
Lehtësimi i kritereve për t’u regjistruar në programet prioritare do të prodhojnë studentë të paaftë për tregun e punës, shqetësohen ekspertët.
Heqja e notës mesatare 8.5 dhe përfshirja e studentëve me pesa në marrjen e bursës pas vitit të dytë të studimeve nuk është zgjidhje për të shpëtuar degët me interes kombëtar në fushën e mësuesisë apo bujqësisë, nga mbyllja.
“Unë mendoj që mesatarja duhet të jetë një kriter në degët prioritare dhe aq më tepër në degët e mësuesisë, që këta studentë në të ardhmen do të edukojnë brezat e ardhshëm. E shikoj si politikë të gabuar që të financohen studentët që nuk kanë një mesatare të mirë. Një maturant i cili në vitin e dytë të universitetit ul mesataren apo ruan notën 5, nuk është e drejtë që të marr bursë, se nuk do të jetë i përgatitur, frytdhënës në punë. Do të dal një mësues, një agronom apo cfarëdo profesion të cilësuar si prioritet kombëtar me cilësi shumë të dobët”, shpjegon mësuesja Ana Llazo.
Gjatë këshillimit të karrierës me maturantët, mësuesja Ana Llazo tregon se nisma e dy viteve më parë për të mbështetur financiarisht çdo muaj me bursa sa paga minimale të rinjtë më të mirë që zgjidhnin programet me prioritet kombëtar ka dështuar.
“Kam vënë re që i gjithë interesi i maturantëve është te mjekësia, informatika, inxhinieria dhe nuk kanë pasur fokusin te degët prioritare”, thotë Llazo.
Ndaj ajo vlerëson se është menduar zgjerimi i skemës duke paguar edhe studentët e dobët nga 12 mijë lek çdo muaj. Ndryshimi i VKM-së parashikon gjithashtu se studentët që ruajnë notën mesatare mbi 8 pas vitit të parë do të përfitojnë bursën e plotë, ndërsa me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfitohet 60% e pagës minimale, pra vlera 24 mijë lek. Kjo metodologji do të dëmtojë edhe më tej sistemin arsimor, paralajmërojnë ekspertët.
“Të gjitha këto politika që nuk kanë qenë të suksesshme deri tani, do të kenë pasoja në kohë”, shton mësuesja.
Top Channel
Vete shoqa Lindita qe i duket vetja e rendesishme ka qene e pesta...e thoshte nipi i spiro kolekes qe vetem Gjushin kishin me shkolle tek ripjellja.
Nuk rregullohet universiteti, sidomos deget fizike e matematike sepse edhe po te shkojne nxenesit e mire atje, kunguj do dalin,sepse nje pjese e mire e pedagogeve tani jane kunguj per vehte.
Pse cfar ka qe te shtohen te paaftet,ku te paaftet ministra po drejtojne ne qeveri . Eshte paafte sia e ministrit te brendshem qe i jep krimineleve guxim qe te godasin Policin, qe ti hudhi Molotovet mbi kokat e policive duke i rrezikuar jeten , jane te pa afte ministrat e tjere qe po e shkaterojne Turizmin bregdetar, shendetesine, drejtesine , arsimin etj, dhe Ju ankoheni se po prodhojme te paafte. Me mire te paafte te dalur nga shkollat tona sesa disa te paafte te dale nga shkollat e SHBA dhe e BE si puna e ketij Kerricit dhe e Paces Balliu qe studiuan jashte dhe qe rrine cdo dite me Molotov ne dore per tu bere Ministra Me nje fjalë Shqiperia nuk behet se te paafte jane Ata ne pushtet dhe te paafte jane Ata qe duan te marin pushtetit, pra meqenese shikojme paaftesi gjithandej jepini bursa edhe ketyre qe jane me Pesa se mos dalin me te zgjuar se Ata te “aftit” qe jane pushtet dhe Ata qe bredhin me Molotove
Me ate lesh sistem arsimi nuk keni te drejte te thoni asgje o tranguj. Lerini te rinjte te mesojne, te provojne edhe sikur te ngelin nje vite apo dy, nese duan, nese kane mundesi lerini te provojne prape... Truri i njeriut zhvillohet plotesisht kur njeriu behet 25 vjec, ju traumatizoni 18 vjecare se duhet te kene mesatare 8.5, (po perseris veten) NE ATE LESH SISTEM ARSIMI qe nuk ben dy leke. Se nuk beni ju vete dy leke, ju qe keni ne dore te vini rregulla idiote e te mos hapni syte e mendjen per zhvillimet e reja, per problematikat, per gjetjen e zgjidhjeve...
Mendoj qe duhen pyetur ekspertete vertete, nga ata qe dine se cfare flasin.Sa per dijeni nje student qe arrin te marre noten 6 ne Matematike apo Fizike, mund te marre fare lehte 9 apo 10 ne Juridik.Pra jo gjithmone nota duhet te vleresoje punen dhe zgjuarsine e nje individi.Apo kapet nje ekspert 30 -vjecar, qe ka lexuar vetem libra qe nuk i ka shkruar vete, dhe ben ekspertin.
Po mire or mik me kete llogjiken tende, NASA duhet te marre per austronaute barinj dhensh meqe ne ate fushe jane te shkelqyer. Po flitet per deget specifike ndersa ti thua: shiko se vertete ketu eshte 0 me xhufke, por ne hedhje shurre me pengesa eshte njesh.
Keta specialistet eshte mire te kalojne vete provimet e verteta te kualifikimeve, perpara se te hapin gojen. Sipas mendve te tyre kemi ecur keto 50 vitet (e fundit) me te keqija te arsimit. Sipas mendimit tim shkolla nuk duhet te kete nota, as vleresime. Diploma duhet te certifikoje vetem pjesmarrjen. Aftesite e verteta vijne vetem nga perpjekjet individuale te secilit per te arritur objektivat qe vete ka vendosur. Aggiornimi i informacioneve eshte proces qe zgjat gjithe jeten. Cfare rendesie ka notat qe te kane vene mesuesit kur zhvillimi i njeriut vjen nga eksperienca e vertete!? Pese vjet pasi ke dale nga shkolla, mund te kesh harruar pothuaj gjithshka qe ke mesuar.