Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Janë 5 vatra aktive, po ndërhyhet nga toka dhe ajri

26 Korrik 2023, 13:15Sociale TEMA

Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Janë 5 vatra aktive, po

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një bilanc mbi situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në facebook, shefi i Mbrojtjes bën me dije se këtë të mërkurë janë aktive 5 vatra zjarri në të gjithë teritorin e vendit.

Sipas Peleshit për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Ai shton se më problematike janë vatrat e zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull, të Fierit.

POSTIMI I PLOTË

5 vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull. Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër.

Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.

Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.

Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.

Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës.

3 Komente

  1. Roberto

    O Niko akoma me nje helikopter e tre zjarfikese do shuani zjarret ju mo??? Ikni ore blini mjete se po merr flaket e gjithe bota nga nxehtesia e madhe. Mos harroni se turizmi vertet po ecen mire por ka edhe nga ata elemente te paguar apo te instruktuar qe kjo gje mos ndodhe ne Shqiperi dhe ata qe jane me xheloze per kete sipas mendimit tim jane greket. Nuk eshte cudi qe pervec fshatareve apo barinjve mund te jene persona te paguar nga qarqet e ndyra greke me qellim deshtimin e turizmit qe po lulezon tek ne. Shpresojme mos jete kjo qe thashe.

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Nje foto e ralle-kucedra flake kercenon.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hasani

        Niko kujdes kur leviz ne tirane me eskorte se mos te bllokojne rrugen, prandaj ndalo cdo makine qe leviz ne rrugen qe leviz ti, jo per gje por te ndodh ndonje gje e pastaj ku ta gjejme nje minister si ti.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje