E diela në qytetin e Vlorës ka shtuar dhe fluksin e makinave që hyjnë në këtë qytet.
Për të përshkuar nga zona e Skelës deri në dalje të tunelit në ujin e ftohtë duhet më shumë se 45 min.
Po ashtu rruga transballkanike, Skela, Lungomare kanë fluks automjetesh të cilat i drejtohen plazheve të Vlorës por dhe më në jug të vendit, Orikumit, Dhërmiut Himarës.
Ndërkohë që policia rrugore e Vlorës janë të stacionuar në kryqëzimet kryesore për të normalizuar trafikun nga fluksi i madh i makinave.
Normalisht nëse nuk ke mjet tjetër transporti përveç makinave private, trafiku kështu do të jetë, dhe kur ai bëhet i mërzitshëm çfarë turizmi mund të presim. Trenat dolën jashtë funksionit, hekurudhat nuk i shohim të funksionojnë për 30vjet.tramvajat janë të huaja për ne. Çfarë mund të themi për transport, pa hekurudhë trafiku do të jetë një nga shkaqet që dëmtojë turizmin.