
Kriza e mungesës së fuqisë punëtorëve ka prekur baret dhe restorantet.
Aldo, prej vitesh merret me menaxhimin e ketyrë aktiviteteve. Por kohët e fundit, për të gjetur kamarierë, banakierë apo dhe sanitare, është kthyer në sfidë.
“Duke ardhur dhe duke rënë kërkesa për kamarier, banakierë apo dhe pozicione të tilla të punë. Ne tani kemi vende vakante dhe aktualisht dhe kërkesat janë shumë të ulta”, u shpreh ai.
Aktualisht, në sektorin e bareve dhe restoranteve, janë rreth 15 mijë vende të lira pune. Sipërmarrësit thonë se shkaku kryesor është largimi i popullatës në emigracion. Rritja e çmimeve është një tjetër faktor.
“Kërkojnë rroga shumë të larta dhe nuk kanë aftësinë e duhur për atë pagë që kërkojnë. Vijnë, punojnë 2-3 ditë dhe me anë të një mesazhi thonë se nuk jemi më nesër në punë”, theksoi Aldo.
Nga ana tjetër, janë shtuar kërkesat për të kryer kurse në fushën e bareve dhe restoranteve. Termi, kamerier me shkollë, po merr formë.
“Në 2015 pagat kanë qënë 30 mijë lekë të reja, ndërsa sot pa 50 mijë lekë nuk është se gjen kollaj varet dhe nga vendi dhe aftësitë që ke. E shohin si një profesion afatshkurtër, por duhet të kuptojnë që edhe kamarierët mund të rriten brenda industrisë, sot kamarier, nesër menaxher.
Të jesh kamarier nuk është diksuh që mban pjatat apo është i sjellshëm. Një kamarier sot duhet të dijë me detaje, pjatat, salcat, mënyrën e gatimit, pijet apo verërat”, deklaroi Gladiona Dona, trajnere dhe konsulente hotelerie.
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve ka thënë se nga muaji mars, do të ketë një rritje të çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çajrave.
Sipas INSTAT-it, në Shqipëri, janë 17 mijë bare dhe restorante dhe në këtë sektor punojnë gati 100 mijë njerëz.
O albanistan a e di si është këndej në skandinavi (se vdisni të vini këndej) VETSHËRBIM. A e dini ju rinia se cfarë është !!!???. Është si në kohën e Dullës, quheshin MENCA. Ska nevojë për "shërbëtorë".
Ponuk i paguajne kamarieret keta ne Shqiperi, ndaj nuk u shkon njeri te punoje kamarier
Le te punojnë pronaret familjarisht, sepse skllevër kamariere nuk do ketë përgjithmonshme.
Normal qe me 500 mije ste vjen njeri kamarier. Hajdar
Me fal se ndoshta ka shume kohe qe jam larguar, megjithate sipas mendimit tim 500 mije sikur me te vertete do te paguheshin nuk do te ishte keq. Me mire me pune sesa pa pune. Fillo punen pastaj gjej me mire dhe ik. Keshtu bejme te gjithe.
Ky zotria genjene se asnjeri nuk i paguan kamarjeret 500 mij leke. Te gjithe biznesi ne shqiperi duhet te kuptoje qe neqoftese puntori nuk siguron te ardhura te mbajn veten dhe familjen, do jete ne kerkime per ne nje vende tjeter se i duhen te ardhura, dhe shpejte apo vone do ti jepet mundesije dhe do ikin. Ngrini rrogat mos te kete me nen 700 euro dhe te shikoni qe nuk do largohen.
nje Hotel me 4-yje ne Durres kerkonte nje Rezeptionist...duke qene se u ndodha aty..i Drejtohem Kamarjerit:A munde te bisdeoj me Menaxherin e Hotelit??Per se behet fjale me thote-per pune-i them-..per ku jeni i Interesuar me thote:Per ne Reception i them..po me thote prite pake... U "Sheshova mire"...dhe nuk prita Gjate se Kamarjeri u afrua dhe me thote qe ta ndiqja nga pase per ne zyren e "Shefit".. Hyra ne nje zyre te Mobiluar Bukur..dhe me nje Minibare Brenda,ku pas tavolines dhe pas Kompjuterit qendronte nje Zoteri me nje Fytyre qe i shkelqente nga Shendeti.. 1-pa me pyetur per Emrin me thote:Na duhet njeri ose njera qe te Dije-Anglisht-Gjermanisht dhe mundesisht Frengjisht ose Italisht...dhe te kete Eksperjence.. 2-E pyeta se sa paguanin..kur donin dike me 4-ter Gjuhe te Huaja dhe shume te perdorura ne Bote.. 3- pse me tha duke me pare me mosbesim..dini Gjermanisht ju??PO i them..edhe Anglisht ??po i them??hem me thote a keni eksperjence pune..po i them..ne pahuajme mire me tha 400-te mije leke ne Muaj... 4-Doni dike me kerkkesat e mesiperme dhe doni ta paguani kaq pak??Jo me thote ne jemi me te miret????
Kto lajme jane perralla sepse shqiptaret jane nevojtare. Dhe ai qe eshte nevojtare nuk e perbuz ate qe i ofrojne. Biles pranojne te paguhen edhe me pak vetem te kene nje pune. Jo me sic thote artikulli qe punokan 2 ose 3 dite dhe ikin. Dhe pranokan te qendrojne me mire pa pune. Thjesht me keto artikuj mundohen ti paraqesin shqiptaret dembele. Sepse eshte pergatitur shpopullimi i Shqiperise dhe neser do te marrin punetore nga vende te botes se trete ku do ti paguajne me gjysmen e pages ose dhe pak nga ç'paguhet shqiptari.
Une jam Bartender me 20 vite eksperience,nga Londra,Barcelona,Malaga,Dublin,Vancouver ku nuk kam punuar dhe meqe me vdiqen te dy Prinderit per 3 dite u ktheva per varrimin dhe per tu kujdesur per kafshet shtepiake nje Qen nje Mace dhe per te vendosur se cfare do bej me shtepi dhe meqe kam i ikur qe ne 91 Thashe te Ri ,disa kusherinj,ketu ne nje Qytet turistik ne Jug me thane Mos te merzitesh te provosh nje pune ne Vere,me shume Mos te merzitesha..nuk doja por per kuriozitet shkova,Ajo qe me beri pershtypje eshte se Çmimet i kishin Si ne Dublin qe jetoja por rrogen gjoja se kam eksperience do me japin 450 mije,une doja te shikoja se si funskionon nje Cocktail Bar ne Jug te Shqiperise nga kuriziteti se nuk kam punuar kurre ne Shqiperi ne kete industri se kam ikur ne 90,,,,Ne fillim me beri nje Propagande Gjoja Pronari nje Çoban Pa asnje dije ne industrine e Turizmit apo Pijes,une dua tha ti besh si i bente djali I’m pijet i biri kishte ikur ne zvicer e ndan pizza,,,pastaj me hyri brenda ne Bar Gruaja e Pronarit me tregonte Si ti Beja cocktails e kush eshte Jack Daniels,e si ta pres nje Lime ,,,nuk ikte nga Bari e me vinte Turp nje Grua 60 vjeçe brenda Barit….e bija Kamariere me tregonte se kujt duhet ti thosha mirmbrema e kujt jo…..me erdhi Turp qe e provova,pas 5 Oresh morra backpack dhe dola ,ku Po shkon me thane,Po iki ju thashe,Po prit thane se eshte Ora 1 akoma,a do vish neser,,,,jo ju thashe nuk vij faleminderit per mikpritjen,as uje nuk me ofruan….rruges per ne shtepi Qeshja me vete sesi Jeta ka supriza per kedo nga ne…dhe me erdhi gjynaf per cdo djale apo vajze te moshes se Re te punoje per njerez qe jane akoma shume arkaik…te shesesh nje Red Bull 8 mije leke e nje cocktail 7,8 apo 10 mije leke e te paguash nje Puntor 15 mije leke ne 8 deri 10 ore pune eshte krim…Turizmi eshte ne Dore te cdo injoranti qe i ka bere parate me nje menyre apo tjeter,por Qe nuk ka as kulturen as sjelljen per te risjellur me ata qe i zhvat sot.neser nuk vjen njeri
Kuptohet qe kamarieri nuk paguhet shume. dhe ketu ne USA kamarieret me $4 fillojne dhe marrin bakshishet nga klientet. Problemi eshte se ne amerike ka nje parim "beggars can't be choosers" ose dicka eshte me mire se hic fare. Ketu te rinjte futen ne cdo pune se do paguajne faturat si qera, electric, etj. Mbase aty te rinjte nuk i kane keto shpenzime dhe thone ose te me paguajne mire ose rri pa pune.
Ne Amerike mbajne edhe arme e vriten perdite nga Policia,pse nga amerika jote do marrim shembull qe eshte mbushur me rruge plot me Zombie nga Meth …Ne jemi ne evrope nuk jemi ne amerike…..Lypesi nuk zgjedh dot,Po puna nuk eshte Lypje o Emigrant as nuk kemi sistemin amerikan te lepish koqet e klientit per Dy groshe Po ti la…Ti ndoshta nuk ja Ke idene se si funksionon tregu i punes ne Shqiperi…Ti thua pse ka tjetri nevoje te ule breket…jo ore mik kur bisnezi nxjerr nga une do me paguaj rrogen te jetoj ose hajde ti nga amerika se Qenke dhe i zgjuar….mentalitetin tend qe puntori eshte skllav se ashtu jeni mesuar ne Amerike fute ne sume…Ketu eshte evrope jo Amerike
Problemi eshte se keto rroga qe thone keta , qe paguajne 300 mije leke te vjetra ne muaj , jane genjeshtra ne pergjithesi 150 deri 200 mije leke te vjetra paguajne dhe genjejne si derrat, 300 mije e terci-verci , per mos te folur pastaj qe nuk te sigurojne ne pune, dhe harrojeni te vine te punojne njerzit per ato pak leke , per mos te folur per sjelljen e pronareve qe nuk sillen sic duhet me puntorin. Me ndodhi ne vlore njehere qe , pronari i fliste , i fliste per te thene, se me shume i bertiste, saqe vajza ime e vogel me thote , po pse bertet kaq shume ai xhaxhi me thote,si tja shpjegoshe nje femije 5 vjec. Puntorin qe ke ne pun , nuk eshte skllavi jot, kete shume pronare nuk e kuptojne, prandaj njerzit largohen nga ky vend se nuk eshte vetem rroga por dhe sjellja harbute e shume pronareve