Specialisti i qethjes së dhenve, Loni nga fshati Lavdar i Korçës, rrëfen për vizitën e tij të parë në zonën e ish-Bllokut.
Ai shprehet në emisionin Real People në Euronews Albania se atje është shumë zhurmë, e madje nuk të thotë njeri “mirëmëngjes” e “mirëmbrëma”.
Sipas tij, ndryshe ndodh në fshat, ku njerëzit janë shumë më të sjellshëm.
Sipas Lonit, kjo gjë ndodh pasi në qytet njerëzit “nuk kanë mend”.
“Isha në dhjetor në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mirë mu duk, por zhurmë shumë. Njerëzit nuk janë si këtej nga ne. Këtej nga ne njerëzit janë të urtë e të butë, kemi mirëmëngjes e mirëmbrëma. Në Tiranë nuk ke as mirëmëngjes e as mirëmbrëma. Nuk ka mend atje”, tha Loni.
View this post on Instagram
Cili fshat ??
Ky në fakt ka shumë mend. Qeth akoma delet me gërshërë si në mesjetë në piskun e vapës dhe po vdes dhe nuk ble një makinë për qethjen e deleve 150€ që për 1 orë qeth 50 dele pa u munduar dhe nën hije. Kështu është kur budallenjtë e dinë veten të mençur.
njeri me shume mllef .......shume i lumtur qenka hahahah