Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të përdorura

10 Janar 2025, 18:57Sociale TEMA
Shqiptarët vazhdojnë të importojnë makina shumë të

Në mungesë të transportit gjithëpërfshirës publik, shqiptarët vazhdojnë të blejnë vetura për të siguruar lëvizjet e tyre. Numri total i mjeteve aktive është rreth 900 mijë ndërsa edhe në vitin 2024 ka pasur trend blerjesh.

Me gjithë përpjekjet e qeverisë për të kufizuar blerjen e mjeteve të vjetra që shkaktojnë ndotjen më të lartë në mjedis, shqiptarët kanë blerë vitin që lamë pas rreth 45 mijë mjete me vjetërsi nga 9 deri në 15 vite, ndërsa gati 22 mijë mjete kanë qenë më të vjetra se 15 vite.

Nga totali vetëm 8% e mjeteve janë me pak se 8 vite të vjetra nga data e prodhimit.

99 mijë e 400 mjete janë regjistruar për herë të parë në vitin 2024 prej të cilave 79% janë nga individë dhe vetëm 21% nga subjekte.

19% e mjeteve janë importuar nga Republika Koreane ndërsa nga Italia e Gjermania nga 18% e secilit shtet e totalit të mjeteve e kanë këtë orgjinë importi.

Sipas analizës së të dhënave rezulton se shqiptarët preferojnë automjete me cilindër nga 1.5 deri në 2 mijë kubik duke pasur në treg mbi 300 mijë të tilla ndërsa me cilindër mbi 2 mijë kubik janë më pak se 200 mijë makina.

Ajo që bie në sy është se shqiptarët janë të shtrirë në të gjithë botën pasi kanë sjell në vend automjete nga 80 shtete të botës përfshirë këtu vende si Oman, Bahrain, Kuvajt, Hong Kong, Gana, Rusia e India.

Ndër 99 mijë mjetet mbi 63 mijë kanë lëndë djegëse naftë dhe vetëm 3100 janë elektrike.

4 Komente

  1. d
    drejtesia

    cfare rendesie ka viti i prodhimit ne qofte makina ploteson kushtet tecnike dhe te gjithe prametrat i levizjes Ne shume vende te botes makinat e vjetrajane me te shtrnja dhe te kerkuara spspse kane vecorite e tyrePse eshte problem per vitin Besojeka interesa te vecanta per bisnesin e makina nga qeveritare SPAK duhet ta shikoje kete vendim te qeverise dhe insurancave Ne Amerika ka makina 50-69 vjecare ne levizje se plotsojne kushtet tecnike Kjo eshte pika ku qeveria duhet te perqendrohet dhe jo tek viti Shqipetaret nuk kane te ardhura te paguajne per makina te reja Pse insurancat jane te interesuara per viting dhe jo per regulat Pse insurancat e duan insurancen vjetore dhe you te paguajne cdo muaj Nje person qe jeton jashte shtetit ka nje makine ne shqiperi dhe e perdor 2-3 muaj pse duhet te paguaje per gjithe viting po keshtu keto makina nuk perdorenshume dhe kane vjetersi si rezultat qe nuk bejne shume kilometra Ose nje makine e prodhur shume shpejte i eshte bere remont i thelle pse duhet te penalizohet me insure THjeshte Vjedhje dhe interesa bisnesi nga njeres te pasur dhe te lidhur me qeverine SPAK

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      Ne Greqi ka akoma ne qarkullim makina te '85 kalojne dhe kontrollin teknik . Shqiptaret ku ti gjejne leket per makina te reja ,apo dhi e zgjebur bishtin cakerr. Ambientin e ndot Sala me ate frymen e qelbur

      Përgjigjjuni
      1. v
        victor

        Mbeturinat e botes jane. Para se te fryni gjokset dhe te tregoni sa pasuri keni dhe sa qejf beni, kujtohuni se po hani tymin e botes. Asnje nga ato makina nuk lejohet te jeni ne levizje ne perendim, jane pa standarte. Po Shqiperia duke qene fundi i Europes, merr ca ti japin, dhe njerezit semuren dhe bejne aksidente me makina qe e kane mbaruar cicklin. Shkoni dhe merrnje me qera...........200 k , turp i botes!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Na cate bythen me keto tangerlliqe bythecesh. Kur makina eshte ne gjendje te mire teknike e ka kaluar kontrollet e duhura, c'mut do shteti me vitin e prodhimit? Mos doni te na beni te gjitheve hajdut si ministrat e Rames e te Saliut qe bejne protesta me makina te kushtueshme.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje