Shtohet interesi i të huajve për kirurgjinë estetike në Shqipëri, KEIT rrit kapacitetet me investime të reja

16 Gusht 2023, 13:25Sociale TEMA

Shtohet interesi i të huajve për kirurgjinë estetike në

Lider në kirurgjinë estetike, KEIT është i vetmi spital ditor i liçencuar në Shqipëri në këtë fushë. Me një staf që i kalon 170 personat dhe me shërbimet më të avancuara të kirurgjisë estetike, KEIT është duke u zgjeruar sërish, ndërsa tashmë zyrtarisht është spitali më i madh ditor në fushën e kirurgjisë estetike në Europë.

CEO dhe themelues i këtij spitali, Dr. Skerdi Faria tregon se synimet e tij janë në fakt për të shtuar risitë dhe kapacitetet, ndërkohë që interesi për kirurgjinë estetike në këtë spital vazhdimisht është në rritje, nga pacientë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe nga vende të Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Australia e largët, ku këto shërbime kanë një kosto shumë më të lartë.

Ai shprehet se me investimet gjigande që po kryen në shtimin e një pavijoni të ri me 8 shtretër dhe një sallë operatore, përveç pavijonit aktual me 2 salla operatore dhe 20 shtretër, ky spital ditor i fokusuar në kirurgjinë estetike është më i madhi në Europë, përsa i përket numrit të ndërhyrjeve të kryera duke numëruar mbi 15 mijë.

Përvoja në fushën e estetikës dhe numri i lartë i ndërhyrjeve të kryera me sukses e kanë nxitur Dr. Skerdin të investojë sërish në një pavijon të ri dhe modern brenda KEIT. Ai shprehet se ky pavijon garanton për pacientët jo vetëm kushte moderne të hospitalizimit, por mbi të gjitha siguri të niveleve të larta për çdo të papritur gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi do të jetë i pajisur me aparaturat moderne të teknologjisë së fundit njësoj si dy sallat e tjera operatore që KEIT disponon.

Ndërsa punimet tashmë janë pranë përfundimit, Dr. Skerdi duket se ka dhe një surprizë, ndërsa thotë se pavijoni i ri do të jetë një vepër arti.

1 Komente

  1. S
    Shqiptari

    RRegulloni njerez pallen e hundes

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje