Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26 Dhjetor 2025, 11:21Sociale TEMA
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në

Bashkimi familjar në Gjermani është bërë gjithnjë më e i vështirë, por sipas shifrave nga Ministria e Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova e Shqipëria janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit.

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin, këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Më së shumti vizat u dhanë për turqit (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga qytetarë nga India (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426).

E drejta për bashkimin familjar në Gjermani përgjithësisht vlen vetëm për familjen bazë, që do të thotë bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur. Ekzistojnë përjashtime për raste të vështira dhe, që nga një reformë në mars 2024, edhe për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me kualifikim të lartë që mund të sigurojnë në mënyrë të pavarur jetesën e të gjithë familjes.

Në korrik, qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD e pezulloi ribashkimin familjar për dy vjet për personat me status mbrojtjeje të kufizuar – ndryshe nga refugjatët e njohur. Vetëm në “raste të vështira” atyre u lejohet ende të sjellin bashkëshortët/et e tyre, fëmijët e mitur si edhe, në rastin e të miturve të pashoqëruar, prindërit e tyre në Gjermani.

DW

2 Komente

  1. C
    Citjoneziu me Adidas

    Citjoneziu:cer bohet kshu mer jau,ku shkoni mer lanete te pabese,ku e lini vatonin,shqiponjen,rakine e rrushit,turshite, turkish coffee, bakllava,dhallen,preshat a specat e skuqura etj kesisoi karrliqe arabesh ktu m'vaton ....!? Po lodhem kot duke ju ndertuar lungo mare,lungo koqe, formula 1,big xhami e big teqe a bektosh state etj,etj ....ku shkoni mer lanete!!!??

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mendim

      Po shkojme si agjent te fsheht per te ndihmuar Vatanin per hyrjen ne BE. Psh: marrim nenshtetesine gjermone e pastaj si Gjermone qe jemi themi, do futur Shqiperia ne Europe se shiko Kane bere edhe "Gjate Detit apo Buzë Detit " sigurisht ne gjermanisht se do ta kemi mesuar atehere.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje