Si u zhbë hotel Dajti pa bërë zë: Çfarë s’ia bënë dot komunistët, ia bënë postkomunistët demokratë

5 Shkurt 2024, 11:03Sociale TEMA
Si u zhbë hotel Dajti pa bërë zë: Çfarë

Gjerak Karaiskaj, specialisti i monumeneteve, specifikisht, njohësi më i mirë i kalave në Shqipëri, ka reaguar ndaj dufnxjerrjes së Artan Shkrelit lidhur me Hotel Dajtin, zhbërë nga të qënit Hotel Dajti, me pamje të re, por jo më me funksionin që kishte qëkurse u ndërtua nga italianët, më saktë nga mendja e Gerardo Bossios, njeriut që i dedikohet Tirana e re e stilit italian të viteve ’30-të.

Më të njëjtën keqardhje, Karaiskaj ofron një rezyme të asaj se ç’ishte Hotel Dajti dhe si u katandis deri në zhbërje të asaj që ishte dhe famës që gëzonte.

“Të gjitha komentet janë ‘pas pilafit’”, e nis ai një koment, duke vijuar më tek:

“Hotel Dajti nuk egziston më si monument. Pamja e jashtme është ajo që ka më pak vlerë në këtë monument. Atë që nuk e bënë dot komunistët origjinalë kur ishin në pushtet, sepse e ndjenin veten të ndrojtur, inferiorë dhe me komplekse para një arkitekture të këtij niveli botëror, e bënë postkomunistët demokratë.

Vlera më e madhe arkitektonike e këtij objekti qëndronte tek interieri. Holli, kafja, taverna, veranda në pjesën e pasme, salla kryesore etj., si dhe proporcionet dhe planvendosja e këtyre ambienteve në funksion të objektit si hotel.

Aq i përsosur ka qenë interieri i këtij hoteli sa që për arredimin e tij u ngarkua arreduesi më i mirë i Italisë së asaj kohe. Jo vetëm në kohën kur u ndërtua, por edhe sot ai mund të ishte një nga hotelet më tërheqëse në rajon. Se cilësia nuk varet nga madhësia dhe as nga lajle-lulet. Po të paktën na ngushëllon fakti se do të kthehet në zyra për militantë.

Prishja filloi nga taverna. Vendosën që hotelin ta shesin me pjesë si Ceken. Tavernën ia dhanë një fshatari ta menaxhonte me kërkesat moderne të kohës. Punën e parë që bëri hoqi pasqyrat, garderobën dhe ‘budallallëqet’ e tjera të italianëve, prishi ambientet ndihmëse dhe shkallët që të çonin lart tek kafja, duke i dhënë frymë lokalit dhe duke e përshtatur me ekonominë e tregut. Pastaj i dha një suvatim e një bojatisje që kishe qef të rrije(ironi).

Hoteli pati edhe nje fazë të dytë vlerësimi. Ky ishte një lloj pastrim-restaurimi. Me këtë rast dyert dhe mobiljet që u vlerësuan si të vjetra, përfunduan në Bathore. Por prapë dyshohej se nuk kishte vdekur. Duhej dhe një goditje në kokë siç bënin prokurorët dikur. Tani na e mori të keqen”, përfundon ai.

Kujtojmë se degradimi i Hotel Dajtit, një vepër ikonike e periudhës italiane dhe mbetur e tillë ndër vite, me famë dhe në kohën komuniste, nisi të degradohej nën qeverisjen Berisha, derisa u dha Bankës së Shtetit.

Dhe ndryshe nga lufta e një pjesë e artistësh apo e një pjese të shoqërisë civile për ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, italiane gjithashtu por jo e ndërtuar si teatër, për Hotel Dajtit nuk pati asnjë protestë, asnjë reagim civil.

Po ashtu, ajo kastë qeveritare që e zhbëri kurrë nuk dha një arsye pse, ndryshe nga kasta qeveritare që prishi godinën e vjetëruar të Teatrit Kombëtar, e cila gjithsesi kishte dhe ka një arsyetim estetiko-fiziko-kulturor se pse e bëri këtë.

28 Komente

  1. K
    King D

    Nejse.. per Hotel D. doja te kujtoja orkestren e muzikes viteve 97-98 qe ishin cuna vlore.. me performance muzike te lehte dhe popullore. dmth cuna fantastike ku ishin shume te preferuar shume neper fejesa.. martesa etj.etj

    1. T
      Tironsi ZZ NYC

      Kullën në Viçidol e restauroi, paçka se vetëm për incestin njihet! Hotel Dajti, që duhet të ishte krenaria e hotelerisë në Ballkan, e ktheu në guvë. Sa mijëra figura historike kanë qëndruar aty.... Kështu zhbëhet historia.

    2. a
      a u be njeri saliu,qe erdhi 14 vjec ne Tirane

      pune cecenesh te zbritur nga shpellat dhe nuk behen njerez

      1. G
        Gabriel

        Po ti çeçen komunist nga malësia e Zonës se Parë Operative, tani patronazhist i Rilindjes je?

        1. E
          Eno

          Punë çeçenësh të zbritur nga shpellat dhe nuk bëhen njerëz !!!

      2. E
        Ethem Lalaj

        Gjëma e bërë Hotel Dajtit e ka emrin MALOK VIÇIDOLI,I cili dihet për 101 krimet e tij në 33 vite. Nëse në STALLËN e Theateit Kombëtar kam kënë dhe kam par artistët e mëdhej si dridheshin nga të ftohtin në Janar,Shkurt,Në Hotel Dajtin nuk jam futur dot,pasi isha OFICER dhe me këpucë,Çizme me "baltë"..! Por,nga jashtë vihej RE se ishte një VEPËR EUROPIANE. -Besoi SPAK e do një denoncim nga AUTORI,pasi nuk dëgjon e shikon nga SYT,si për shumë krime të tjera të Sb që po shpif ndaj tyre nga ballkoni 8.TURP.

        1. T
          Trapajane hesapi

          O Jerark karspezialisti,"komunistet"ne kohe e tyre e mbajten hotel lluksi me pese yje.Synimi i tyre nuk ishte shkaterrimin i shqiperise,por ndertimin nga themelet e feudalizmit mesjetar.Sa rradhet Ju ,rrafshuat cdo gje,perfshi dhe hotel Dajtin.Dhe e di pse?Dikush i Ka vene syrin per privatizim,Jo per skeap,por per pastrimi parash.

          1. k
            kalimtar

            ate "feudalizmin mesjetar" ke sot pasuri boterore (unesko) jo kete hotelin italian apo ata ndertimet qe bene vete komunistet. por te presesh qe ti dhe fare jote myzeqare te kuptojne boten, kesaj do t'i vije fundi me shpejt. dhe nuk e rrafshoi njeri hotel dajtin me urdher te peshkut, por ra SISTEMI oj trapajane qe te rençin poturet.

          2. s
            semi

            Pershendetje Profesor Gjeraku, ju shpreh konsideraten time per ato qe shkruani. Une kam djalin arkitekt ne nje vend europian, te shkolluar atje, ne nje universitet prestigjioz dhe gjithmon me thote, Teatri para Hotel Dajtit nuk eshte asgje. Edhe qe u prish nuk ka problem, se edhe ne bote prishen, por hotel "Dajti" mund te jete nga me te miret ne Europe. Kjo eshte shoqeria jone profesor, edhe per teatrin e bene per te fituar kredo politike apo cope pushteti. Me konsiderate, respekt e vleresim te larte.

            1. z
              zalli

              hajni e paster hajni,30-milion euro" pagoi "Fullani per berishen,paçka se humben 7-milion euro te BSH-it,e kishte radhen Piramida,se Jozi nuk mund ta shifte ate "monument komunist",dhe pasi ta privatizonte e dinte ajo se ça do i bente komunizmit,ja Fo(haleja)-re,qendrestarë e qendrestare......

