënës dhe 99 biznese partnere .
Shkolla e mesme e ndërtimit “Karl Gega” me 6 drejtime Gjeodezi, Mekanik, Ndërtim, Shërbim Mjetesh Transporti, Përpunim Druri, Termohidraulikë me 874 nxënës dhe 165 biznese partnere.
Shkolla e Mesme Profesionale Kamzë ofron 7 drejtime; Bujqësi, Elektroteknikë, Hoteleri Turizëm, , Shërbim Mjetesh Transporti, Shërbime Kujdesi për të Moshuar, Shërbime sociale dhe shëndetësore për 1463 nxënës me 157 biznese partnere.”
Shkolla e mesme profesionale “Charles Telford Erickson” ofron 3 drejtime Veterinari, Bujqësi, Ekonomi Biznes për 145 nxënës me 45 biznese partnere.
Më herët, Kryeministri Rama është shprehur se “qeveria ka vënë në lëvizje një plan të ri zhvillimi për arsimin profesional, që nga investimet e reja në infrastrukturën arsimore dhe konviktet për nxënësit e zonave rurale, deri tek partneritetet me shkollat më të mira profesionale në Zvicër, Gjermani e me radhë, me mbështetjen e qeverive të RFGJ, Zvicrës dhe Komisionit Europian”.
Po noj shkolle per spaciator kokaine do hapesh? mesyesit i ke gati, drejtori ai i muzikes ne durres...
Ngri nivelin e arsimimit ne Shqiperi o Edi Rama,ne te kundert vendi yne do shpopullohet,e do te ikin shume familje pas femijve te tyre!Pedagoget surrogato qe ndodhen ne Universitetet publike,duhet te largohen menjehere!Duhet te kthehet ne sistemin universitar publik veteadministrimi,si nje menyre administrimi qe behet nga nje bord drejtues,gjithkush me te drejte zgjedhje,fondet publike tu jepen universiteteve publike,te shtojne te ardhurat nepermjet cfrytezimit te laboratoreve e nepermjet punes shkencore e nepermjet bizneseve qe bejne.Stop rritjes se kontributeve publike( vec atyre qe u takojne).Kush te rezistoje le te vazhdoje se per popullsine qe kemi ka me shume universitete publike se sa duhet.Te perqendrohet sistemi i arsimit te larte tek universitetet publike,privati te hape cfare te doje,se per biznesin e tij punon.Asnje para per universitetet private,sepse paguhen nga studentet,produktin e tyre(studentet qe perfundojne,dhe patentat qe mund te realizojne)ti nenshtrohen tregut te lire,te punes e te patentave.
Me shkolle te mesme profesionale,nuk do vleresohesh kurre.Do te te trajtojne si nje injorant:qe aq dite, aq bere.Dhe me rritjen e pages ne administrate, shumica moren 15-20%.Ndersa elektricistet, hidrauliket,2500 leke te reja.