Vlorë, drejt përmirësimit situata në fushën e mbetjeve! Në mëngjes dy vatra zjarri!

24 Korrik 2023, 09:15Sociale TEMA

Vlorë, drejt përmirësimit situata në fushën e mbetjeve!

Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës. Nga pamjet e siguruara nga Report TV ka rënë intensiteti që ishte gjatë natës.

Në mëngjesin e sotëm janë dy vatra aktive zjarri.

Gjatë gjithë nats forcat zjarrfikëse me mjetet e bashkisë por dhe të ushtrisë punuan për të izoluar flakët të cilët u intensifikuan shumë gjatë orëve të pasdites vonë të 23 korrikut.

Drejtori i Shërbimeve publike në Bashkinë Vlorë, Edmond Leka në një lidhje telefonike mbrëmë për Report TV kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për të përballuar situatën pasi zjarri po përparonte. Menjëherë më pas ministria e Mbrojtjes dërgoi drejt Vlorës 8 mjete të Shërbimeve të Emergjencës Civile të Komandës Mbështetëse.

Lini një Përgjigje