
Fondacioni Mane, me kujdesin e veçantë të themeluesit të tij Samir Mane, iu përgjigj shqetësimit të familjes Likrama, fëmijët e së cilës ishin të detyruar të punonin për të siguruar kushtet minimale të jetesës dhe shkollimit.
Ishte ky një rast i sjellë në vëmendje të këtij fondacioni nga emisioni televiziv “Fiks Fare” para pak javësh dhe që tashmë është një shembull pozitiv bashkëpunimi. Fondacioni Mane u dha mundësinë tre të vegjëlve në moshën 7 vjeç, 11 vjeç dhe 13 vjeç t’i përkushtohen shkollimit.
Me një pension mujor për secilin prej tyre derisa të rriten dhe me shtëpinë të rinovuar në Krrabë të Tiranës, kushtet e jetesës të familjes Likrama janë përmirësuar ndjeshëm. Kryefamiljarja Majlinda Likrama tregon se gëzimi më i madh do të jetë kur fëmijët të ndjekin orët e mësimit pa pasur nevojë të sakrifikojnë me punë të ndryshme në zonën ku banojnë.
Edhe kushtet në shtëpi tani janë të mira dhe e gjithë familja ndihet mirënjohëse. Nëpërmjet një kontributi të Tirana Bank, Fondacioni Mane e rinovoi shtëpinë ku banon zonja Likrama, si dhe siguroi mbështetjen e duhur që fëmijët të kalojnë kohën e lirë njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre.

Mooooos! Qenka keput me dysh Manja