              1. P
                Parruca

                Kur hyje ne Hotel Dajti, futeshe ne nje bote tjeter. Fasada e jashtme ishte vertete zhgenjyese, por sapo hyje brenda teletransportoheshe, diku tjeter. Ndjeheshe si ne hollin e nje hoteli italian apo francez. Nje sharm qe veshtire se e gjeje tjeterkund ne Shqiperi. Nuk e di se c’behet brenda tani por sipas pershkrimit te autorit duket se e kane masakruar. Eshte per te ardhur keq qe Berisha ka gisht edhe ne humbjen e kesaj bizhuje. Ne asnje menyre nuk duhet te ishte devijuar funksioni i kesaj ndertese. Por si shume gjera te shkaterruara nga barbarizmi shqiptar keto 32 vite, do futet dhe kjo ne liste.

                1. V
                  Vezhguesi

                  I shkreti hotel. Rrezik mos peson fatin e Pallatit te Sporteve "Partizani"..

                  1. F
                    Funancjeri

                    Ne te vetmen pune,qe kam dhene doreheqje per tre muaj si shef finance ,e kam bere te hotel Dajti.Majko,Meta,Berisha e dine me mire,se si shteti bleu pronen e vet!?

                    1. P
                      Pergjigje per JU Zoteri

                      me vjen keq mor "Funancier" = shqip Financier, por ti ne rradhe te pare duhet te mesosh shkronjat e tastieres se Compiuterit (ndoshta je i madh ne moshe) per te te kuptuar njerezit. E dyta.... Kur permend emra duhet tu tregosh nje histori te caktuar qe ka lidhje me Hotel Dajtin.......cfare degjove, cfare pe, cfare te besuan, cfare te urdheruan, kush solli , ksh mori etj etj....se behesh edhe me interesant per publikun meqe paske qen edhe shef financash per 2 muaj e gjysem tek Dajti........

                    2. d
                      destan

                      Ky eshte nje turp kombetar qe hyn te ato qe beri Sali NON GRATA dhe a e dini perse SEPSE I DUHESHIN LEKE PER TE VJEDHUR ZGJEDHJET perdori hajdutin FULLANI dhe e shiti.

                      1. f
                        filip

                        Te krahasosh stallen e teatrit qe ishte me tallash dhe shum e shemtuar me hotel Dajtin eshte injorance o prof.KAR...AISKAJ....

                        1. P
                          Pergjigje per JU Zoteri

                          nuk i krahasoj or mik ...e mori si paralele per shkakun se tek Teatri bene 2 vjet rrezistence , ndersa tek hotel Dajti nuk e hapi gojen njeri.......Berisha eshte poshtersia dhe fatkeqesia me e madhe qe ka pas ai vend.......do mbahet mend dhe do shenohet ne historine e atij vendi si serbi qe tradhetoj dhe vodhi ate vend.........KLM Filip

                        2. H
                          Honzik

                          O popull injorant. Rama po shkatarron gjithe shqiperine me betonizim. Hotel dajti fasaden e ka po njesoj vetem funksioni ndryshoj

                          1. a
                            am

                            Mos u mërzit. Populli shqiptar e ka vet merak betonizimin.

                          2. m
                            metamorfoza qe vjen nga blloku

                            Ne nuk jemi popull,por nje hordhi frikacakesh dhe te eger injorantesh,te denatyruar ne kafshe nga shekuj pushtimi te erret aziatok dhe komunist,dhe si te tille natyrshem sundohemi nga nje pseudo piktor kryeminister,qe pordhet i shet krejt ndryshe me ate qe ben dhe shkaterron.Turma hesht,per shkaterrimin e nje mrekullije arkitekture historike sic eshte hotel Dajti dhe mblidhen me kuc dhe mac dhe lehin deri ne ngjirje per godinen hangar te teatrit.Dhe piktori,diametralisht ne te kundert me kete profesion,ben sehir si rrenohet kjo mrekulli,dhe per me tej ne vendin me te bukur te kryeqytetit shkon dhe ngre xhamin gjigande.

                            1. z
                              zhigolo

                              E çka karin ke me km Edi Rama kur hotel Dajti u shit e u vodh(paratë)nga Sali hajduti e tradhëtari.Sa për xhaminë normal që do të ndërtohet, siç u ndërtua kisha katedrale në mes të Tiranës nga "vllezërit" jevgjitogrek dhe me kupolën e ngjyrosur me ngjyrat kombëtare greke.Mbi të gjitha Saliu me Janullatosin edhe zhbënë kishën autoqefale shqiptare të Nolit.

                              1. P
                                Pergjigje per JU Zoteri

                                E para, ai popull eshte edhe i yti....dhe ti....po atij populli i perket......kur kerkon te ndahesh vec nga ai popull, do te thote se pordh po na shet ti ne ketu......vete fjalori yt flet per largesine e madhe qe ti ke me te qenit Njeri normal...... E dyta , ne shtetin normal kapitalist nuk mund te veprosh si te do qejfi ty apo mua......Sal Ram Berisha dy muaj para se te largohej nga pushteti ja shiti Bankes se Shqiperise hotel Dajtin....30 Miljon Euro a Dollar (pak rendesi ka).......tani me thuj ti mua- - - me cfare Ligji apo VKM-je do ta ndalonte Kryeministri kete akt barbar te shitjes se hotel Dajtit nga felliqesira Sal Ram Berisha ???????????????????????????????????? Ma thuaj ti metoden dhe une do pranoj sygjerimin tend.......se po te jete e mundur mund ta bejme edhe tani.......i qisim perjashta me Polici dhe shqelma ata te Bankes dhe e bejme edhe njehere ashtu sic ka qene........TUNG

                              2. P
                                Pensionisti i Porcelanit

                                Hotel "Dajti" u shkaterrua me urdher te shpellarit sali Berisha se i duheshin 5 milion Lek per te shlyer kreditoret e krimeve dhe te vjedhjeve te tij.

                                1. a
                                  astriti

                                  nuk thoni qe shyqyr nuk i vuri emrin hotel vucitoli .atehere do kishim me cfare te mbureshim ne shqiptaret .renimi dhe balta do kishin qene te sigurta si tipare te ngulitura ne karakterin e ligjvenesit te kohes .deshte zoti e morri rjedha shpejt se dashuria e tij per balten dhe renimin kushedi ku do na gremiste dhe ne .

                                  1. v
                                    valon

                                    Ky qe ka shkruar me emrin HONZIK duket qe eshte shpellar.

                                    1. f
                                      fshtari halim

                                      Saliu ja shiti pronen shteterore per 30 milion bankes kombetare. Pra ja shiti vehtes(shtetit) se io duheshin paret. Dajti perfundoi keshtu sepse nuk pranuan kompanite me te mira ne bote per hotele por sic duket deshen ta shesin si nevojtore, Ama nga ana tjeter barra qe ka 30 milion e ¨shpeton¨ si te thuash por edhe asaj do tja gjejne zgjidhjen. Kur eshte shitur gjithe Shqiperia asgje nuk e gjen qe te shitet kjo cope toke dikujt pa emer,boll qe Veliaj te marri pjesen.

                                      1. N
                                        Nasi nga Palortoja

                                        Mos ja vente syrin Veli fiku se ja gjen zgjidhjen.

                                        1. S
                                          Shqipetari

                                          Me shpellare dhe koke lope katundare perfundimisht ky vend nuk behet.Shpellari me shoke shkaterroi 500 uzina,fabrika,arsim,ushtri,shendetsi,drejtesi shpella(plepash) etj...etj. etj.Tiranes i vendosi kioskat dhe barakat mu ne sheshin Skenderbej..etj..shpellari ishte fatkeqesi kombetare,kemi humbur 3 dekada me demonokracine e shpelles.....

                                          Lini një Përgjigje