Skandaloze: Televizioni sulmon ashpër gazetaren vlonjate, shkak ngjarja e rëndë e 26-vjeçares

24 Tetor 2023, 19:30Sociale TEMA

Skandaloze: Televizioni sulmon ashpër gazetaren vlonjate, shkak ngjarja e

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik në Vlorë. Bëhet fjalë për përdhunimin e një 26-vjeçareje nga tre djem, sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar.

26-vjeçarja dyshohet se u drogua dhe më pas me të u abuzua seksualisht nga të tre djemtë, të cilët e braktisën në gjendje të rëndë për jetën dhe duke shkumëzuar nga goja. Ajou transportua në spital ku mori mjekimin por ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Ngjarja duket se nuk ka marrë vëmendjen që meriton në media. E për këtë, në Vlorë flasin se është bërë shkak influenca e familjarëve të tre autorëve të dyshuar, të cilët janë njerëz me pushtet në qytet.

Duke komentuar këtë ngjarje të rëndë, gazetarja vlonjate Afrovita Hysaj, ka raportuar (në një faqe të sajën në Facebook) se në ngjarje janë përfshirë 4 djem, dhe jo 3, siç raportoi policia. Ajo ka dhënë detaje duke zbuluar se motrat e dy prej autorëve të dyshuar janë drejtoresha në administratë. Ndërsa një e tretë është drejtuese e televizionit lokal 6+1 Vlora.

Kjo deklaratë duket se ka irrituar drejtuesit e televizionit në fjalë, që kanë reaguar me një artikull jashtë çdo norme duke sulmuar gazetaren Hysaj.

Në artikullin e televizionit lokal, gazetarja etiketohet me termin e rëndë “prosti”, teksa e akuzojnë se po mundohet të përfshijë padrejtësisht këtë televizion në ngjarje.

Për rastin në fjalë reagoi dhe Unioni i Gazetarëve.

Reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Precedent i rëndë i kanalit 6+1 Vlora  me emrin dhe imazhin e një gazetareje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është tronditur nga publikimi i një raporti faqen e kanalit 6+1 Vlora me titull: " ..." Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës", i publikuar në datën 24 Tetor 2023, nga media vendore në onlinin e  kësaj medieje.

Ky raport, përmes gjuhës dhe fjalorit që përmban, cënon rëndë kodet e etikës së gazetarisë, linçon publikisht një punonjëse të medias, përdhos komunikimin publik dhe detyrimin ndaj tij dhe shënon një precedent të rrallë në sulmin e një medieje ndaj një  gazetareje vendore.

Rasti në fjalë ka tronditur gjithë opinionin profesional dhe ka hapur diskutime të shumta mes entitetit tonë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një akt të rëndë.

Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë që editori i kësaj medieje, administratori i tij, në mënyrë urgjente të tërheqë nga publikimi dhe faqet zyrtare të medias, këtë raport.

Në përputhje me kodet e etikës dhe rregullat e gazetarisë, të reflektojë menjëherë, pasi ky material në tekstin e vet përmban edhe vlerë antiligjore. Kërkesa jonë bazohet në respekt dhe mishërim të parimeve dhe normave të një  gazetarie, si mision publik, në shërbim të publikut dhe jo si një "mjet privat që mund të presë dhe lëndojë qytetarë, e aq më tepër, persona të medias.

Ky rast meriton ndërhyrjen e menjëhershme të   organizatave që merren me mbrojtjen e etikës, parimeve dhe normave të komunikimit publik dhe aq më tepër të raportimit me standart.

Në mënyrën më urgjente i kërkojmë kësaj medieje të reagojë dhe të kërkojë ndjesë publike për rastin që shkaktoi.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Skandaloze: Televizioni sulmon ashpër gazetaren vlonjate, shkak ngjarja e

7 Komente

  1. D
    Detari

    shtet i degjeneruar islamik islam dhe droge

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Tek ju Graqiret edhe dhente e dhite e pine drogen. Shko kruaj bythen, ate bej.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Z. moderator ju lutem , publikojeni komentin tim

        O "Detari" , shko ne Athine se atje eshte shtet " modern " qe drejtohet nga kisha famekeqe greke dhe prifterinjte prostituta meshkuj te cilet nuk iku japin as varr shqiptareve qe vdesin atje ! E harrove videon qe publikoi "Fiksi" per priftin grek ne nje hotel ne Korce qe e jepte bythen per 100 euro , por vetem pasi te ishte siguruar per permasat e penisit qe do t`i cante prapanicen ? Cfar mut burrash jini ju palacot e kolonel Janullaqit ? ! ! ! !

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vlora.Vlora

        Nqs ne vlore thua te verteten policia dhe krimi jane nje ,e masakruan vajzen cila do qofte ajo ,dhe policia me paturpesine me te madhe thote ,eshte terhequr nga padia,pakistanezet perdhunojne ne grup,polici e degjeneruar ,shtet i kapitulluar

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokrat

          Eshte e vertete, Une pnoj ne Media dhe na eshte bere presion direkt nga familjaret per tu fshire emrat cunave dhe per ti lene me iniciale.Perndryshe na kane kercenuar nga familjaret.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eva

            Ashtu duhet, me iniciale, eshte ABC-ja e gazetarise, se deri ne fund te vendimit ata mund te jene te pafajshem. Edhe ju gazetaret rriteni pak nivelin e perpunimit te informacionit, dukeni si nje qelizora. Hetojeni ngjarjen dhe beni zhurmen e duhur qe mos te kaloje si dicka normale. Nje vajze eshte abuzuar dhe hedhur rrugeve si nje cope lecke, si dicka pa vlere njerezore dhe ata duhet te paguajne per kete akt!

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lipton Ice Tea

            Boboket nuk zhgenjejne.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje