Dasmë në xhaminë e Durrësit! Çifti nga Pakistani me banim në Angli, kurorëzon dashurinë në Shqipëri

14 Korrik 2024, 19:58Sociale TEMA

Dasmë në xhaminë e Durrësit! Çifti nga Pakistani me

Me origjinë nga Pakistani, por me banim në Angli, Javiera dhe Hasan zgjodhën Shqipërinë për t’u bashkuar në martesë me një ceremoni fetare. Së bashku me dhjetëra familjarë dhe të afërm, ata vendosën të pushojnë në Gjirin e Lalëzit dhe të krijojnë kujtimin më të bukur për fillimin e një jete të re.

“Jemi këtu për një dasmë. Martohet nipi im. Durrësi ishte destinacioni i pushimeve tona. Moti i mirë, plazhi gjithashtu, dhe menduam pse jo. 80 veta morën avionin nga Britania e Madhe dhe erdhën këtu për pushime dhe për dasmën, që po e bëjmë bazuar në traditat tona myslimane dhe imamin shqiptar”, tha një familjar i dhëndrit.

“Është kaq bukur këtu dhe koha fantastike. Gjithçka”, u shpreh  një tjetër dasmor.

Ceremonia e dasmës u zhvillua në xhaminë Fatih, një ndërtesë historike e shekullit XVI që me murin mesjetar të kalasë së Durrësit në sfond krijoi një atmosferë unike.

“Është e mrekullueshme kjo ditë dhe jo vetëm. Mikpritja dhe gjithçka janë kaq mbresëlënëse në këtë vend”, tha nusja.

Ceremonia i emocionoi të gjithë. Ajo u pëlqye dhe nga të moshuarit e familjes që ishin dyshues për zhvillimin e saj larg vendlindjes dhe vendbanimit, teksa kërkojnë ruajtjen e traditës së të parëve nga brezat e rinj.

“Më pëlqeu shumë vërtet. Imami shpjegoi qartë gjithçka, se shumë prej dasmorëve nuk dinë mbi ceremoninë fetare. Jetojnë në Angli. Ndaj jam shumë e kënaqur. Jam gjyshja e nuses”, tha gjyshja e nuses.

Dasma jo vetëm që kurorëzoi dashurinë e çiftit, por dhe ndërthuri bukur kulturën anglo-pakistaneze me trashëgiminë kulturore shqiptare, duke krijuar kujtime të paharrueshme për të gjithë dasmorët.

7 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Eh mer beqiraaaaaaaaaa sumpalare tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit, jeni plehraaaa,birazeret tuaj pakistaneze vijne e martohen ne xhamite tuaja ne origjinen e tyre sunite(nje bravo per ta) ndersa ju plehra te pabese,te pafe e identitet luani talionin,inglizin,galon apo gjermonin!!!!!? Priten martesa te afghaneve kallepsese me Hanemet tuaja....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lali

      Ju greket jeni njelloj si keta, ana tjeter e medaljes. Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria!!!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Ha mut sunnit

        Po po ne ate krah fli ti,,shqiptaria vdiq ne 91,,sot eshte Turqia

        Përgjigjjuni
    2. S
      Sna u nda muti mbas kepuces 500 vjet

      Vazhdon

      Përgjigjjuni
      1. P
        Putini

        Po kujt i ruhet se po martohen ca islamike?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Germa

          Merreni me mend; ne shqiperi pakistanezet ndjehen si ne pakistan! Turp dhe mjerim qe ngjasojme ( mentalishte) me ket lloje krijese.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sukoi 57

            Bravo Hasani nga pakistani ,,,po ku eshte Hasani nga shqipria te takoj vellan ,,,,apo eshte ber amerikan me emrin Donald ,,,,

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje